Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GROPAT E ISËS!
Publikuar më 22 prill, 2014 në orën 00:19 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prishtina, ish kryeqyteti i Krahinës Socialste Autonome të Kosovës (KSAK), tash, kinse, kryeqytet i “Republikës së Kosovës”, i zgjedhur nga pushtuesi serbo-jugosllav, po përballet me gropat politike, ekonomike, financiare, “patriotike” dhe të tjera gropa të Isa Mustafës, alias Putinit të Prishtinës&Co së tij Ismet Beqiriste, alias medvedeviste&Co, në çdo fushë të jetës shoqërore të popullit shqiptar në trojet e tij etnike, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, që edhe sot po (për)betohen e (për)betonohen në kryet e prijësit të tyre “shqiprtëror e patriotik”, Dr, Ibrahim Rugov(n)a, që, qëllim të vetëm kanë për ta plaçkitur e rimashtruar qytetarin shqiptar deri në këso përmasash të çmendisë njerëzore, duke bërë vazhdimisht me gisht nga ana tjetër e krahut të tyre kundërshtar.

Gropat e Isës në Prishtinën e tij autonomiste, janë të ndryshme, të fushave të ndryshme shoqërore, të përmasave e dimensioneve të shumta e të ndryshme, duke u nisur nga gropat politike që ua bëjnë të tjerëve me gropa ekonomike, financiare, urbanistike, sportive, ushtarake, kulturore, muzikore, akademike etj., janë për keqardhje të madhe, sepse, ato gropa po i përjetojnë dhe vuajnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi qytetarët shqiptarë të “Republikës së Kosovës”…

Gropat e Isës na janë të njohura kohë të gjatë, që nga koha e tij shqiptaro-titiste e deri te gropat e pariparueshme “demokratike” të trepërqindëshit(3%) që “vileshin” pa karar e pa hesap në kurriz të qytetarëve shqiptarë të Kosovës së pushtuar shqiptare dhe në mërgatën e qyqeve “shqiptare” të rremit… Madje, gropat e mëdha filluan të hetohen edhe në kohën kur e kishin gjallë prijësin histo(e)rik dhe kryeideologun antishqiptar të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugov(n)ën, po, për fat të keq, në vend që t’i arrestonin dhe burgosnin Isa Mustafën e Ibrahim Rugovën, e bënë “kurban” djalin e këtij të dytit, Ukën, pa të keqen e Bujar Bukoshit (lexo: Bukuroshit), që, gjithsesi, duhet të jetë prapa grilave … Sepse, pa arrestimin dhe burgosjen e atyre peshqve të mëdhenj që abuzuan me paranë publike dhe me pozitat “shtetërore”, thjesht, për interesa personale e kulimoklanore…

Parë në dimensionin dhe shtrirjen e gjerë horizontale dhe vertikale të gropave të këtyre grupimeve të krimit të organizuar LDK-ist&Co, sërish, gropat e Isës&Ismetit janë më të mëdhatë, në shumëdimensionalitetin e tyre “patriotik” dhe “kombëtar”… Gropat e mëdha të Isës nisin me “politikën zhvillimore dhe urbanistikën” e Prishtinës, me çka janë bërë dëme të pariparueshme në kurriz të qytetarëve dhe tagrapaguesve shqiptarë… Madje, gropat që i la të hapura Dr. Ibrahim Rugova, po vazhdon t’i thellojë e zgjerojë me këmbëngulje dhe kryefortësi Putini i Prishtinës. Një ndër gropat që nisi Dr. Ibrahim Rugova është edhe i ashtuquajturi “Komision për hetimin e krimeve të luftës së UÇK-së”. në krye të të cilit “Komision” e vuri Eqrem Kryeziun, i cili “komision” po ia ndërsen tash UÇK-së edhe Tribunalin për hetimin e atyre “krimeve” edhe në Prishtinë(Sic!)… Kësaj, shqip, i thonë: humnerë pa derë!...

Gropat e Isës, sot, janë të ndryshme, të natyrave të shumta, dhe, të gjitha, po shndërrohen në humnera të pakalueshme dhe të pariparueshme për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë e shqiptarëve. Gropat e Isës janë bërë e po bëhen për qëllime të shumta fitimprurëse partiake, personale e kulimoklanore isamustafiste&ismetbeqiriste, LDK-iste&Co. Por, Isa, gropat i ka gjetur të hapura, të gatshme, vetëm se i ka thelluar edhe më, me direktiva “patriotike” e “kombëtare” të partisë më të madhe të Beogradit në Prishtinë, LDK-së. Gropat i ka gjetur, i bëri gropa edhe më të thella, krejt humnera dhe gropa e humnera “politike e patriotike” i la!...

Ndër gropat e Isës që kanë shëmtuar Prishtinën, janë ndërtimet e egra urbanistike që kanë shëmtuar edhe natyrën, edhe pamjen e katundit më të madh në Kosovën e trepushtuar shqiptare! Isa, për të përfituar sa më shumë, nuk zgjodhi mënyra as mjete politike. Ka përfituar prej tokave, prej ndërtimeve pa leje e me “leje” të Isës&Co. Madje, një tender që e pat përsëritur disa herë është mbjellja e disa pemëve /drurëve/ nëpër pjesë e lagje të ndryshme të qytetit. Vetëm lagjja ku jeton aktualisht kryeministri i “Republikës së Kosovës” ka mbetur, qëllimshëm, jashtë planit “politik” e “zhvillimor” të Isës. Është drojtje e madhe se njeriu mund ta thyejë qafën nëpër shkallët e disa rrugëkalimeve meslagjore, sidomos, në lagjen e përmendur. Madje, në atë lagje, Isa nuk ka paraparë as mbjellje të drunjve a pemëve dekoruese!...

E, në krejt atë plan përfitimi, në Kodër të Diellit janë hapur gropa fare pa plan dhe tash e gjashtë-shtatë muaj kanë mbetur vetëm gropa të hapura qëllimshëm, në të cilat mund të bie e mbytet ndonjë fëmijë lagjeje a kalimtar rasti, sepse, ato, natën, edhe nuk dallohen fare, dhe, për pasojë, njeriu kalimtar mund ta thyejë këmbën, dorën a të dëmtojë pjesë tjera kyçe të trupit, për pasojë të gropave të Isës dhe papërgjegjësisë së tij, dhe ai ka “fytyrë” ende ta kërkojë votën e qytetarit shqiptar, monstrumi me nofkën e shekullit, Putini i Prishtinës&Co, me Medvedevin e tij!...

Tash, është me rëndësi të dihet se çka do të bëjë e si do të veprojë kryetari i ri i Prishtinës me gropat e Isës. A do të mbjellë diçka në to, apo, do t’i lërë të hapura, për t’u treguar qytetarëve të Prishtinës se çfarë ka bërë kryetari i mëparshëm për qytetin dhe qytetarin e tij të dashur(Sic!), që e do vetëm për përfitime materiale, tenderfituese, personale dhe partiake!...

Kjo është logjika dhe pasqyra e gropave të Isës, që shihen publikisht nëpër lagje të Prishtinës, veçanërisht, bien në sy në lagjen Kodra e Diellit, përballë Qendrës së Mjekësisë Familjare, rrugës që shkon pranë Qendrës së re Tregtare, rruga e parë djathtas pasi kalohen semaforët e Qendrës së Studentëve që çojnë te Furra “Qerimi”… Për gjendjen e mjerueshme në lagje të tjera, të mos flasim fare!...

E, sikur ta dinin qytetarët shqiptarë, se, sa gropat i ka bërë e po i bën Isa në kurriz të tyre, sa gropat e humnerat po ia lë në kurriz këtij populli Isa me partinë e tij “patriotike” e “shqiptare”, LDK-në&Co, asnjë votë qytetari shqiptar nuk do t’i shkonte Isës dhe partisë së tij!… Vetëm dilni dhe shihni gropat e Isës nëpër Prishtinë dhe paramendoni ato gropa nëpër qytetet tjera të Kosovës… Po, ç‘gropa do t’i linte ai popullit shqiptar dhe Kosovës së trepushtuar shqiptare, po të votohej për kryeministër?! Mos e thashtë as mos e dhashtë Zoti të bëhet Kryeministër pasardhësi i atij që ka sharë e fyer publikisht luftën e lavdishme të UÇK-së dhe ai (Isa) përbetohet në emër të sharësit të luftës sonë shqiptare!...

Popull, hapi sytë, nëse do SHQIPËRI dhe nëse don të hashë bukë të grytë shqiptare!...

Gropat e Isës, i ke gjithmonë pas shpine, në çdo fushë e në çdo kthinë-pritë, prandaj, hap sytë o popull, mos voto vetëvrasjen tënde dhe copëtimin e menaxhuar ibrahimrugovisto-isamustafist beogradosaurist të Shqipërisë!... Voto par(t)inë e dalë nga lufta, që u betua t’ia bashkojë tokat e pushtuara shqiptare, Shqipërisë, dhe ta bëjë Shqipërinë - SHQIPËRI!... E, Isa&Co e theftë qafën në gropat e veta që ua bën të tjerëve në Shqipërinë tonë shqiptare - në Shqipërinë tone – SHQIPËRI!...

Burojë, më 21 prill 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 782 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi