Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
89 deputetë votuan për themelimin e Tribunalit kundër UÇK-së, kundër 22 dhe 2 abstenuan
Publikuar më 23 prill, 2014 në orën 18:09 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas debatit të sotëm në Kuvend me 89 vota për, kundër 22 dhe 2 abstenime deputetët votuan për themelimin e Tribunalit kundër UÇK-së. Kundër votuan deputetët e Vetëvendosjes, deputetët e Lëvizjes për Bashkim dhe disa deputetë të AAK-së dhe të PDK-së. Për tribunalin votuan unanimisht deputetët e LDK-së, të AAK-së, AKR-së dhe shumica e deputetëve të PDK-së, Po ashtu kundër kanë votuar edhe deputetët serbë dhe ata që përfaqësojnë minoritetet. Nga numri i deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, nëse përjashtohen deputetët serbe, konstatohet se dy të tretat e deputetëve shqiptarë kanë votuar për themelimin e Tribunalit kundër UÇK-së, kurse një e treta e tyre kanë votuar kundër. Është shumë me rëndësi që një e treta e deputetëve shqiptarë ruajti dinjitetin e luftës sonë çlirimtare dhe nuk u bë pjesë e dëmtimit, satanizmit dhe demonizmit të vlerave të kësaj lufte.

Përveç deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët unanimisht kanë votuar kundër Tribunalit, nga radhët e PDK-së votuan kundër edhe deputetët: Fadil Demaku, Haxhi Shala, Lumnije Morina, Ganimete Musliu, Nait Hasani, si dhe Hydajet Hyseni.
Kundër Tribunalit kanë votuar edhe tre deputetë të AAK-së, Daut Haradinaj, Ahmet Isufi dhe Time Kadrijaj. Po ashtu kanë votuar kunër edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim. Afrim Kuleta dhe Aurora Bakalli. Kanë abstenuar, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputeti, Fatmir Limaj.

në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Rendit të Ditës, fjalën e mori kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili paraqiti arsyetimin pse duhet t i vazhdohet afati misionit policor EULEX dhe pse duhet të themelohet Gjykata kundër UÇK-së. Thaçi mendon se Kosovës po i bëhet e padrejtë lidhur me Tribunalin, por sipas tij duhet që para së gjithash t’i respektojmë miqtë ndërkombëtarë. Vendimi po merret në inters të vendit dhe miqësisë me Ameikën dhe Be-në. Thaçi mendon se me këtë trubunal nuk njolloset UÇK-ja por pastrohet dhe lahet nga dyshimet.

Në emër të PDK-së Adem Graboci paraqiti qëndrimin e PDK-së pro Tribunalit. Ai i beson fuqishëm se Tribunali kundër UÇK-së do ta pastrojë luftën, meqë sipas tij parterët ndërkombëtarë na kanë mbështetur edhe gjatë luftës. Grabovci mendon se Tribunbali kundër UÇK-së do të jetë i paanshëm. PDK-ja unanimisht përkrah raportin për themelimin e Tribunalit. Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri përkrah fuqishëm themelimin e Gjykatës kundër UÇK-së dhe vazhdimin e misionit policor të EULEX-it. Beqiri mendon se lufta kundër okupimit ishte e drejtë por edhe formimi i Tribunalit është i arsyeshëm dhe kërkon që Kuvendi ta përkrah themelimin e Tribunalit sepse po e kërkojnë miqtë që na kanë ndihmuar të çlirohemi nga Serbia.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka deklaruar se krimet e Serbisë si gjatë luftës edhe më pas përbëjnë krimet e gjenocidit dhe spastrimit etnik të Kosovës. Ai foli për dhunën sistematike të regjimit të Serbisë kundër shqiptarëve por edhe kundër Kroacisë, Sllovenisë dhe myslimanëve të Bosnjes. Konjufca mendon se Serbia është shpërblyr dhe nuk është dënuar për krimet sistematike në Hagë, meqë nuk u ndëshkuan strukturat shtetërore të Serbisë. 20 mijë kriminelë të Serbisë shëtisin lirshëm thotë Konjufca duke fajësuar Qeverisë e Kosovës për bashkëpunim me Serbinë dhe për nënshtrim ndaj faktorit ndërkombëtar. Fajtor për Tribubali, Konjufca bën vetëm Qeverisnë e Kosovës.

Konjufca ka kërkuar nga deputetët që t i thonë jo Tribubalit, meqë të gjitha akuzat e supozuara mund të gjykohen në Kosovës. Vetëvendosja propozon një rezolutë alternative kundër krimeve që ka kryer Serbia kundër shqiptarëve.

Ardian Gjini nga AAK-ja ka deklaruar se Tribunali kundër UÇK-së, është më se i nevojshëm dhe duhet të votojmë për Tribubalin, me qëllim që miqtë tanë të na falënderojnë. Ne nuk mund të mos votojmë, sepse nuk jemi krejt pa faj. Nëse nuk votojmë do të bëhet edhe më keq dhe do të prishet edhe më tej imazhi i Kosovës. Pasi është rrënuar krejtësisht imazhi i Kosovës, ne duhet ta votojmë Tribunalin me qëllim që ta përmirësojmë imazhin. Gjini ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, drejtpërdrejt Hashim Thaçin, i cili sipas tij i ka ruajtur shokët e tij nga drejtësia dhe kjo i ka shtyrë ndërkombëtarët ta kërkojnë themelimin e Tribunalit. AAK-ja kërkon nga deputetët që ta vojë Tribunalin kundër UÇK-së.

Edhe Myzejene Selmani e AKR-së mendon se Tribunali duhet të votohet pa hamendje, sepse luftën tonë e ka përkrahur Amerika dhe BE-ja. Kjo deputete mendon se themelimi i Tribunalit e përmirëson imazhin e Kosovës. Deputetët serbë ashtu sikur deputetët e PDK-së, AAK-së, LDK-së dhe AKR kanë përkrahur fuqishëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës kundër UÇK-së.

Deputetët serbë kanë kërkuar që të dënohen krimet e shqiptarëve kundër serbëve duke bërë relativizmin e tyre dhe duke mos përmendur asnjë fjalë krimet e regjimit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe të gjithë jo serbëve në ish Jugosllavi.

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami ka thënë se ky vendim për Tribubali nuk ka asnjë bazë juridike dhe do të ndikojë keq edhe në historinë e Kosovës sepse është një tendencë për të bërë disa balanse në mes krimit që ka bërë Serbia në Kosovë. “Edhe kjo për ta denigruar luftën e UÇK-së do të jetë e dështuar sepse jemi shumë të bindur se lufta çlirimtare ka qenë e shenjëtë dhe se ne shqiptarët nuk kemi bërë krime”, ka thënë ai. Deputeti, Bajrami u ndal edhe te letërkëmbimi i Jahjagës dhe baroneshës Ashton. “Brenda letërkëmbimit të kryetares së Kosovës, Jahjaga dhe baroneshës Ashton ka shumë çështje anti-kushtetuse, pasiqë kërkesa është dashur t’i kthehet kuvendit, institucion ky i cili ka caktuar prezencën ndërkombëtare, ka thënë mes tjerash deputeti, Bajrami.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni nuk ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se kjo është kundër dëshirës së qytetarëve të Kosovës dhe kundër interesit shtetëror. Ai shtoi se Kosova ka institucionet e veta gjyqësore dhe të gjitha hetimet e pretenduara do të duhet të hetoheshin nga institucionet tona.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kundërshtuar themelimin e gjykatës kundër Tribunalit edhe për faktin se të gjithë deputetët madje edhe vetë kryeministri po konstaton me të drejtë se kjo gjykatë është e padrejtë dhe por e dëmton interesin e Kosovës. Përse atëherë kërkohet të jemi pjesë e këtyre prajtësive që i bëhen Kosovës.

Deputeti, Fatmir Limaj fillimisht shtroi pyetjet pse Kosova po trajtohet e veçantë nga vendet e rajonit lidhur me Tribunalin. Kjo është e paqartë. Edhe një argumet i dëshmitarëve dhe ka shumë mekanizmat për ta zgjidhur këtë shqetësim. Kurrë nuk do të votoj pro një gjykate kundër luftës së UÇK-së. Krimi nuk mund të gjykohet në mënyrë selektive. Gjykata e Hagës ka trajtuar krimet në ish Jugosllavi dhe kjo çështje është mbyllur... Unë për veti kurrë nuk mund të votojë për një Gjykate që ndjek krimin në mënyrë selektive, ka thënë mes tjerash, deputeti, Fatmir Limaj.

Në fjalën e tij para deputetëve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se në vend se të kemi debat para marrëveshjeve, kemi debat pas vendimit për themelimin e Tribunalit nga Presidenca dhe Qeveria. Marrëveshjet janë bërë dhe po bëhen në prapaskenë ndërsa nga Kuvendi po kërkohet vetëm miratimi. EULEX-i nuk jep llogari në Kuvendin e Kosovës. Nëse EULEX-i përjashton Kuvendin, atëherë përse kërkon aprovim nga Kuvendi. EULEX-it po i vazhdohet mandati, në vend se të largohet. EULEX-i nuk po jep llogari për mospunën. Gjatë 9 vjet të angazhimit të UNMIK-ut dhe gjashtë vjet EULEX-i, janë shpenzuar miliarda dhe prapë nuk është kryer asgjë, prapë po kërkohet një gjykatë speciale, por vetëm për shqiptarët, për UÇK-në.

Kosova po shkon një hapë prapa me themelimin e Tribunalit. Kërcënimi, se OKB-ja do ta themelojë Gjykatën nëse ne nuk e pranojmë, duket se është një shantazh, meqë OKB-ja nuk mund të themelojë Gjykatë të veçantë për trafikim të organeve, meqë nuk ka kompetenca të tilla. Kurti shpreh dyshimin se ndërkombëtarët e kanë shantazhaur dhe po e shantazhojnë kryeministrin, Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar nga deputet e LDK-së dhe AAK-së, për të mos iu nënshtruar këtij kryeministri të nënshtruar.

Deputeti kontrovers gojëndyrë dhe përbuzës, Berat Buzhala, tha se është për të mirën e Kosovës themelimi i Gjykatës. Ai edhe me këtë rast fyen deputetët e Vetëvendosjes dhe të gjithë ata që me fakte argumentojnë mos pranimin e themelimit të Tribunalit. Këtij deputeti të katapultuar në PDK nga kryetari Hashim Thaçi, nuk i bën përshtypje se po dënohen apo jo kriminelët serbë por kërkon që të nxirren para gjyqeve luftëtarët e UÇK-së për të dëshmuar se kanë bërë apo nuk kanë bërë krime.

Radiokosovaelire

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 501 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi