Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Agim Staka, piktori që punon në heshtje
Publikuar më 23 prill, 2014 në orën 18:38 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të shkruash diçka për piktorin Agim Staka, në radhë të parë duhet të zbulosh fjalën e tij. E dhemi këtë, sepse mendimi e fjala te ky njeri artistë dhe duarartë, është pakëz e vështirë ngaqë ai s’do shumë lëvdata. Por, ai t’i zbulon ngadalë të fshehtat e profesionit që i burojnë nga shpirti. Hyn në bisedë me të, dhe pasi e ngacmon me pyetje rreth profesionit të tij si piktor, të shpalos me modesti vlerat artistike që ka punuar ndër vite. Ai është njeri i thjeshtë, fjalëpak dhe i dashur me njerëzit.
Agim Staka, pikturë me veshje sportive Gjermane
Kur e pyet se, çfarë pune ke në dorë, ai të përgjigjet thjeshtë: ’’Epo, ja ashtu si gjithë të tjerët!...’’ Ai ka një jetë të tërë mbi telajo e penel, apo daltë mbi telajo e drurin që i jep jetë nga dora e tij si artist. Agimi ka një intuitë të veçantë edhe në punimin e hekurit. Në qytetin e Durrësit ka kryerë liceun artistic ‘’Mujo Ulqinaku’’ në degën e pikturës. Mbas mbarimit të liceut, Agim Staka ka punuar në disa ndërrmarje në profesionin e tij. Nga vitin 1972 – 1997 ushtron profesionin e piktorit, i cili ka punuar në disa ndërrmarje e instutucione të ndryshme shetërore. Nga viti 1998-2004 ushtron profesionin e piktorit në Portin Detar të durrësit.
Dhe mga mesi i vitit 2005-2007 në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve të qytetit Durrës (Skenograf). Agimi me penelin në dorë, ka pikturuar edhe portrete të vajzave e djemëve aksionistë të hekurudhës Elbasan-Përrenjas në vitin 1972. Sot piktori Agim Staka ushtron profesionin e piktori në gjendje të lirë. Shtëpinë e ka kthyerë në galeri pune. Ai punon me mjeshtëri stemat e klubeve sportive evropiane, të cilat i punon me gëdhendje (Rimeso me hekur të nxehtë), kjo diçka e rrallë që gjendet te artistët piktorë. Por edhe kolazh Aplikacion(Pikturë, grafika) të Romës e Durrësit. Për këtë piktor të ‘’Heshtur’’ kanë shkruar edhe gazeta të ndryshme si:’’Shekulli’’,’’Metropol’’,’’Telegraf’’, ‘’Bulevard’’ gazeta e qytetit të durrësit etj. Por janë dhënë edhe emisione të ndryshme televizive. Televizori Shqiptar ka realizuar një emision në vitin 1996. Emision në radio Tirana nga Adi Krasta, viti 1993. Një emission të tillë ka transmentuar edhe UFO Tv. Për këtë artistë duarartë duhet shumë për të thënë. Megjithatë, le të ‘’flasin’’ punët e tija që janë me të vërtetë një stil i veçntë arti.

Xhevahir Cirongu

Durrës, 23.04. 2014


Mozaik, punuar me gëdhendje në dru.





















Liverpool nga Agim Staka
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 445 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi