Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çështja kombëtare domosdoshmëri, apo teke e grupimeve politike
Publikuar më 23 prill, 2014 në orën 23:54 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tensionet politike po rritën ditë e më tepër. Ajo filloi me Ligjin mbi veteranët e luftës, e do të pasojë me krijimin e ushtrisë dhe gjykatën speciale për krime të luftës së UÇK -së. Këto tri tema bukur me peshë për skenën politike, për historinë dhe dinjitetin kombëtar, e cila do të reflektojë edhe në pjesët tjera kombëtare, po nxit kundërshtime pa u hamendur se ku do të dalin, por edhe një lloj mospërfillje e mendimit zbërthyes të avancuar në shkencën politike kombëtare, për të ardhmen, thua se ata janë të vetmit që kanë mandatin për të na i prerë rrobat, duke mos nxjerr përfundime, se po mundohen herë – herë edhe për të na shtrirë në shtratin e Prokustit.

Gjithë kjo lojë që po bëhet, ka edhe tone fyese, tone që tregojnë se është humbur arsyeje e të menduarit, tone që bartin mesazh mohuese te qytetarët brenda e jashtë truallit kombëtar, që nuk përkojnë me emancipim politik, tone mohuese të së vërtetës dhe gatishmëri për të pranuar të vërtetën, por këtë të vërtetë e nxjerrin, qoftë të yshtur nga të tjerët, qoftë për t’u rehabilituar para historisë, qoftë për fushatë elektorale etj.

FARK – ut dhe farkistët

Çdo luftë çlirimtare që është zhvilluar, nxjerr nga praktikat e revolucioneve, kanë pasur dy gaborre. Njëri tabor që ka rrokur armët, sepse e ka ndier peshën e robërisë dhe rreth vetës ka tubuar luftëtar të të gjitha moshave, gjinive dhe konfeksioneve fetare dhe pjesa tjetër, një numër i vogël, ishte e privilegjuar dhe i është bashkëngjitur armikut, duke i kryer shërbime, që nga informatori, i strukturuar në radhët e luftëtarëve të lirisë, në uniformë të tij, etj. Kjo kategori në fund ka marr edhe dënimin e merituar, që te ne nuk iu dha, përkundrazi, u bënë njerëzit më të besuar dhe u avancuan në hierarkinë politike e ushtarake (TMK, FSK, e me siguri edhe në FAK).
Ku e kishte humbur betejën e krijimit të ushtrisë LDK- ja?
Në fillim vitet e nëntëdhjeta në Kosovë u formuan formacione politike e ushtarake: Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe nga kjo frik, LDK –ja filloi të rendit strukturat e dikurshme të mbrojtjes territoriale, duke i vënë në krye të tyre udhëheqësit partiak, dhe nomenklaturën e oficerëve – akademik, për të krijuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe pastaj vet për ta denoncuar e burgosur, me moton “ne si strukturë politike, me gjithë këtë personel ushtarak, me akademik të fushave të ndryshme, nuk arritëm të konsolidohemi si ushtri, sepse jemi askush kundër Serbisë, por edhe ju që po përpiqeni në mënyrë ilegale edhe ndaj neve, të formoni mekanizma të tillë, ndaluni se nuk do të keni sukses dhe mos na shtini në telashe me Serbinë dhe miqtë tanë”
Praktika për të ngulfatur krijimin e frontit të rezistencës ushtarake ka pasur edhe në vende tjera, por për ne është më i freskët ajo e Bosnje e Hercegovinë, formacioni i Fikret Avdiqit, i cili nën flamurin e pushtuesit kishte krijuar një njësitë luftëtarësh për të luftuar luftëtarët e lirisë. Sa isha në krye të UNIKOMB – it, kam pasur edhe pyetje të tilla nga gazetarët, se a mund të ndodh fenomeni i Abdiqit te ne, në mënyrë të prerë iu kam përgjigjur, se ajo nuk mund të ndodh, edhe pse LDK- istët hulumtonin mundësinë e luftimit të UÇK – së, në fillim si guerile, shërbeheshin me propagandë të verdh dhe kishin futur kolonën e pestë në veprim, këtë më së miri e dëshmon procesi i Gjilanit, ku Nekibe Kelmendi paraqet mbrojtjen e LDK –istëve dhe pa turp identifikoi para trupit gjykues, kush ishin “terroristët” e kush paqësorët. Paqësorët u liruan, “terroristët” (ushtar të UÇK – së) u dënuan dhe ishin shënjestra e parë nga armiku, në burgun e Dubravës.
Pse nuk mund të paraqitej fenomeni Avdiq? Ne nuk kishim ushtri sikurse e kishte Bosnje e Hercegovina dhe disa epror të marrin me vete edhe njësite ushtarake, por ushtria e jonë lindi nga gjiri i popullit, nga ata që e shihnin si domosdoshmëri luftë e çlirimit, ata që ishin të brumosur me idenë e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar, se të gjitha mjetet ishin shterur me Serbinë, gjë që e dëshmon edhe vet qëndrimi i Serbisë në relacion me faktorin ndërkombëtar, ndërsa ndaj shqiptarëve përdorte mjetet, të cilat ishin vjetërsuar për kohën, por që ripërtëriu fillimin e shekullit nëntëmbëdhjetë. Ata që krijuan UÇK –në dhe mbështetësit e tyre, bashkudhëtarët e tyre, kishin zënë hapin e kohës, sepse strukturat “shtetërore” të Kosovës nuk kishin kohë të merreshin me përballje kundër Serbisë, aq më tepër me armë, sepse “për dy orë do të bëhet rrafsh Kosova”, moto, që nënkuptonte pranimin e robërisë dhe nënshtrimin ndaj robëruesit. Betimi i luftëtarëve të lirisë, i jepte forcë kombit. Në këto rrethana, as që kishin mundësi ldëkëistët, as që guxonin të nxjerrin forca ushtarake shqiptare nën flamurin kombëtar tonin dhe nën emblemën e ushtrisë pushtuese, apo edhe nën emblemën tjetër, siç pretendohej të zyrtarizohej tek luftëtarët, emblema e FARK - ut.
Gjithë kjo përpjekje e lojë kundër interesit kombëtar, bëri që ata të mos ishin në hap me kohën, bëri që ata në fund (prill 1999) të “kuptonin”, se radhitja nën emblemën e UÇK –së mund t’i hapte dyert për bërje të jetës politike pas lufte dhe kjo është nxitur nga miqtë që u sugjeronin dikur të luftonin UÇK –në, e tash për të mos humbur vasalët, që edhe më tepër të përfitonte miku i tyre Serbia në rrethanat tjera pas lufte.
Këtë moral e përdorën në Kuvendin Kosovës, madje edhe duke fyer personalitete kombëtare të dëshmuara, që i bëjnë nder kombit për rënien në altarin e lirisë, por edhe të atyre të gjallëve që në luftë nuk kursyen asgjë dhe u munduan ta përdorin makiavelizmin e titizmin për të zënë substancën e Ligjit (megjithëse ka vend për kritik edhe të tij, këtë e kam bërë disa herë), pjesën më meritore të luftës së drejtë çlirimtare, siç është nxjerrja e legjitimitetit të: Qeverisë Bukoshi, Ministrisë së Mbrojtjes nën udhëheqjen e Ahmet Krasniqit e Halil Bicajt, Komandantin e shtabit suprem Tahir Zemajt dhe në fund Rugovën si komandant suprem të FARK -ut., e cila UÇK - në do ta lente nën varësinë e saj.

Si gjithnjë, të vonuar e poshtëruar

Zyrtarizimi i ushtrisë është lojë tekesh partiake, individuale, të analitikëve “oborrtar e “të pavarur” apo domosdoshmëri e kohës. Dje ndoshta ka mundur të bëhet një lojë e tillë rreth emrit, rreth primatit se kush do ta themelojë, mirëpo, sot koha nuk pret. Pse nuk pret koha? A do të vonohemi edhe një herë, siç jemi vonuar shumë herë në histori, për teke të akëcilit, teke të klaneve apo edhe të “miqve” dhe të lëmë hapësirë për të qenë edhe më tutje në aeropag, për shuarjen e krizave? Jo, besojë se sot nuk duhet lejuar një llukës të tillë, sa do që të jetë i lartë çmimi i bërjes së ushtrisë.
Vet kriza ushtarake e politike në mes Ukrainës e Rusisë duhet të na zgjojë nga gjumi dhe një këmbë e më përpara të krijojmë ushtrinë, që të kemi legjitimitet të dy anshëm. Së pari, për çdo rast të jemi përballë situatës si krizë e mundshme me Serbinë, dhe së dyti, fitojmë legjitimitet ndërkombëtar, kuptohet për ata të cilët na kanë mbështet në shumë procese të derisotme, për armatim më të sotisfikuar. Si duket këto dy segmente parlamentarët tanë dhe liderët politik nuk i kanë llogaritur dhe i meshojnë avazit të vjetër, jo në kohën tënde, jo nga ti, por në kohën time dhe nga unë. Përsëri LDK- istët të harbuar me mos “vënien” e UÇK –së nën “kontrolle” të FARK – ut me Ligj, mundohen që në anën tjetër të ripërtërijnë emrin e vet, të ushtrisë fantomë, sepse mbeti vetëm në rellatat e tyre ndërmjet struktura udhëheqëse dhe faturat e pagesave të ushtarëve e ushtarakëve, të shndërruar në vasal pa dëshirën e shumicës së luftëtarëve të lirisë. Filozofia politike e tyre, që nga fillimi, për të rrahur gjoks për “bëmat” në planin kombëtar, për të rrahur gjoks për themelimin e ushtrisë, por kur nuk rrahin gjoks se kanë qenë e janë jatak i udbashëve, kosistëve dhe strukturues të kolonës së pestë, në lansimin e ideve, rrugëve, përmes propagandës së verdhë. Pra këta, si gjithnjë janë vonuar në histori, por edhe janë të poshtëruar nga historia për lojërat që i bënë në të mirë të armiqve tanë, por edhe ky është një grip që tejkalohet dhe duhet tejkaluar.
Këta dhe bashkëmendimtarët e tyre, duhet të mendojnë, se ka mjaftë pengesa që do të paraqiten në votim, sepse kanë pranuar që serbët dhe pakicat të kenë forcë për të vendosur sa gjithë kuvendarët shqiptar për gjërat jetike, e ndër to është edhe zyrtarizimi i ushtrisë, ku është e kushtëzuar me dy të tretën e votave të minoritarëve, si dhuratë e pranuar nga Ahtisari, pa e lexuar se çka fshihet në brendinë e saj dhe a mundemi të tejkalojmë këtë pengesë bukur të madhe, pa qenë të gjithë të një mendimi.

Data e hapjes së hetimeve të atyre që kanë kundërshtuar politikën e LDK –së

Sot, kur po e shkruaj këtë artikull, kuvendarët diskutojnë se si më së miri të kryejnë punën, e të lidhin vetën për drurin e turpit për gjithë historinë. Kjo është hera e tretë e jetës së Kuvendit të Kosovës, që merr qëndrime kundër interesit kombëtar dhe në vend se të nxjerrin mësim nga e kaluara, ata përsëritin gabimet, për të lehtësuar punën e vet, e për të varrosur ndjenjën kombëtare.
Ku i ka rrënjët krijimi i një gjykate të tillë, e cila do të uli në bankën e të akuzuarve strukturat udhëheqëse politike e ushtarake të UÇK –së?

Për lexuesin nuk e kam ndërmend ta komentojë këtë dokument

Nisemi nga ky dokument bukur me peshë, për të parë se ku ishte e drejtuar politika e LDK – së dhe e Qeverisë Bukoshi dhe pastaj të mendojmë, se ishte Karlla De Ponte dhe Dik Marti nismëtar për themelimin e një gjykata për krime të luftës vetëm për UÇK – në, apo ata të cilët i mbanin iso në propagandë, madje edhe e forconin propagandën e Beogradit?! Akte të tilla njeh historia, por si guxojnë të pranohen nga bashkëkohësit veprime të tilla dhe të heshtët e gjithë kjo, e, të mos ua përplasin në fytyrë gjithë dokumentacionin e kohës.
Pse duhet ulur në bankën e të akuzuarve strukturat politike e ushtarake të UÇK –së?
Që kur erdhën ndërkombëtarët nën ombrellën e UNMIK – ut, tendenca e parë ka qenë që të hiqet nocioni luftë dhe të zëvendësohet me konflikt. Kam qenë në taborin mbi të cilin është bërë presion për pranimin e heqjes së nocionit luftë dhe për ta zëvendësuar me konflikt, por nuk kanë pasur sukses të ndikojnë, por më vonë fitohet kjo betejë nga ndërkombëtarët dhe isombajtësit e tyre shqiptar dhe në disa dokumente me peshë ka zënë vend nocioni konflikt.
Pse konflikt e jo luftë?
Konfliktet ndodhin përbrenda një shteti, qoftë për shkaqe fetare (tendencë për ta vlerësuar të tillë luftën tonë), për shkaqe sociale, për shkaqe etnie. Lufta nënkupton përpjekjet e njërës palë për çlirim, e tjetra për ta mbajtur të pushtuar një vend të caktuar. Ndërkombëtarët nuk kanë dëshirë për të pranuar se një komb i përçmuar, i shkapërderdhur në shumë shtete, një komb që përpëlitej në grahmat e fundit për mbijetesë dhe të pranojnë gabimet e të parëve të tyre, që përmbushnin vullnetet dhe apetitet e sllavëve dhe pansllavistëve. Evropa dhe gjithë shtetet me ndikim në jetën globale, nuk përpiqen për të përmirësuar gabimet, por edhe na kërcënohen, se po qe se nuk e bëjmë këtë veprim, ne do të marrim veprime tjera. Pse të na kërcënohen, se me mohimin e pranimit të gjykatës speciale, ajo do të formohet nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ku është forca e vetos së tre shteteve, anëtare të përhershme të KS të OKB, për të penguar një gjë të tillë, derisa Rusia përdor veton për të gjitha veprimet që ndërmerren kundër Serbisë. Mos vallë shtetet e fuqishme kanë bërë lojë me ne dhe kërcënohen në heshtje, me tërheqjen e njohjeve, nëse lidershipi dhe institucionalistët nuk i mbështesin kërkesat e tyre.
Me uljen e udhëheqjes politike e ushtarake të UÇK – së në bankën e të akuzuarve, mos vallë do të ngritët padi edhe kundër strukturave politike e ushtarake të NATO – së, e cila ndëshkoi Serbin për veprimet e saja kundër shqiptarëve?! Mos do të jenë të akuzuar edhe Sollana e Kllarku?! Se Serbia ka kohë që trumbeton për të akuzuar të gjithë ata që dhanë urdhër për bombardime, madje idenë e tare e mbështet edhe Rusia?!
Nynbergu vuri në bankën e të akuzuarve filozofinë politike naziste, e sot (ende nuk dihet ku do të jetë selia e kësaj gjykate) do të uli në bankën e të akuzuarve filozofinë politike të një kombi: për liri, për të drejtat kombëtare e qytetare, për të drejtën e punësimit, të drejtat jetës e rritës së fëmijëve në paqe, të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare të një kombi, të drejtën e punësimit të një kombi, e mbi të gjithë të drejtën për të jetuar, ndërsa do të rehabilitojë dhunën, gjenocidin, vrasjet, djegiet dhe gjithçka që e bënë njeriun të jetë kafshë!!!
Sot zyrtarizohet politika bashkëkohore evropiane, e cila për dy shekuj e gjysmë nuk ndryshoi për shqiptarët. Lavdi u qoftë, por kam bindje se për veprimet e sotme do të këndellën fëmijët tuaj dhe do të përmirësojnë gabimet që i bëni sot dhe do të na kërkojnë falje.
Por kush do të kërkojë falje për gabimet e kuvendarëve në Kuvendin e Kosovës, pasi ky kapitur po mbyllet (sipas paralajmërimeve mediale të liderëve) në dëm të çështjes kombëtare.

Prishtinë, 23. 04. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 535 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi