Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët e Kosovës në shekullin XXI
Publikuar më 25 prill, 2014 në orën 00:24 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Luftërat çlirimtare të pareshtura të kombit shqiptar, për plot një shekull e gjysmë, me sllavët, për lirinë dhe barazinë me popujt e botës, një komb që u ballafaqua me dhjeta e qindra masakra e shfarosje, përbuzje, dëbime masive nga tokat e veta, me një gjenocid që ishte parë të themi edhe më i rëndë sesa që Hitleri ushtroi mbi hebrenjtë, bëri që kombi shqiptar edhe pse i molisur, deri edhe në alivanosje, gjithmonë lindi heronj të shumtë dhe figura madhore kombëtare. Edhe Evropa tinëzare bëri pazare me tokat shqiptare, e cila lëmoi dhe shpërbleu popujt sllavë në kurriz të popullit tonë, i cili kurrë nuk i ra në gjunjë krajlit as mbretit.

Mirëpo, gjithmonë patëm probleme me përçarje kombëtare, që ishte më e lehtë të na sundojnë armiqtë tanë shekullorë edhe përmes shqipfolësve brenda nesh. Kombi ynë pati përçarje dhe vëllavrasje në brendësinë e vet në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore, por pati edhe në luftën e UÇK-së, në luftën e shenjtë kombëtare shqiptare. Si mund ta quajmë një grup njerëzish apo ndonjë individ që etiketon, shpifë, përçan dhe mundohet që figurat e kombit t’i fusë në lojërat e turpit dhe me lloj-lloj etiketimesh ofenduese, duke iu veshur ato për interesin e vet individual, m e qëllim për ta njollosur imazhin e figurave kombëtare, ngase atyre iu pengojnë figurat tona kombëtare. Kush mund të jenë këta njerëz, pra? Këta mund të jenë pjella e dreqit të cilët rusët, serbët, grekët dhe disa tjerë në Evropë, që nuk dëshirojnë me asnjë çmim që kombi shqiptar të ketë hero dhe figura madhore kombëtare, nuk dëshirojnë që kombi ynë të njihet që ka kaluar luftëra të pareshtura me shekuj, apo që populli shqiptar mos të ketë në botën civilizuese historinë e vet kombëtare. Ata me çdo kusht dëshirojnë që heroizmin e popullit tonë ta kriminalizojnë me çdo çmim për interesin e sllavizmit dhe të armiqve të brendshëm, që i bëjnë bashkëpunëtorë me pak para dhe i fusin në rrugën e turpit, sikundër që ka ndodhur shumë herë tjera. Kush janë pra këta që po i pengon Ushtria e Kosovës, lufta e shenjtë çlirimtare? Si mund t’i quajmë këta individë? Kush e solli gjysmë lirie në Kosovë, ngase jashtë këtij çlirimi mbetën më shumë se gjysma e territoreve shqiptare. Kush pra e solli këtë gjysmë pavarësie dhe kush pra po e përçan këtë popull përmes propagandave të ndryshme. Kush janë këta që i dërguan në Hagë heronjtë tanë të gjallë, e të vdekurit nuk i njohin fare, që vazhdojnë me sulmet e tyre perfide ndaj tyre.
Po ekonominë e Kosovës kush e shkatërroi? Luftëtarët apo pacifistët, nënshtruesit dhe nënshkruesit e turpit kombëtar, shatravellët që nuk kanë aspak turp, kukuvajkat e Kosovës që edhe njëqind vjet nuk kanë për të pas guxim me përmend shtetin e Kosovës. Sikur të mos ishin lufta dhe luftëtarët e popullit shqiptar, përkundër se kemi qenë të pabarabartë me armatim dhe municion me armikun tonë, si do të na kishin çmuar kombet e botës? A thua vallë a do të ishim ra në një nivel të shtazëve, po të mos rezistonim me ato kushte që kishim. Kush e pengoi përgatitjen e luftës me rezistencën kombëtare. Ju jeni ata që i rrasët paratë e popullit, i cili nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare. Ju jeni ata që keni blerë edhe vila në Gjermani dhe sot i keni lëshuar me qira, ju ore shatravellat e turpit kombëtar. Ndërsa, sot, mburreni me të kaluarën e juaj, edhe pse kurrë askujt nuk i dhatë llogari për të bërat e juaja të turpit ndaj kombit.
Ju i keni shpërblyer UDB-asht, duke i falënderuar ata, të cilët edhe sot po e dëmtojnë kombin tonë brenda dhe jashtë Kosovës. Ju, ore qyqet e natës, që populli e din se kush jeni ju dhe çfarë miqësie mbani me dhëndurët e juaj në Beograd, jeni ata që po mundoheni ta njollosni me epitetet ofenduese heroin e gjallë kombëtar, Bacën Adem Demaçin, i cili qëndroi burrërisht dhe stoikisht nëpër kazamatet e shkaut. Edhe këtë turp po e përdorni ju kukuvajka. A nuk po e shihni veten tuaj, ju spiunët dhe inatgjitë e Kosovës.
Ju tash po lakmoni që t’u njihet edhe statusi i çlirimtarit, ju që 15 vjet pas luftës çlirimtare, për arsye se ishit edhe frikacakë që nuk patët guximin të luftoni, tani dezinformoni dhe rreni kur e quani hero tuajin një figurë që dorëzoi mbi 400 copë armatimi, duke tradhtuar një zonë, dhe duke ia mbathur dhe ikur me 400 vetë. Dihet që ato armë bijtë e nënave shqiptare i bartën me krahë prej reparteve ushtarake të pjesës tjetër shqiptare për luftën çlirimtare në Kosovë, duke dhënë jetët e tyre mijëra burra në kufirin shqiptaro-shqiptar, madje edhe duke i humbur edhe kufomat gjatë rënies në mina dhe nëpër zona të minuara nga çetnikët. Po ju more shatravella, a ka botë për atdheun e juaj, për familjet e juaja që ju shkoi jeta vetëm si kukuvajka?
Kush e vodhi shtetin për pushtetin, ju apo luftëtarët që e sakrifikoi jetën e tij, familjen e tij? Ju jeni ata që edhe pas 15 vjetësh mburreni me të bëmat apo turpin e kreut tuaj politik, i cili komunën e Prishtinës e shkatërroi sa as shkau nuk e ka degraduar më shumë. Ju shatravella mos u fshihni pas një figure të një individi që ka bërë sa ka mundur për UDB-asht e sekretarët e gazetarët e juaj, që 70 për qind janë me rroga që i marrin nga armiqtë e kombit shqiptar me qëllim të propagandës, spiunimit, shpifjeve kundër luftës së shenjtë, kundër luftëtarëve të devotshëm dhe për të kriminalizuar vlerat, trimërinë e këtij populli, me qëllim për ta humbur apo zbehur historinë shqiptare.
Po ju thërrasim mos trilloni, po ju themi STOP më sa s’u bë vonë, se Shqipëria hala ka burra; lejoni ata që kanë guxim dhe energji të punojnë për vendin, se një ditë jo edhe shumë të largët kanë për t’u dalë krejt turpet, hajnitë, shpifjet, spiunllëqet e juaja dhe do të përgjigjeni para gjyqit të popullit dhe keni për të marrë në qafë familjet e juaja; ju që po kërkoni një tribunal të armiqve, sepse deri më tani s’mund të arrini qëllimet e juaja, edhe pse me spiunllëqet e juaja luftëtarët tanë u përballën edhe me Gjyqin e Hagës, prapë nuk po e ndalni luftën kundër nesh, luftën e turpit vetëm për të frikësuar çlirimtarin. Jo, ju themi juve, nuk mundeni t’i frikësoni luftëtarët tanë. Ju mund t’i dëmtoni deri në një masë, sikurse që i ka dëmtuar edhe vet Serbia, por kurrë nuk iu kanë frikësuar dhe kurrë nuk janë ndalur së vepruari për çështjen madhore kombëtare; nuk i frikësoi as topi e as pushka, as aeroplanët e armikut. Prandaj, ju bëjmë me dije që ta merrni me veten tuaj, me turpin tuaj, dhe mos dëmtoni kombin më shumë, se do ta lani me haraç të familjeve tuaja. Mos e sulmoni mandelen e Kosovës se do t’u kushtojë shtrenjtë, ngase ai nuk është vetëm sikur dikush mendon. Le të flet Baca si të dojë, se i ka hije, por edhe le të gabon, se është babagjyshi i kombit shqiptar.

Sokol Mara

Kolonel i Ushtrisë shqiptare

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 551 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi