Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NISMA PER KOSOVEN, PERCAKTUESJA E QEVERISE SE ARDHSHME!
Publikuar më 06 qershor, 2014 në orën 18:52 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ky parashikim imi nuk bazohet ne asnje sondazh te ashtuquajtur i pavarur, por bazohet ne analizen t'ime te paanshme, sidomos duke iu referuar zgjedhjeve lokale ne Republiken e Kosoves, te cilat deshmuan qe, pavaresisht se Gjakoven e fitoi znj. Mimoza Kusari-Lila e AKR-se se Behgjet Pacollit, AKR kishte renie drastike, gje kjo qe mua me rezulton se AKR nuk do te arrije ta kaloje pragun eletoral. Gjithashtu, pavaresisht se Prishtinen e fitoi Shpend Ahmeti i LVV te Albin Kurtit, LVV gjithashtu kishte renie, gje qe mua me rezulton se LVV nuk do ta kaloje 10%-shin.

Rrjedhshem, lexuesi i ketij shkrimi, do te shtronte pyetjen se cili eshte parashikimi im dhe kush do t'i fitoje zgjedhjet, LDK e Isa Mustafes apo PDK e Hashim Thacit, si dhe cila parti do te jete percaktuesja e Qeverise se Re te Republikes se Kosoves?!

Mendoj qe, distanca midis LDK-se dhe PDK-se, pavaresisht se kush do te jete e para dhe kush e dyta, do te jete shume e ngushte, aq e ngushte sa asnjera nga dy partite e sipercekura, as LDK dhe as PDK nuk do te arrije ta formoje e vetme qeverine e re.
Prandej, parashoh qe, nese LDK del e para (me jo me shume 25%) dhe Isa Mustafa do te mandatohet per krijimin e qeverine e re, pjese e qeverise Mustafa do te duhet te jene edhe: NISMA...(me mbi 15%), dhe AAK (me 10%), duke i inkuadruar edhe partite e minoriteteve, dhe anasjelltas, nese PDK do te del e para dhe Hashim Thaci do te mandatohet per te krijuar qeverine e re, do te zbatohet e njejta skeme qeverisese. LVV do te jete pjese e opozites edhe kete rradhe.

Pse NISMA per Kosoven do te jete partia e trete dhe partia percaktuese e Qeverise se Re te Republikes se Kosoves?

Sepse, jo vetem qe i kam percjell me shume vemendje te gjithe tubimet e NISMA per Kosoven gjate kesaj fushate shume te shkurter, ashtu sic i kam percjell edhe tubimet e partive te tjera, tubime elektorale keto qe, jo vetem mua, por shume nga analistet e pavarur, i kane befasuar, por une bazohem edhe ne nje analize qe dikur, ne zgjedhjet e vitit 2009 ne Republiken e Shqiperise, e kam bere.
Atehere, para zgjedhjeve te vitit 2009, nga PS u shkeput LSI, sic ndodhi tash edhe me NISMA.... ne Republiken e Kosoves, dhe edhe atehere (2009) e pata bere nje parashikim te ketille, ku nuk arrija ta percaktoja se kush do te dilte partia e pare, do te dilte PS apo do te dilte PD, por qe ne nje takim me disa nga eksponentet e larte te LSI (Sabit Broka, Ndre Legisi etj....) pata deklaruar keshtu:
LSI DO TE PJESE E QEVERISE SE RE.
Dhe, edhe pse miqeve te mi (te sipercekur) nuk iu pelqeu ky parashikim e konstatim imi, sepse nuk mundeshin ta konceptonin qe te ishin ne nje qeveri me Sali Berishen, sic edhe u shprehen, keshtu ndodhi, fitoi PD e sali Berishes me nje diference shume te vogel dhe LSI e Ilir Metes bashkeqeverisi 4 vjet me PD-ne dhe Sali Berishen, kurse miqte e mi te sipercekur u larguan nga LSI.
Pra, ajo qe ne vitin 2009 ndodhi ne Republiken e Shqiperise tash do te ndodhe ne Republiken e Kosoves.

Dhe, aresyet pse do te ndodhe keshtu jane te shumta, por me kryesorja eshte qe, ashtu si deri atehere (2009) ishin konsumuar dy partite kryesore ne Republiken e Shqiperise (PS dhe PD) gjate pushteteve te tyre, PD gjate periudhes 1992-1997 dhe PS gjate periudhes 1998-2009 dhe elektorati i papercaktuar, ai elektorat qe nuk votonte, ne vitin 2009 votoi per LSI-ne , edhe ne Republiken e Kosoves tani me jane konsumuar dy partite kryesore LDK e PDK, sepse qe te dyja kane qene ne qeverisje disa here, dhe elektorati i papercaktuar, ai elektorat qe nuk voton koheve te fundit, ose qe ne zgjedhjet e kaluara nje pjese e tij votoi per LVV por qe u zhgengjye keq nga LVV, do te votoje per NISMA per Kosoven.
Madje, sinqerisht kam "frike" qe NISMA per Kosoven do te dale partia e pare dhe z. Fatmir Limaj do te mandatohet qe te krijoje qeverene e re.
Kete "frike" ma shton perzgjedhja e kandidateve per deputete qe ka bere NISMA...., e cila ne gjirin e saj ka marre, jo vetem veterane te ceshtjes kombetare e te UCK-se, por edhe intelektuale atdhetare te te gjitha moshave, gjinive dhe krahinave te Republikes se Kosoves, vlera keto qe nuk i ka asnje parti tjeter politike, as LDK, as PDK dhe as AAK, por perkundrazi..., Republiken e Kosoves e kane ndare ne bastione (cifligje) te pashalleqeve te partive te tyre.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 481 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi