Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shteti i sė drejtės i kryeministrit Rama
Publikuar më 21 qershor, 2014 nė orėn 02:10 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbase po shihen sukseset e para tė qeverisė shqiptare me nė krye, z. Edi Ramėn. Aksioni i suksesshėm nė Llazarat, dėshmoi se shteti kur donė, ngase pėr tė mundur mundet ēdoherė, arrin tė tregoje efiēiencėn e tij dhe tė shtrijė ndikimin nė tėrė territorin e vet.

Duke pėrcjellur lajmet e ndryshme, vėrejta njė titull sarkastik dhe ironizues « Llazarati ra ». Ky titull thuajse tentonte tė sqaronte se Llazarati, si njė perandori shumė e madhe, thuaja se me territor sa Kina, kishte rėnė pėrfundimisht. Ndėrsa, nė vend se tė pėrgėzohej kryeministri dhe policia pėr kėtė aksion, opozita e zhurmshme nė Shqipėri me nė krye, liderin e saj Sali Berishėn, i cili me sa duket do presim edhe shumė vite e ai do na lodhė edhe mė tej me fjalimet e tija absurde dhe alogjike, patetizuese e ēoroditėse, nė vend se tė mbėshtesė aksionin e policisė, ajo sillet si e pėrdalė.

Po s`ke ēka i bėn. Inat allashiptarēe.

Ky aksion i cili ėshtė dashur tė ndėrmerret shumė vite mė herėt, ngase shteti duhej tė kontrollonte Llazaratin e jo e kundėrta, dėshmoi se shteti shqiptar kishte qenė peng i narkodilerėve dhe kapove. Ky aksion dėshmoi brishtėsinė e shtetit shqiptar, pėrballė krimit dhe kriminelėve. Edhe zogjtė e malit e kanė ditur se Llazarati nuk do tė ishte i tillė po mos tė kishte pėrkrahjen e politikės, e sidomos tė shtetarėve. Por ama, u dėshmua se njė qeveri kur do, e them pėrsėri mundet tė realizojė dhe ushtrojė shtetin e sė drejtės.

Ky aksion, tė cilin unė e konsideroj si mjaft tė suksesshėm, sepse me gjasa do tė jetė pėrcaktues pėr fatin e Shqipėrisė, pėr tė fituar vendin kandidat pėr nė UE, i realizuar nga qeverisja Rama, dėshmoi se kupola e krimit nuk gjendej nė Llazarat, por nė instancat e drejtėsisė dhe tė ish qeveritarėve. Mbase ky sukses i kryeministrit Rama, e me gjasa nuk duhet tani t`i thurret atij aureolė lavdie, ngjalli shpresat edhe pėrtej shtetit amė, ku ishim mėsuar tė merrej shembull vetėm pėr tė keq, duke dėgjuar sintagmėn e famshme « Llazarati ». Ky fshat, i cili u mediatizua aq shumė, saqė nuk mund tė imagjinohej dot, mbase do u shėrbejė pėr diēka brezave qė jetojmė tani dhe qė do vijnė. E ajo ėshtė se askush nuk ka faj pėr atė se si jemi, pėrpos neve vet. Si dhe atė se problemi mbetet ēdoherė tek qeveria.
Kur tė marrim rastin e Serbisė, duhet tė bėhemi realistė dhe tė themi gjėrat ashtu si janė. Serbia pas vrasjes sė kryeministrit Gjinxhiq, ndėrmori aksionin mė tė madh nė historinė e saj, duke shkatėrruar celulat e krimit dhe prostitucionit, Klanin e Zemunit. Mbase ky ishte njė sukses qė mė vonė do t`a shpėrblente shtetin serb, me marrjen e statusit kandidat.

Mirėpo, Shqipėria, edhe pse me vonesė, bėri atė qė duhej bėrė mė parė. Dėshmoi se me tė vėrtetė nuk ishte njė butafori aksioni i ndėrmarrė. Dėshmoi se shoqėria shqiptare nuk ėshtė e mbėrthyer nga inaptokracia (INAPTE- i paaftė, pa kapacitetin e duhur, term i Jean d`Ornesson, shkrimtar, akademik dhe gazetar francez). Por dėshmoi edhe atė se ndoshta jo tė gjithė tė majtėt qė qeverisin janė tė aftė tė ndryshojnė diēka, por shumica e tė majtėve qė qeverisin janė tė aftė pėr tė ndryshuar nė tė mirė shtetin amė.
E ndėrkaq, pėrderisa kryeministri Rama me qeveritarėt e tij, dėshmoi se ėshtė mendje qė merret me ide e ngjarje, ish kryeministri Berisha, duke u marrė me njerėzit, e pikėrisht me bashkėshortet e qeveritarėve, tregoi vogėlsinė e tij.
Kryeministri Rama, duke pasur si pararojė thėnien e Gandit « fillimisht tė injorojnė, pastaj tė pėrqeshin, mandej tė luftojnė, e pastaj fiton », shungulloi me aksionin e tij tė fundit, ndėrsa le tė shpresojmė se ky yrish do tė ketė jehonė ne tėrė shtetin shqiptar, e tė reflektojė edhe nė kėto shtetet tona, Kosovė dhe Maqedoni.
Kjo Mise en scene ėshtė e denjė pėr Shqipėrinė. Dhe pėr shqiptarėt.

(Autori ėshtė pėrkthyes dhe profesor i gjuhės dhe letėrsisė frėnge, magjistėr i diplomacisė dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 605 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi