Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DROGA SHQIPTARE
Publikuar më 24 qershor, 2014 në orën 14:39 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Data e 26 qershorit, lidhet me Ditën Botërore Kundër Drogës. Si shënohet kjo Ditë te ne shqiptarët, merreni shembull Lazaratin, një problem shumëdimensional.

Malet e thepisura të Shqipërisë, mbi majat e të cilave ngrehin fole shqiponjat, e të përjetësuara në vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri, dalëngadalë kanë filluar ta humbin kuptimin, që kishin dikur, duke u shndërruar në zona të volitshme për kultivimin e bimëve narkotike.

Shqipëria e shqipeve dhe alpeve shqiptare, bukuri këto të rralla natyrore, joshëse për vizitorët e huaj dhe krenari për ata që i thonë vetes shqiptar, janë shndërruar në një oazë të prodhimit të farës së keqe, që në tregun e zi njihet me emrin “kanabis sativa”.
Rrënjët e kësaj bime narkotike, po hedhin shtat jo vetëm në zonat e thella malore të Lazaratit, por edhe përgjatë Lumit të Vlorës, e nuk i dihet nesër edhe në tërë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e Luginën e Preshevës, gjithandej ku ka shqiptarë.

“Kolumbia shqiptare”, po lulëzon në Shqipëri, madje duke ia kaluar edhe asaj, që në botë njihet si “mbretëria e drogës”.
Po na afrohet 26 qershori, që në botë njihet si “Dita ndërkombëtare kundër drogës”. Në këto aktivitete edhe shqiptarët janë përfitues të projekteve për ta sensibilizuar opinionin për të këqijat që sjell “bima e dreqit”, në shkatërrimin e jetës së njeriut.
Sa më shumë veprimtari, në këtë drejtim me moton “Stop drogës!”, aq më tepër na bie të dëgjojmë parullat “Droga në shkollë!”, “Droga në rrugë”, “Droga në laborator” etj.

Masat
Në asgjësimin e bimëve narkotike, janë vënë në shërbim fushata ajrore, detare e tokësore, madje duke ftuar në asistencë aksionet policore dhe forcat intelektuale për t’ia ndërprerë hovin kësaj dukure shumë të rrezikshme për shëndetin njerëzor. Në këtë rrugë, nuk janë lënë anash burgjet e gjobitjet e atyre, që zihen në zejen e prodhimit dhe shpërndarjes së “miellit të bardhë”, ashtu siç thirret në zhargonin e kontrabandistëve të drogës.
Sa është serioze lufta kundër drogës, flasin zhvillimet e fundit në Lazarat të Shqipërisë. Në kërkim të kultivuesve të drogës dhe trafikantëve të saj, janë vënë në veprim forca të shumta policore, të cilat janë shoqëruar me të shtëna armësh për ta zbatuar ligjin në çdo cep të Shqipërisë.
Sa më shumë fushata sensibilizuese e masa represive kundër Drogës, aq më shumë rritet kërshëria e atyre që e prodhojnë dhe e konsumojnë këtë substancë vdekjeprurëse.

Pse ndodh kështu?!
Shoqëria shqiptare, dikur e sfilitur dhe hequr keq nga regjime të ndryshme social-komuniste, e shpërndarë nëpër botë sikur zogjtë e korbit, zgjodhi rrugën e fitimit të shpejt, brenda natës, shpërndarjen me pagesë të drogës nëpër tregjet botërore, të cilat u sillni fitime astronomike.

Në fillim shqiptarët njiheshin vetëm si kolporter të drogës, më vonë edhe si konsumues të saj. Jo vetëm kaq. Ata tashti po njihen edhe si kultivues të bimës narkotike. Prodhime vendore. E nesër nuk është çudi, që nga plantazhet tona të hashashit, marijuana, kanabis sativa dhe kokainës të pimë çaj rusi me drogë. Pse jo kur kemi me bollëk!
Po qe se sindromi i kultivimit të bimëve narkotike nga Shqipëria, të shtrihet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, shumë shpejt shqiptari do të shpallet “King” i drogës në Ballkan dhe më gjerë. Për hatër të zanatit përfituese dhe të mirat dhe të këqijat, që bartin me to, nuk është aspak absurd, që ata do të mbajnë epitetet me ngallëpet, qoftë edhe në formë mbiemri: Sami Droga, Ali Kanabisi, Dali Hashashi, Sali Kokaina, Mina Heroina e Zana Marijuana.
Kjo vijë zinxhirore e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës, do të kanalizohet përmes Luginës së Preshevës, përkatësisht Korridorit 10, një vend ideal për transportin e prodhimeve narkotike.

Pasojat
Shqiptari në vendin tonë (Lugina e Preshevës) bie në burg për 10 gram drogë, ndërsa në shtetin amë, në Lazarat, “rreth 240 km larg Tiranës dhe vetëm rreth 30 km nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë”, kultivohet bima narkotik dhe trafikohet ajo me me tonelata.,
Ja bilanci i operacioneve policore në “Republikën e marijuanës”, alias Lazarati: mbi dhjetëra persona të arrestuar, 32 ton kanabis i kapur, mbi 100 mijë rrënjë kanabis të shkulura, 4 laboratorë droge të sekuestruar, mbi 50 armë, 1 mitraloz i rëndë, etj.
Tymi e flaka e bimëve të djegura të narkotikëve, pastaj aroma e barutit dhe oshtima e të të shtënave me armë, do të shkoj një kohë e gjatë për t’ia kthyer qetësinë dhe klimën e pastër Lazaratit.

Legalizimi
Deri sa në Lazarat zhvillohet një betejë e ashpër për asgjësimin e rrënjëve të bimëve narkotike, në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Drogës, në Nju Jork, po përgatitët legalizimi i përdorimit mjekësor të marijuanës.
Edhe para Nju Jorkut, në disa shtete u legalizua marihuana për përdorim mjekësor e rekreacional si: Alaska, Kalifornia, Kolorado, Havai, Montana, Nevada, Vashingtoni etj.
Kur merren parasysh një varg faktorësh socio-ekonomik, hulumtuesit ishin në gjendje të tregojnë se asnjë lloj i vetëm i krimit nuk u rrit si rezultat i legalizimit të marijuanës.
"Ky informacion i ri, së bashku me edukimin e vazhdueshëm të publikut mbi realitetet e aspekteve negative të përdorimit të marijuanës - të cilat thonë se ka atribute të konsiderueshme negative - do ta bëjë dialogun midis atyre që e kundërshtojnë dhe janë në favor të legalizimit më shumë se një fushë të lojës", theksoi Filip Moris.

Sa bartin rreziqe, në shoqërinë njerëzore, këto dukuri të shëmtuar po flasin shifrat dhe faktet e njerëzve të prekur nga këto viruse.
Ne edhe ashtu pa këtë bimë narkotike, po helmohemi çdo ditë nga uraniumi i varfëruar, kontaminimet e ndryshme, shpërthimet e avaritë e depove të armatimeve, centralet elektrike, mbeturinat pa fund etj-etj.
Jeta vazhdon...!

Sevdail Hyseni

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,517 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi