KOMUNA E PRESHEVËS
Partia Demokratike Shqiptare
Preshevë
Pëfaqësuesve institucional
dhe politik të Shqipërisë
Urim me rastin e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Evropian
I Nderuari President i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, i nderuar Kryeministër z.
Edi Rama, të nderuar përfaqësues institucional dhe politik dhe ju vëllezër shqiptarë,
Duke ju uruar marjen e statusit kandidat të Shtetit Shqipëtar në Bashkimin Evropian, në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në emrin tim personal ju përgëzojë për të arriturat që keni bërë gjer në hapjen e derës për të qenë pjesë e një familje të madhe siq është Bashkimi Evropian.
Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, përparimi dhe forcimi i shtetit shqipëtar është fitore për qytetarët e Shqipërisë, po ashtu edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Pranimi i statusit kandidat në BE, dëshmoi edhe njëherë se Republika e Shqipërisë ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike.
Shqipëria ka dëshmuar dhe do të vazhdoj të promovoj politikën e mirëkuptimit jo vetëm brenda Shetit, rajonit, por edhe më gjërë.
Në emrin tim personal dhe në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shprehi kënaqësinë dhe bindjen se Shqipëria tashmë do të jetë aty ku çdo shqiptarë kudo që jeton e ka patur brengë që një ditë edhe shteti shqiptarë të jetë anëtare e barabartë në Bashkimit Evropian.
Urime të përzemërta gjithë shqiptarëve.
Preshevë, Kryetari i Komunës së
24.06.2014 Preshevës dhe i PDSH-së
Ragmi Mustafa
Nga KosovaLindore.Com
|