Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MIRË SE VINI NË TIRANË, PAPA FRANÇESKU!
Publikuar më 27 qershor, 2014 në orën 00:38 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dëgjuam lajmin e gëzuar, të deklaruar nga Papa Françesku, se Shqipëria është vendi i parë evropian që ai ka në plan ta vizitojë më 21 shtator 2014.
Ne i themi Papës, duke e pritur krahëhapur: Mirë se vjen o at i shenjtë, në atdheun tonë të Shën Helenës, të birit të saj Kostandinit të madh dhe bashkëatdhetarëve të Nënë Terezës!

“Papa vjen në një vend, ku fryma e Krishtit arriti para se të shpërndahej në Romë, ku disa paraardhës të tij janë me origjinë shqiptare. Për të mos përmendur se çfarë bëri Skënderbeu për të mbrojtur Krishterimin,” (nga Gëzim Alpion).
Kjo tregon se marrëdhëniet e Arbrit (shqiptarit) dhe Vatikanit janë të vjetra, rreth dy mijë vjet të hershëm, ato lidhen me perandorët Romak, Iliro – Shqiptarë dhe sidomos me Kostandinin e Madh, i cili ndaloi martirologjinë, që kishte bërë kërdinë ndaj krishterimit, duke vazhduar nga gjysma e parë e shekullit të parë të e. s., deri në vitin 312 e. s. Ne shqiptarët jemi kryelartë për kontributin, që i kemi dhënë Perandorisë Romake me perandorët tanë Iliro – shqiptarë si: DECI 249-251 e.s., AURELI 267-268, KLAUDI 268-270, AURELIANI 270-275, PROBI 276-282, DIOKLECIANI 284-305, KOSTANDINI I MADH 312-337. (E. J. f. 152).
Historiani gjerman, Teodor Momsen shkruan: “Po ato shërbime të shqiptarëve që iu bënë për një kohë të gjatë Perandorisë Otomane, paraardhësit e tyre ia kishin bërë shtetit imperial të Romës, kur kishin arritur po në atë shkallë dekadence dhe barbarizmi’. (Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë, f. 57).
Shqipëria i dha kishës romake Shën Pjetrin dhe Jupiterin (Zeusin), Tre Papë dhe pesë shënjtorë.
Papët Janë:
Papa i 12-të ELEUTHERIUS 175-189, Papa i 40-të INNOCENT I PARË, 401-417, Papa i 243- të, KLEMENTI I XI, 1700-1721. (Eciklopedia Britanike Almanak. 2003, f. 730). Ndërsa Shënjtorët janë: Shën Helena (e shoqia e Kostandin Klorit dhe nëna e Kostandinit të madh, nga Nishi i Kosovës, që edukoi djalin me dashuri për krishtërimin), Helena është shpallur nga kisha “Shënjtorja – Shën Helenë”, e cila kremtohehet nga Kisha Lindore më 21 maj, nga Kisha Perëndimore më 18 gusht. (K. F.), “Shën Martini Ilir, nga Panonia, (316-397), varri itij u bë vend pelegrinazhi në të gjithë Francën, ku më shumë se 500 komuna mbajnë emrin etij. Shën Jeromini (Ilir nga Dalmacia) 347-420, përkthyesi i parë i Biblës në latinishtë (autori i parë i Vulgatës) . Shën Niketë Dardani, 320-414, autori i “Te Deum Laudamos.” Nënë Tereza 1910-1997, lindur me emrin Gonxhe Bojaxhi, (çmimi Nobël për Paqen në vitin 1979”. (Ramadan Sokoli, “gazeta “ILLYRIA”, 21-3-2008, f. 28)
“Nënë Tereza, në saje të kontributit të saj në shërbim të Vatikanit dhe gjithë të varfërve, pavarësisht besimeve të tyre, njihet dhe respektohet në botë ndoshta më shumë se çdo Papë tjetër. Është mirë të përkrahim fushatën për shpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës”. (G. Alpion, Angli, 22 qershor 2014). Në atë periudhë, në vitin 100, Peshkopi Durrësit Shën Ashta u kryqëzua. Martirë të tjerë fetarë latinë, të ardhur nga Roma për t’u fshehur nga ndjekja si të krishterë janë: Pelegrini, Luciani, Hezikio, Pompeu, Papia Germano dhe Saturno të rënë rreth trupit të tij. (Gazeta “Bossier” !4-10-2004).
Kostandini lëshoi) proklamatën, që i dha fund persekutimit të krishterëve dhe vuri themelet e supermacisë spirituale të kishës katolike në botën perëndimore.
Ajo martirologji e hershme, që u mbyll në vitin 312 me “Ediktin e Milanit”, u përsërit prapë pas 1629 vjetësh në vitin 1941 me krijimin e PKSH e planifikuar nga Titua, në emër të “internacionalizmit proletar”, për të bashkuar tri PK, të Greqis, Shqipërisë dhe Jugosllavisë duke e kthyer nën një Martirologji të kthyer më shumë nga trojet shqiptare, ku u godit Kosova nën Serbinë dhe Çamëria nën Greqinë.
Pas Luftës së Dytë Botërore regjimi komunist, enverist, zhveshi popullin nga prona private, duke krijuar: “prona e gjithkujt, prona e askujt”, që u vulos me kolektivizimin e plotë të bujqësisë. Në vitin 1967 nxori ligjin kundër ZOTIT, si shtet i parë ateist në botë, duke shembur e shkatërruar të gjitha faltoret e të tri feve, dhe duke i kthyer në depo e stalla bagëtish. Në vargëzimin e këtij ligji, komunizmi shqiptar u hakmuar më shumë me intelektualët në përgjithësi dhe në veçanti me katolikët, që ishin më të shkolluar, më të zotë dhe më patriotë. Në këto kohë moderne të shekullit XX - janë përdorur dhunime të cilat nuk janë përdorur as në kohën e martirologjisë së rendit skllavo-pronar.
Papa Françesku i deklaroi botës, nga dritarja e tij në sheshin e Shën Pjetrit, se kishte pranuar ftesën e Kishës Katolike Shqiptare dhe të udhëheqësve politik të vendit, duke njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator, këtë vendim të Tij e deklaroi para mijëra pelegrinëve në Vatikan, se po shkon në Shqipëri me qëllim për të inkurajuar katolikët në atë vend, si dhe popullin e shumëvuajtur shqiptar në përgjithësi. Vjen me qëllim për të nderuar te gjithë ata që vuajtën nën komunizëm dhe se po e bën vizitën në një vend me histori persekutimesh shoqërore dhe fetare. Papa deklaroi respektin e tij për bashkëjetesën fetare që ekziston midis shqiptarëve të feve të ndryshme, një traditë dhe një thesar i madh kombëtar. Persekutimi i fesë në të kaluarën, ishte bërë normë e moralit të Partisë Komuniste shqiptare, për të zhdukur jo vetëm kundërshtarin politik, por edhe përfaqësuesit e feve. Kështu duke ndaluar ZOTIN me ligj, ndërkohë kishte ndërprerë lidhjet me shumë vende të botës. (nga Frank Shkreli “Vizita e Papës…” 18-6-2014).
Kur Nënë Tereza kërkoi të vinte në Shqipëri, për të parë nënën e sëmurë dhe motrën e saj, iu refuzua ardhja, ndonëse kërkesa u bë më shumë se një herë. Nënë Tereza erdhi në Shqipëri në vitin 1991 kur i kishin vdekur nëna dhe motra. Kërkoi takim me Nexhmije Hoxhën dhe i tha frazën akuzë më të mprehtë të saj: “Zonjë, ju i keni mohuar ngushëllimin këtij populli”.
“Fatkeqësisht, sistemi komunist i Enver hoxhës,… ka lënë pas një trashëgimi të tmerrshme që pasqyrohet edhe sot në një tranzicion post-komunist tepër të stërzgjatur dhe të vështirë, falë të madhit Zot, dhe vuajtjeve të atij populli”. (F. Shkreli). Sot, Post komunistët zvarriten me përulje të neveritur pas boshtit serbo-ruso-grek. Ne gëzohemi për mirëseardhjen e Papë Françeskut, se dëshirojmë që Ai të njihet me gjendjen tonë alarmante, të imponuar nga qeveritarët tradhtarë dhe nga dinaku peshkop grek, Janullatos, i cili ka pushtuar Kishën Noliane me intriga dhe mashtrim të hapur. Ky peshkop famëkeq kërkon me çdo kusht të përhapë helenizimin ortodoks në Shqipëri, duke përdorur të gjitha metodat nëpërmjet kishave të stilit grek, të shkollave greke, të meshës greke, të sarkofagëve me kufoma shqiptare, të cilat i quan greke . Ortodoksit shqiptarë i quan grekë, kishën Shqiptare e quan greke, myslimanet shqiptarë i quan kolonë turq, trevën shqiptare të Çamërisë e quan inekzistente, inkurajon akoma ligjin e luftës me Shqipërinë. Është kundra Shqipërisë Natyrale, bëjn përpjekje për të ndarë Shqipërinë te lumi Shkumbin. Peshkopi Janullatos, përpiqet nën rrogoz për të përçarë “Harmoninë fetare” në Shqipëri. Të tre rrathët e unazave që mban shqiptari në një gisht të dorës, janë tri fetë të lidhura së bashku me kombin shqiptar, janë një ide. Prandaj Pashko Vasa, thotë “Feja e shqiptarit është Shqipëria”. Për këtë shprehje, të ardhur qysh nga Rilindja Kombëtare, Janullatosi është shprehur: “Ne do ta luftojmë këtë Rilindje Kombëtare!”. Ku e gjeti këtë të drejtë prifti grek Janullatos, të sillet kaq armiqësor me Kombin dhe Shtetin Shqiptar? Këto lëshime i gjen te qeveria shqiptare dhe te pseudo akademia e shkencave, që së bashku me peshkop Janullatosin, janë lidhur më shumë me Athinën se sa me Beogradin, në dëm të atdheut shqiptar.
I shkruaj kёto fakte të dokumentuara, që ndihen nga të gjithë shqiptarët, në artikullin e mirëseardhjes se Papa Françeskut, si Kreu i Kishës, që ndiqet nga më shumë se 1 bilionë besimtarë.
Ne Shqiptarët, jemi kryelartë, se jemi i vetmi popull në botë që i kemi dhënë Romës dhe Vatikanit figura të mëdha historike në zhvillimin dhe qytetërimin botëror...

Rasim Bebo

Addison, Çikago, qershor 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 825 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi