Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMBASADOR, EDHE I DREQIT, POR KURSESI EDHE I SERBISË!
Publikuar më 27 qershor, 2014 në orën 02:29 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** “Kryefjala jonë është: Shqipëria e Shqiptarëve” (Fan S. Noli)

***Më mirë pa gjurmë e pa varr sesa tradhtar me vurratë në ballë në shërbim të armikut.

*** Ne, me vetëdije të plotë kemi sakrifikuar çdo gjë të vlefshme ( duke mos kursyer as familijet tona-dhurata këto për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës) dhe, duke mos u hamendur fare, kështu, pranuam, që të jemi pastrues të rrugëve të Evropës dhe të botës ( mësues, arsimtarë, profesorë, doktorë, akademikë, të përndjekur, të dënuar dhe të burgosur politikë... etj.)) sesa të ngelnim ambasadorë dhe konsuj diplomatikë vasalë të Serbisë pushtuese gjenocidale, si dhe hyzmeqarë të dëgjueshëm dhe kurrzithyer të armiqve të brendshëm injorantë dhe çiligarë shpirtkazmë filosllavë (1981-2014).

*** Shani Dermaku-fenomen ekzemplar i diplomacisë serbo-jugosllave (1981-2014), por në anën e kundërt të barrikadës së politikës dhe të diplomacisë shqiptare. Ndryshe nga diplomatët e shquar patriotë shqiptarë, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina (themelues të shtetit të parë modern shqiptar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912).

Pse jo në rrugën e ndritshme të diplomacisë shqiptare?

Nuk ka asnjë dilemë se patrioti ynë i shquar Hasan Prishtina ishte diplomat dhe jurist i kalibrit evropian në Parlamentin turk. Mirëpo, kur erdhi ora e madhe e historisë për çlirimin, për pavarësimin dhe për bashkimin e Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve, Ai tërë dijen, aftësitë , përpjekjet dhe tërë pasurinë e tij e vuri në shërbim të kombit dhe të atdheut-Shqipërisë Etnike. Kështu, pa asnjë hamendje dhe pa kurrfarë nostalgjie për kolltukun-interesin personal ai e braktisi atë demonstrativisht para gjithë botës dhe u hodh në beteja diplomatike dhe politike për t’i dalë Zot fatit të kombit dhe të atdheut shqiptar, duke u hedhur nën armë me bashkëkryengritësit shqiptarë kundër robërisë dhe tiranisë pushtuese anadollake dhe serbo-sllave.

Po ashtu, edhe Ismail Qemali (diplomat i formatit botëror) sikurse Hasan Prishtina, braktisi pushtetin dhe administratën turke, dhe më 28 Nëntor 1912, krahëpërkrah me Hasan Prishtinën shpalli Shqipërinë e pavarur dhe sovrane. Këta shembuj të ndritshëm, do të duhej t’i ndiqte, edhe fenomeni ekzemplar i diplomacisë serbo-jugosllave, ambasadori shqiptar Shani Dermaku, jo të shitej për një post karrierist dhe lukrativ për vetëvetën, në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Shansi i fundit për t’u “përshëndetur” me diplomacinë serbo-jugosllave

Në kohë më të re, më 1989 të fundshekullit XX, kur heronjtë minatorë të “Trepçës” së Kosovës shqiptare, u hodhën në grevë të përgjithshme, duke qëndruar me ditë të tëra nëntokë, duke bërë grevë urie, duke mos pranuar që të dilnin nga zgafella, para se Kosovës, t’i njihej e drejta e mëvetësisë, ashtu siç kërkonte Lëvizja Studentore dhe populli në protestat e tyre të përbashkëta historike-Kosova Republikë(1981 dhe 1982). Me këtë rast, menjëherë, vetëdorëhiqet nga pozita e ambasadorit të RSFJ-së në Nigeri, Ramadan Marmullaku, i cili, përmes deklaratës së tij publike, të botuar në gazetën “Borba” të Beogradit, mbështeti grevat e minatorëve të “Trepçes”, përkatësisht KËRKESËN UNANIME të Lëvizjes stundetore dhe të mbarë popullit, që Kosova, të pavarësohej nga tutela kolonialiste e Jugosllavisë. Për këtë qëllim, në favorin e pavarësimit të Kosovës, ish-ambasadori patriot Ramadan Marmullaku, nuk heshti, por nxori në dritë Revistën për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ‘LIRIA” në Lubjanë (1990) për t’i treguar Evropës demokratike dhe mbarë botës se në Kosovë pa të drejtë dhe, pa asnjë arsye po torturohej, po burgosej, po dënohej, po shtypej, po terrorizohej, po vritej dhe po nxirrej jashtë çdo ligji populli shqiptar (mbi dy milionë) nga policia dhe nga soldateska çetniko-fashiste barbare e Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Mirpo, edhe kjo Revistë e botuar në katër gjuhë (shqip, anglisht, sllovenisht dhe serbokroatisht) në mbrojtje të drejtave dhe lirive të njeriut, u prit në thikë nga politika propagandistike dhe nga gjykatat policore serbe të regjimit të Beogradit, të cilat disa herë e gjykuan në mungesë Editorin e saj, ambasadorin Ramadan Marmullaku, si dhe e konfiskuan, e “suprimuan” dhe dogjen me qindra e mijëra ekzemplarë të kësaj Reviste. Megjithatë, “Liria” vazhdoi daljen në dritë deri më 1996, kur edhe shuhet redaksia, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat i përballonte vetë Editori i saj, Ramadan Marmullaku në Lubjanë.

Edhe këtë shembull patriotik kombëtar dhe atdhetar të ish-mabasadorit Ramadan Marmulllaku, do të duhej ta ndiqte edhe ambasadori Shani Dermaku, jo të fuste “kokën në zallë”, duke u shërbyer me besenikëri, me përkushtim dhe me aq zell, dashuri dhe dituri profesionale politikës dhe diplomacisë antishqiptare dhe antieveropiane të Serbo-jugosllavisë (1981-2014)!!!

Si Shania, si gjysmë Shqipëria versus Kosovës!

*** Kosovën e patën lënë “me të dy këmbët në baltën e gjallë” të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1989-1999)!?

Në çastet më kritike dhe më dramatike (kur bëhej fjalë për jetë a vdekje), kur në Kosovë digjej edhe hekuri nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit të Serbisë çetniko-fashiste të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), udhëheqja shtetërore e gjysmë Shqipërisë së sotme, nuk e pa të arsyeshme, që të ndërhynte ushtarakisht me trupat e saj luftarake, në mënyrë që t’i shpëtonte mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë, edhe pse sipas Kushtetutës në fuqi (1998) e kishte për detyrë, që t’ i mirrte në mbrojtje nga agresioni i Serbisë. Kjo është tradhtia më e madhe, që i është bërë ndonjëherë Kosovës në historinë e saj të derisotme. Këtë nuk mund ta justifikojë asnjë shkencë, asnjë diplomaci (as elastike e as e hollë, siç e quante Avni Rrustemi (patrioti dhe demkrati ynëi madh ), diplomacinë antishqiptare të Esat Pashë Toptanit, pasi që atë e vrau në Paris, më 13 qershor 1920) dhe asnjë politikë e gjysmë Shqipërisë së stome.

Fatkeqësisht, edhe Shani Dermaku, diplomat i shquar i Serbisë ( si individ) ndoqi shembullin negativ dhe shumë të dëmshëm të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Tiranës zyrtare, e cila pas ardhjes në pushtet të kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1988). nuk ndërpeu marrëdhëniet diplomatike, politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore me Beogradin derisa Evropa, Amerika dhe NATO-ja e bombarduan Serbinë, më 24 Mars 1999, edhe pse Kosova dhe mbi dy milionë e gjysmë shqiptarë gjendeshin në flakën dhe në zjarrin e terrorit, të terrorizmit, të shpërnguljes, të torturës, të reprezalieve, të burgosjes, të vrasjes dhe të varfërimit deri në palcë, që nga viti 1989 deri më 1999. Ky rast është shumë më drastik, më i turpshëm, më tragjik, më skandaloz dhe i pajustifikueshëm sesa rasti individual i Shani Dermakut ngaqë shteti amë për të mos i prishur marrëdhëniet “idilike” diplomatike me Beogradin, nuk ndërmori kurrfarë aksioni të armatosur ushtarak, që t’i shpëtonte shtetasit e vet nga terrori dhe nga gjenocidi çetniko-fashist i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, por këtë, dhjetë vite më pas e bëri Amerika dhe aleatët e saj evroperëndimorë (NATO-n)!

Një veprim i këtillë i mosndërhyrjes ushtarake të Republikës së Shqipërisë kundër agresionit dhe gjenocidit pushtues serb për të shpëtuar mbi dy milionë e gjysmë shqiptarë-shtetas të saj (1998/1999), para së gjithash, është akt tradhtie, si dhe njëherazi, edhe akt antikushtetues sipas Nenit 8, paragari 1 dhe pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë në fuqi, ku thuhet :” 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”(Shih: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë(1998), “Pegi”,Tiranë, 2002, f.7).

Interesi personal vret interesin e pëgjithshëm!

(1) Pse Shani Dermaku, pikërisht kur shpërthyen demonstratat më të mëdha revolucionare studentore gjithëpopullore në Prishtinë (1981 dhe 1982) për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, vajti në Beograd dhe hyri në diplomacinë serbo-jugosllave, në vend se të qëndronte në Kosovë dhe të bëhej “dora e djathtë” kombëtare, politike dhe diplomatike në mbështetjen e gjithanshme të kërkesës së drejtë dhe unanime të studnetëve dhe të mbarë popullit shqipatar, që Kosova, të pavarësohej nga sundimi i egër kolonial 100-vjeçar serbo-jugosllav?!

(2) Pse Shani Dermaku, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së Titos, më 1989, kur Slobodan Milosheviqi me tanke, me polici dhe me ushtri, me terror dhe me reprezalie mori pushtetin dhe e pezulloi autonominë e Kosovës, nuk u dorëheq përfundimisht nga diplomacia serbo-jugosllave, e cila ishte e fokusuar në shkatërrimin dhe në djegjen e gjithë qeniesë shqiptare në Kosovë?!

(3) Pse Shani Dermaku nuk braktisi diplomacinë serbo-jugosllave, edhe pas kryerjes se gjenocidit të Serbisë në Kosovë, më 1998-1999?!

(4) Pse Shani Dermaku nuk u “përshëndet” me diplomacinë serbo-jugosllave, më 24 mars 1999, kur NATO-ja filloi bombardimin luftarak kundër Serbisë, me qëllim që të shpëtonte mbi 2 milionë shqiptarë dhe Kosovën nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë çtniko-fashiste?! – Kur çdo gjë ishte e qartë se Serbia kapitulloi dhe humbi Kosovën!

(4) Pse Shani Dermaku, edhe pas pavarësimit të Kosovës nga Serbia, më 17 shkurt 2008, ende është në shërbim të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë, si dhe po lobon kundër pavarësisë së Kosovës?! –Kjo është më shumë se tradhti ndaj Kosovës, natyrisht, nëse ai e ndjen veten shqiptar.

Nuk ka asnjë dilemë se shembulli i këtij diplomati të aftë, pasqyron fenomenin pozitiv për mbrojtjen dhe ruajtjen e interesave vitale të Serbisë, kurse, në anën tjetër, pasqyron fenomenin më negativ dhe më të dëmshëm për interesat jetike të Kosovës së pavarur, përkatësisht Shqipërisë Etnike.

Prandaj, nuk është aspak e çuditshme pse ambasadori aktual i Serbisë në Sllovaki (Bratisllavë) lobon kundër pavarësisë së Kosovës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij të deritashme politike dhe diplomatike (1981-2014), pa asnjë “intermeco” nga postet e fituara, së pari, në bazë të “përshtatshmërisë politike”, së dyti, në bazë të aftësive të tij profesioniste dhe së treti, në bazë të besueshmërisë së devotshme të tij ndaj regjimeve jugosllave dhe serbe, ia ka arritur që të investojë dhe të veprojë kundër lirisë dhe pavarësisë Kosovës. Ndryshe nuk do të mbante asnjë pozitë, asnjë funksion dhe asnjë kolltuk të mëndafshtë dhe të butë në diplomacinë serbo-jugosllave, jo më pak se tri dekada, qe nga vitet e 80-ta të shekulit XX, e, edhe sot në vitin 2014 të shekullit XXI. Vërtet, ky është një FENOMEN karakteristik i diplomacisë serbo-jugosllave. Këtë e dëshmon edhe CV-ia e tij, e ngjeshur me të dhëna nga përvoja e tij e deritashsme e suksesshme në diplomacinë serbo-jugosllave. Shih në: http://lajmpress.com/lajme/kosove/33277.html

Fundja, përcaktimi i Shani Dermakut, që t’u shërbejë besënikërisht interesave të politikës dhe të diplomacisë serbo-jugosllave, është çështje personale e tij, mirëpo, diplomacia lobuese e tij kundër Kosovës së pavarur, nuk është çështje personale e tij, as e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë, sepse Kosova e pavarur më nuk është kurrfarë “çështje e brendshme” koloniale dhe neokoloniale e Serbisë, pavarësisht se çfarë thuhet në Premabulën e Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, se gjoja Kosova “është pjesë territoriale e Serbisë!?

Mbijetesa e “limës diplomatike” !

Sa më sipër, nuk habit fakti, pse diplomati “i zgjuar” dhe i keqrreshtuar Shani Dermaku, qe më se tri dekada, është në shërbim të diplomacisë serbo-jugosllave, por befason mbijetesa e “limës diplomatike” e tij, e cila, edhe pas shkatërrimit të Jugosllavisë titiste, ka ngelur e PAPREKUR dhe e “pandryshkur” nga ana e regjimit çetniko-fashist të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, kur dihet se qindra dhe mijëra kuadro politike dhe diplomatike serbe, kryekrimineli Slobodan Milosheviqi dhe klika e tij vrastare i ka eliminuar, ndërruar, shkarkuar dhe zëvendësuar me kuadrot e tij lojale çetniko-fashiste. Ndërkaq, diplomatin shqipfolës, Shani Dermaku nuk e ka prekur-lëvizur nga karrigja dhe postet e tij diplomatike të rangut më të lartë në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Këtë e vërteton edhe CV-ia e tij e pasur dhe e gjatë e përvojës diplomatike. Së pari, në hierarkinë më të lartë diplomatike të Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë titoiste, së dyti, në hierarkinë më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit.

Ky fenomen i “limës diplomatike” të Shani Dermakut, nuk mund të shpjegohet ndryshe, veçse si aftësi individuale në funksion të mbrojtjes së interesit personal dhe të interesave të huaja të politikës dhe të diplomacisë serbo-jugosllave, me theks të posaçëm në shkatërrimin e çdo përpjekjeje politike dhe diplomatike të shqiptarëve për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga serbo-jugosllavia kolonialiste dhe imperialiste (1912-1999).

Nuk ka asnjë dyshim se përmbajtja e “limës” së këtillë diplomatike, karakterizohej dhe karakterizohet nga elementet e përshtatshmërisë, të dëgjueshmërisë, të vasalitetit, të vetëtradhtisë, të vetëmohimit dhe të besënikërisë së testuar dhe të dëshmuar ndaj politikës dhe diplomacisë serbo-jugosllave antishqiptare të Titos, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Dobrica Qosiqit. të Vojislav Koshtunicës, të Boris Tadiqir dhe, së fundi, sot, edhe të presidentit aktual të Serbisë, Tomislav Nikoliqit, i cili, së bashku me kamarilën e tij presidenciale, parlamentare dhe qeveritare serbomadhe, ka pohuar dhe përditë deklaron se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës”.

Pra, kur kihet parasysh i gjithë ky bagazh i kësaj karriere të suksesshme diplomatike shumëvjeçare(1981-2014) në shërbim direkt dhe indirekt të interesave të Jugosllavisë dhe të Serbisë, nuk është fare e ndërlikuar dhe e vështirë, që të nxirret konkluzioni i thejshtë dhe i qartë, pse, edhe sot, Shani Dermaku, ambasador aktual i Serbisë në Bratisllavë të Sllovakisë, lobon kundër pavarësisë së Kosovës, sepse ai mbron kursin e politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Serbisë kundër Kosovës, sepse Serbia është shteti i tij (jo as Kosova e as Shqipëria), ndryshe nuk do të ishte ambasador dhe diplomat i saj që më se 30 vjet!

Serbia nuk ka nevojë për politikanë dhe për diplomatë shqiptarë, por Shqipëria Etnike e copëtuar, e ndarë, e kolonizuar dhe e robëruar (1912-2014)!

Çfarë të themi më shumë për këtë fenomen diplomatik (pozitiv për Jugosllavinë dhe për Serbinë, kurse negativ dhe shumë i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë), kur ai me vëdëshirën dhe, thjesht për hir të interesit personal ka zgjedhur, që t’u shërbejë politikës dhe diplomacisë serbo-jugosllave, jo asaj shqiptare. Mbi të gjitha, kjo përshtatshmëri politike, ky vasalitet dhe ky lojalitet i tij serbo-jugosllav ka qenë faktori sipran vendimtar, pse Shani Dermaku, edhe sot qëndron i palëkundur në majën më të lartë të hierarkisë së diplomacisë serbo-jugosllave. Ndryshe, nuk do të kishte pasur asnjë gjasë, që t’i “fryjë asaj çorbe të shijshme” diplomatike serbo-jugosllave.

Shikuar në kuptim e gjerë, edhe kjo është “ aftësi diplomatike”, por e dëmshme dhe e padobishme për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ndërkaq, shikuar në kuptimin e ngushtë egoist personal, kjo do të thotë “ një gjarpër që nuk më ha mua, rroftë njëqind vjet”! Mirëpo, edhe në këtë vështrim, llogaria është tejet e gabuar, sepse një gjarpër që i ha të gjithë të tjerët, në fund, kthehet e ha edhe adhuruesin e tij egocentrik dhe vetjak!

Prandaj, kurrë nuk duhet pranuar dhe praktikuar një parullë të këtillë propagandistike armiqësore, demagogjike, hipokrite, djallëzore dhe moralizuese antishqiptare (në kuptimin e ngushtë) dhe antinjerëzore dhe anticivilizuese (në kuptimin e gjerë), sepse përmbajtja e saj ka karakter nënshtrimi dhe kapitullimi përpara çdo të keqeje dhe, përpara çdo armiku qoftë i brendshëm apo i jashtëm.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 755 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi