Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të drejtat e njeriut, homoseksualiteti dhe poligamia
Publikuar më 30 qershor, 2014 në orën 00:18 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një rishqyrtim i mirëfilltë është më se i nevojshëm mbi ligjin e të drejtave të njeriut lidhur me çështjen martesore e familjare. Profesoresha me renome e drejtësisë, Ingeborg Schwenzer e Universitetit të Basel-it (CH) ngriti çështjen e poligamisë në një simpozium të mbajtur para disa ditësh në Friburg (CH) por këtu ajo nuk iu qas pjesës më të madhe të problematikës dhe mungesës së ligjit mbi dukuritë tjera që ndërlidhen me familjen. Si do që të jetë, ajo është e para që cyti debat dhe me këtë u dha mundësia e shkoqitjes së problemit në prizmin juridik dhe më tej edhe social, moral e etik nga profesionistë të jetës shoqërore në Evropë e më gjerë.

Martesat brenda gjinisë së njëjtë
Pyetja ngritët nga momenti që flasim për të drejtat e njeriut dhe miratimit me ligj të martesave në mes të gjinive të njëjta. Me këtë ligj nuk janë marr parasysh e drejta e fëmijës të ketë dy prindër, përkatësisht nënë dhe babë. Në këto martesa, familja është më se e ndërtuar nga pjesë nenesh e alinesh se sa nga mirëkuptime biologjike por edhe humane si që është huazimi i fëmijëve pa pyetur ata se a duan të kenë dy prindër të një gjinie. Ata, me moshën që kanë në momentet kur iu ndahen bashkëshortëve homoseksualë, nuk janë në gjendje të bien vendime për kësi çështjesh, por edhe sikur askush nuk çan kokën për ta. Kjo çështje do një studim dhe analizë të përpiktë shumëvjeçare dhe vetëm mandej mund të përcaktohen të drejtat e birësimit. Gjer atëherë, ky rregullim ligjor është cung pasi që përjashton i fëmijën nga vullneti dhe e drejta e tij e vendosjes.

Poligamia
Ballë fëmijëve dhe vet subjekteve në poligami, çdo aspekt i rregulluar me ligj për mbrojtje të familjes, është më natyror sepse është më afër me realitetin dhe numrin e të përfshirëve në këtë “profil”. Familjet që jetojnë në poligami, jo që janë të lejuara dhe pranuara si të tilla në mjedise të ndryshme popullatash dhe religjionesh por ata nuk përbëjnë shkelje të drejtave të personave të tjerë, qofshin fëmijë apo të moshës madhore. Përderisa të rriturit jetojnë me dëshirën e tyre në bashkësi të këtillë, fëmijët kanë gjithnjë prindërit e tyre; nënë dhe babë. Nëse kjo familje poligame jeton në harmoni dhe mirëkuptim, natyrisht edhe me të gjitha tensionet që pasojnë sikur në çdo mjedis tjetër, pse të mos rregullohet statusi i tyre me ligj: martesë me më shumë partnerë? Kjo jo vetëm që do të shmangte koklavitjet e trashëgimisë (në mes të kurorëzuarve dhe fëmijëve), por do të rregullonte edhe të drejtat legjitime të fëmijëve në përfitimin e mundësive shoqërore në fuqi.
Jashtë këtij konteksti ligjor mbi të drejtat e familjes, dukuritë e shkeljes së dinjitetit të njeriut dhe posaçërisht të fëmijës, do të zvogëloheshin gjer në pikën më të vogël të cilën do të ishte shumë më lehtë ta kontrollojmë dhe sanojmë me masa të duhura legale. Njeriu nuk do të kishte nevojë edhe pse përjashtimet do të jenë prezentë gjithmonë, të fshehë fëmijën jashtë kurorës (rastet janë shumë të shpeshta), i cili po ashtu humb të drejtën e trashëgimisë ose së paku, duhet t’iu rreket masave gjyqësore për njohje të tillë. I kemi të freskëta fshehjet e fëmijëve nëpër të gjitha shtresat shoqërore, nga persona pa asnjë mundësi ekonomike dhe profesionale, gjer në kryetar shtetesh e “familje të mira”. Poligamia, është një ndër të drejtat themelore të njeriut dhe nuk ka asnjë arsyetim legjitim e etik që të ndalohet një martesë e tillë.

Përfundim
Çdo tentativë tjetër, sidomos ato pa fondament serioz shoqëror për të parandaluar legalizimin e poligamisë, është vetëm një polygamophobie (poligamofobi) çoroditëse dhe andaj do të dështoj në synimet e veta johumane.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 1,776 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi