Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptari i Gjermanisë mban peng aeroplanin në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk”
Publikuar më 01 korrik, 2014 në orën 01:30 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njeriu nuk është produkt i kulturës, por i gjeneve, informatave dhe njohurive

Aeroporti Ndërkombtar i Prishtinës “Adem Jashari” e di fort mirë se më datën 26 qershor 2016, fluturimi me numër 1019 nga Stambolli në Prishtinë të kompanisë ajrore Turkish Airlines, u vonua për gati një orë e gjysmë. Shpesh mund të ndodhin jo vetëm vonesa të fluturimeve dhe arritjeve, por edhe anulime të fluturimeve në tërësi, dhe për to mësohen arsyet. Mirëpo, në vonesën e datës 26 qershor, ndodhi një gjë e papritur, të cilën besoj secili/a jeni të interesuar ta dini.

U bë ore 19:10 (sipas kohës lokale, do të thotë 18:10 sipas kohes së Prishtinës). Të gjithë udhëtarët, shumica shqiptarët, brenda në aeroplan. Gati për t’u nisur. Çohet nga ulësja një udhëtar diku kah fundi i aeroplanit dhe vjen tek stuardesat tek kabina e pilotëve. U thotë “stop”. Fillon të flasë diçka gjermanisht me ta. Ata nuk e kuptojnë fare, dhe e pyesnin në anglisht. Nuk e dinte ky budalla se bota nuk sillet rreth gjermanishtes, madje vetë Gjermania është shteti evropian më i varur nga anglishtja pas Britanisë së Madhe. Gati çdo i dyti gjerman i moshës madhore din anglisht, ndërkaq në Britani gjermanishtja njihet fare pak përkundër se anglishtja është gjuhë gjermanike. Shqiptarët në përgjithësi, si popull i prapambetur mentalisht, kur shkojnë në shtete tjera më të zhvilluara, u duket se aty është bota ose sundimi i botës ndodh nga aty. Kur kthehen në Kosovë (apo në Shqipëri dhe Maqedoni) mburren shumë, shesin mend duke na treguar se si është Gjermania, çka ka në të, pa e ditur se më mirë e njoh unë Gjermaninë prej këtuhit se ata. Ata nuk kanë arritur ende ta kuptojnë karakterin e fortë, sistemin, thjeshtësinë, dhe mentalitetin gjerman në brendësi. Meqenëse këtij mentaliteti gjerman shqiptarët nuk goxojnë t’i bëjnë bisht për shkak se sundimi i ligjit, rregulli dhe mos toleranca ndaj korrupsionit janë të fortë, shumë shqiptarë në Gjermani ndihen sikur në ndonjë kamp të përqendrimit, jo për nga puna që u sjell mirëqenie ekonomike, por më shumë nga mentaliteti i oreksit për t’u promovuar para të tjerëve ndaj të cilëve mendojnë se janë bërë më superior, ose qenkan bërë krejt tjerë njerëz në Gjermani, prandaj duhet të shiten si kapadai. I tillë ishte ky shqiptari në mesin e viteve të tij të 30-ta, që duket se po vinte në Kosovë pas një kohe të gjatë.
Kaloj një gjysmë ore dhe shërbimi i ekuipazhit të fluturimit lajmëron se po vonohemi për shkak se paskan mbetur ende dikush me valixhe. E kuptova si vonesë që ishte shkaktuar nga punëtorët e aeroportit për t’i futur me kohë bagazhet në aeroplan, por prap nuk e kishim të qartë se çka po ndodhte. Nxjerrë telefonin celular ky i krisuri shqiptar, dhe nga dera e aeroplanit fillon të bisedoj me njërin që paska mbetur atje brenda në aeroport. I thotë: “Shko qatje te dera 309 [porta 309, prej na sjelli autobusi i aeroportin deri në aeroplan], veç lej qaty çantat e po qoj unë diçka me t’marrë!” Tani e kuptuam se çka ishte problemi. Një shok i tij, sipas të gjitha gjasave “gllup dhe analfabet” sikur ky, paska mbetur në aeroport duke u sjellur dhe nuk po mundet ta gjej portën 309. Por edhe sikur ta gjente, ishte shumë vonë sepse askush nuk mund të shkonte për ta marrë. Ne ishim nja 300 metra larg portës 309. Në këtë largësi kishte me dhjetëra aeroplanë Turkish Airlines Boing 737-700, secili më i njëjtë se tjetri. Shumica ishin të parkuar, aty-këtu shihej ndonjë duke hipur udhëtarët, një tjetër më afër kishte hapur dollapët për bagazhe, kurse të tjerët dukeshin si të parkuar. Kush mund ta dinte se sa prej tyre ishin gati për të fluturuar meqenëse së paku 10 minuta duhen për t’i rehatuar dhe informuar udhëtarët.
Shkalla për të hipur në aeroplan ku ishim ne, ende nuk ishte hequr, shkaku i këtij gllupit shqiptar me “kulturë gjermane” dhe “indentit evropian” (siç thotë Ismail Kadare). E nxjerrë ky gllupi prap telefonin dhe fillo rundin e dytë të bisedes me atë gllupin tjetër shqiptar atje brenda në terminal. I thotë: “A je shku hala te dera 309? Veç shko qaty me valixhe, e unë po e porositi një traktor (ndoshta ka menduar për ato karrocat që i bartin valixhet) me ardh me t’marrë. Karrocat bartëse e kishin përfunduar moti, dhe më asnjë nuk dijnë se ku gjindet aeroplanin për Prishtinë, sepse, siç u thashë më herët, kishte me dhjetëra aeroplanë Boing 737 në të djathtë dhe në të majt, të gjithë me dizajn dhe pamje të njëjtë. Ec e dije se cili fluturonte për Prishtinë? Isha ulur në rendin e tretë, pra shumë afër derës dhe kabinës së pilotëve, me një grua rreth të 50-ave, për të cilën më vonë gjatë bisedës me të, mora vesh se ishte Resmije Skënderi – Mumxhiu, Udhëheqëse e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës. Shpresoj se ky raport patjetër do t’i bie në dorë. Nëse jo, disi do t’ia dërgoj me e-mail. Po i them Resmijes:
- Po mendon ky (ishte fjala për këtë qenin shqiptar me “identitet evropian”) që aeroplani është sikur autobusi i Florimit t’Januzit me ndal ku t’i thuash!
- Hahahahaha!
- Besa, Florimi nuk t’pret as 5 minuta edhe n’kofsh t’u hi trup arave e kopshteve!,E ky po mendon që ai shoku i tij atje brenda, edhe nëse e gjën portën, mundet me hi trup!
- Joooo! Është e ndaluar me ecë njerëzit në pistë! Çfarte! Alarmohet menjëherë aeroporti!
Kaluan 40 minuta nga koha kur duhej të niseshim, aeroplani ende me derë hapur. I pyes stjuardesat se a po shkojmë te shpija, a jo? Thonë po, por nuk janë në gjendje të thonë se kur. Ky gllupi prap fillon të flas gjermanisht me stjuardesat dhe ekuipazhin, me nervozë. Ata nuk e kuptojnë fare. Nxjerrë telefonin dhe filloj të bisedoj prapë me atë gllupin tjetër shqiptar brenda në terminal. E pyet nëse e ka gjet portën 309. “Qaty te 309-shi shko, se unë po kqyri me qu ni traktor me t’marrë!” U vonuam një orë; ora 20:10! Po shikoj përreth, dhe po u them disa udhëtarëve të huaj në anglisht: “A po shkojmë te shpija more!” Një gjerman (më duket se ishte gjerman në bazë të theksit të anglishtes që e fliste) përbri meje rreth 30 vjeç, rrudh krahët dhe buzët, kurse një grua (më duket holandeze) kah mesi i viteve 50-ta buzagaz bënë me kokë anash.
- Dikush prej jush mund ta humbni fluturimin nga Prishtina për në Vjenë ose Amsterdam, them unë duke e shikuar gjermanin dhe holandezen prapa tij.
- Dikush mund ta humb punën krejt, thotë gjermani, i cili dukej se po zihej në vete, ai dhe shumë të tjerë, se çka është puna e këtij budalle që na e ndalon aeroplanin duke u shkaktuar dëme të gjithë udhëtarëve.
Në fakt, edhe ne që nuk kishim transfere të fluturimit, po na dëmtonte shumë. Në Prishtinë tani do të mbërrinim rreth një orë e gjysmë me vonesë, rreth orës 21, pa llogaritur këtu zbarkimin, kontrollin e pasaportave, dhe marrjen e valixheve. Sikur të arrinim me kohë ose rreth orës 20:00, do të ishte më mirë, por pas orës 21 edhe faturat e taksistëve dyfishohen. Krejt shkaku i gllupit shqiptar në Stamboll i cili për llogari të shokut të tij nuk intereson nëse i dëmton të gjithë udhëtarët apo të gjithë njerëzimin. Kjo është qasja tipike e shqiptarëve, që s’ka moral as respekt për tjetërkënd pos bythës së vet dhe rrethit të ngushtë të njerzëve. A nuk jeni duke e vërejtur këtë mentalitet për çdo ditë në institucionet e Kosovës?
Pas kaluan mbi një orë e dhjetë minuta vonesë, erdhën dy punëtorë të karrocave që bartin valixhet nga terminali për në aeroplan. Hyp njëri shkallëve për në aeroplan dhe i thotë këtij shqiptarit të egër, në anglisht: “Ec shko ulu atje!” Ky mundohet të llomotit diçka gjermanisht, por turku ia ndërpret: “Po t’thom ec shko ulu atje sa nuk është bërë vonë!” U kthy si qeni shqiptari i budallt duke sharë e fëlliqur me gojë, por në shqip. Ku me dit, janë mësuar shqiptarët me aeroporte të vogla në Gjermani (me përjashtim të Frankfurtit dhe Mynhenit), prandaj edhe humbin shumë lehtë në aeroportin Ataturk. Kanë menduar se Turqia është vend i pazhvilluar, e nuk kanë llogaritur se Stambolli është metropoli më i madh në Evropë me mbi 14 milionë banorë, ose sa katër Berlina.

Konferenca enigmatike e donatorëve në Stamboll sipas Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

Përseri po kthehemi te zonja Resmije Skenderi – Mumxhiu me të cilën isha ulur. I treguam njëri-tjetrit arsyet pse ishim në Stamboll. Unë i tregova për një konferencë rreth arsimimit ku duhet të prezentoja diçka, dhe e njoftova se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) po investonte në rindërtimin e një xhamie të Tahir Efendiut (babait të Mehmet Akifit). Ajo më njoftoj se në Stamboll ishte si pjesë e delegacionit të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të cilën po e kryesonte ministri (në largim) Fadil Ismajli.
- Fadili është në PDK, a po?
- Ka qenë, por tash është në AKR. S’ka me kanë ma n’qeveri se AKR-ja nuk e ka kalu pragun.
- Çfarë konference ke kjo; lidhur me çka?
- Konferencë e donatorëve për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re.”
- Kush ishin donatorë në konferencë? Cilat shtete dhe organizata?
- Jo, veç biznismenë turq kishte.
- Aha, paska qenë konferencë investitorësh, e jo donatorësh. Mirë shumë që paska interesim këndej kah Turqia, sepse shtetet tjera të mëdha moti i kanë ra vi Kosovës për investime të mëdha.
- Paj edhe këta koxha ftoft na kanë prit. Bile as drekë nuk na dhanë. Ankoheshim se kush don me na i garantu neve investimet.
- Po normal. Po bëhen një muaj kur janë mbajtur zgjedhjet, e s’ka rend qeverie hiç. Madje s’ka as institucione, se sa për qeveri, edhe pse ndërrohet përbërja, mbetet si institucion. Po e kupton se çka po them. Në shtetet tjera, 10 herë ndrroje qeverinë brenda vitit, ata që vijnë mund t’i garantojnë investimet sepse mbetet si i institucion i qëndrueshëm. A këtu (tek ne), jo. S’ka as qeveri, as opozitë, as institucione; faktikisht jetojmë sikur nuk na duhen fare.
- Korrupsioni duhet me u zvogëlu!
- Aaa, po! Kush dhe si me zvogëlu? Populli i shpërlarë truri, a po? Nuk po shoh vullnet tek askush që i shkon mendja jo të luftohet, por as të raportohet si duhet korrupsioni. A po e sheh këtë budallën që na vonoj? Po mendon që shtetet tjera nuk bëjnë vlerësime edhe për këto imtësira të sjelljeve? Ku me pas tani investime? Ani private qysh paskit synuar ju? A s’keni kqyr diqysh me qeverinë turke me e diskutu pak këtë punë?
- Jo, ata ishin biznismenë privat. Fadili e bëri prezentimin në anglisht.
- Ma mirë ka qenë që ju si qeveri ta rregulloni këtë punë me qeverinë turke, e ajo pastaj ja u kish gjet investitorët. Kështu shkon më lehtë dhe më sigurtë; bisedon në nivel qeveritar, e pastaj qeveria e ka shumë të lehtë t’i mobilizoj investitorët brenda shtetit të vet.
- Po ashtu po!
Ju që e lexoni këtë shkrim, disi duhet t’ia përcillni Resmijes, në mes tjerash, për ta vëretuar incidentin që e shkaktoj ai i krisuri shqiptar nga Gjermania. Ndërsa unë, kam edhe diçka për të pyetur dhe sqaruar rreth kësaj konference të donatorëve?
- A kanë raportuar gjë mediat e Kosovës për këtë konferencë të donatorëve? Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re.”
- Pse janë zgjedhur ditët më të pafavorshme për të tërhequr investitorët e jashtëm, kur dihet se Kosova është në krizë të thellë politike dhe qeveritare? Pse u zgjodh pikërisht situata e rrëmujës politike për të shkuar në Turqi e të kërkohen investime?
- Për llogari të kujt kërkoheshin këto investime? Pse delegacioni kosovar nuk është takuar me qeverinë turke por me biznismenë privat?
Sipas dyshimit tim, delegacioni kosovar, e ka shfrytëzuar situatën e rrëmujës dhe kollapsit politik në Kosovë për t’u dëfryer edhe pak me udhëtime jashtë. Zonja e ministrisë ankohej se turqit i kanë pritur pak ftoftë kësaj radhe shqiptarët e Kosovës, dhe ankohej se nuk ua kanë paguar as drekën gjatë takimit. Do të thotë, duan ngapak luks këta qeveritarët tanë, apo jo? Ndërkohë, zonja, dukej e vetmja nga shqiptarët në aeroplan që kishte paguar biletën për biznis klasë e cila kushton më shtrenjtë. Unë do t’u sqaroj rastësinë time se si më ndodhi të jem në biznis klasë me të. Asaj biletën e udhëtimit, qëndrimin 2-3 ditor dhe hotelin në Stamboll ia paguan buxheti i ministrisë, do të thotë paratë e juaja dhe të mia. Ndërsa unë, duhet të harrnohem disi pak nga xhepi im, e ngapak duke kërkuar nga organizata të ndryshme, ku në shumicën e rasteve nuk mund t’i siguroj. Nuk besoj që ajo do ta paguante këtë lloj bilete nga xhepi i saj edhe sikur t’i kishte milionat, sepse mentaliteti i shumicës së shqiptarëve është i tillë – janë ci-ci (tahmaçar) nga xhepi i vet edhe kur kanë, ndërsa kur janë në pyetje paratë e popullit ose buxheti i shtetit, duan darka, dreka, veshje, parfim, celular me roming, bileta për biznis klasë, qpftë edhe në rastet kur shteti shkon në falimentim, se për gjendjen katastrofike të shumicës jo që nuk skuqen aspak por edhe mburren se qenkan bërë dikushi me para të të varfërve. Në anën tjetër, popullsia nuk është e varfër ekonomikisht sa është mentalisht. Thuajse secili pjesëtar i kësaj popullsie synon të ndjekë këtë lloj rruge të pushtetarëve – me hy në institucione për t’u dëfruar në këtë mënyrë. Nuk shohin tjetër alternativë, dhe as që duan të “rrezikojnë” për të bërë diçka ndryshe.
Mua nuk më pengon a e kam biletën për ekonomi apo biznis klasë, apo duhet të qëndroj diku kah bishti i aeroplanit. Kryesorja është të arrij në destinacion, me qëllim të qartë. Se a më jep dikush drekë, darkë, apo ma qet një kafe, këto janë të rëndësisë së dytë e të tretë. Ç’është e vërteta, nga të gjitha këto vizita në konferenca e samite, përfiton shteti dhe institucionet e Kosovës, e unë shumë pak, madje humbi. Shteti dhe institucionet e Kosovës jo që nuk më paguajnë kurrë, por si racë kanibalësh që janë, mundohen të më hanë për së gjalli, sepse janë thelbi i antivlerave. Sikur mos tëekistonte ky shtet gabel me institucionet e tij të antivlerave, moti do ta kisha fituar Çmimin Nobel. Sikur mos të ekzistonte edhe sot, përsëri do ta fitoja Çmimin Nobel, por ja që ekzistojnë, dhe pa zhdukjen e tyre, nuk ka vlera.
Po u tregoj tani se si u gjenda me Resmijen në biznis klasë. Unë isha në Stamboll për paraqitjen e një punimi në Samitin e Parë Ndërkombëtar të Mësimdhënësve të Përparuar, që u mbajt nga 23 deri më 25 qershor, 2014. Biletë e aeroplanit për ekonomi klasë ma kishte paguar Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Korrdinim (TIKA), se këto institucionet e Kosovës janë të zëna me paratë tona për t’i zbavitur anëtarët dhe militantët partiak të tyre me mëditje, roming, hotele, dhe bileta biznis klasë. U ofrova tek sporteli i Turkish Airlines për dorëzimin e bagazhit (kisha vetëm rroba personale të bajtura, për dallim nga qeveritarët tanë që i mbushin edhe me gjëra të luksit pas pazareve nëpër Stamboll). Nuk kishte udhëtarë te sporteli. Punëtori në banak punonte diçka në kompjuter. Më thotë:
- Ju lutem, a mund të prisni disa minuta se jam i zënë?
- Po more, s’ka problem. Sa të duash pres, vetëm ta zë aeroplanin me kohë (kishte kohë edhe një orë e gjysmë).
- Hiç mos u brengos për atë; të thërras unë pas disa minutave.
U skajova nja 10 metra, dhe pas 10 minutave, më thirri.
- A din çka? Po t’qes n’biznis klasë!
- Mirë de. Si të duash. Nuk ta prishi hiç!
- Po more, po t’qes prej ekonomisë në biznis klasë.
Pasi mbaroj, e falendërova, dhe i tregova se jam stërnipi i Mehmet Akifit nga Kosova. Përnjëherë iu mërdhez fytyra, dhe tek u nisa ta gjejë portën 309 (portën famëkeqe për atë gllupin nga Gjermania që nuk e gjeti dhe mbeti në aeroport), më pyet:
- Vërtetë! E pse nuk më tregove në fillim?
- Sepse po t’iu tregoja në fillim, ju do të më kishit transferuar jo në biznis klasë, por në kabinën e piltovë!
- Hahahahaha!, mbeti duke qeshur tek ma bënte me dorë “papaaa!”
Krahasojeni këtë situatë me atë të pas një ore e gjysmë se çka na bëri në aeroplan ai gllupi nga Gjermania. A ua merr mendja juve, dhe a besoni se, Fatos Lubonja i përkrahur edhe nga Naser Rafuna, ka të drejtë kur thotë: “Njeriu nuk është produkt i racës! Njeriu është produkt i kulturës [i ndihmon edhe moderatri Blendi Fevziu në këtë konstatim]. Domethënë, kur unë them jam shqiptar; nuk ka t’bëjë me racë, me gjak; ka t’bëjë me ni kulturë që kam marrë e s’kam marrë, me gjuhën qe flas e t’gjitha këto, kupton? Dhe në ktë kuptim, ti mund t’jesh i mirë ose i keq si tregues i një kulture që ti ke, që ti transmeton. Një i zi në Afrikë dhe një i zi në SHBA, janë të ndryshëm fare, pse? Ai ka tjetër kulturë, nuk po flas për më mirë e më keq; janë dy gjëra t’ndryshme. Një shqiptar që është rritur në Amerikë dhe ka tre breza atje, pavarësisht se mund t’themi është gjak shqiptari, është Amerikan dhe ka tjetër kulturë, dhe ajo e identifikon atë. Edhe Nënë Tereza, është produkt i një kulture që s’është kulturë shqiptare. Nuk po flasim fare për gjakun. Pra, identifikimi me gjakun është një vjetërsirë që duhet hequr nga kultura.” Shumica prej jush pajtoheni me këtë konstatim, sepse nuk jeni produkt i informatave dhe njohurive, por i atyre gjërave që u shërbehen në media, si për shembull, me Fatos Lubonjën dhe Blendi Fevziun në TV Klan. Sikur të ishin njerëzit e informatave të pranishëm në intervistat dhe debatet e Blendi Fevziut, ju nuk do të pajtoheshit aq shumë se shqiptari është produkt i kulturës. A ta provojmë?
Ky gllupi shqiptar që na e mbante peng aeroplanin, është rritur, ose ka kaluar shumë vite në Gjermani (më shumë se në Kosovë) dhe është bërë pjesë e kulturës “gjermane.” Ai ka qenë i njëjti me “kulturë” edhe si i ri në Kosovë, ndoshta pak më i butë. Kur njerëzit e tillë “integrohen shumë” në kulturën gjermane, atëherë ndodh një transformim shumë i vogël, për shembull, nga zagari në qen. Merreni ju këtë gllupin dhe dërgojeni në çfarëdo shteti dhe të jetoj edhe 100 vite tjera, ai tjetër nuk bëhet. Mos më detyroni t’u sjelli infinit shembuj kur shqiptarët gjysmë të egër nga Kosova, kur integrohen në kulturën gjermane bëhen të egër. E njëjta gjë vlen për ata shqiptarë që këtu kanë qenë të ndershëm e modest, të tillë mbeten edhe në Gjermani dhe kur të kthehen në Kosovë, me një dallim të vogël se tani ndoshta bëhen më të kulturuar. Ata të egrit (të cilët fatkeqësisht janë shumë) bëhen edhe më të egër, ndërsa ata që ishin të ndershëm këtu, mbesin të ndershëm edhe kur kthehen dhe nuk kanë nevojë ta mbajnë peng aeroplanin kishe jam dikushi. Në këtë kuptim, njeriu më tepër është produkt i racës dhe gjakut se sa i kulturës. Njoh shumë raste brenda familjeve në Kosovë. Të gjithë anëtarët e familjes i përkasin një babai dhe një nëne. Rriten brenda familjes dhe të gjithë shkojnë në shkollë. Ndodh që të gjithë fëmijët kur rriten dhe shkollohen në shkolla të njëjta, kanë edhe sjellje ose kulturë të ngjashme, si brenda familjes, ashtu edhe në publik. Mirëpo, kjo situatë ndryshon pas martesave, pra është në pyetje gjaku dhe raca. Mjafton vetëm njëri të martohet me një “të parod”, e atëherë e shihni se si do të zhvillohet situata, duke përfshirë edhe pasardhësit, sepse gjeni përcillet. Elementet e kulturës mbesin të njëjta. Familja në përgjithësi vazhdon t’i përbahet kulturës që e ka zhvilluar, shkolla dhe mësimdhënësi mbesin të njëjtë, publiku i njëjtë edhe pse evoluon në kulturë, djali i profesorit del ngelaq dhe analfabet nga të gjithë anëtarët tjerë të familjes, plus kriminel. Nuk ia rrokë mësimin hiç, gjersa e tërë familja (edhe nëse ndarë dhe jeton veç e veç) shpreh habinë: “Kah dreqi dul ky more kshtu; krejt na jemi kanë nxansa secili ma i mirë se tjetri, punëtorë, e t’sjellshëm, e ky ka deviju krejt.” Në fakt, nuk ka devijuar, por problemi është të gjaku dhe ADN-ja. Bëjeni pjesë të çfarëdo kulture, se nuk ka gjasa të përmirësohet, pos kur është në diktatin e fortë të ligjit sikur ky gllupi që na e mbante peng aeroplanin, por në momentin kur e vëren se nuk ka ligj, shpërthen si qen i qartur. Ky është rregull i pashkruar i gjeneve ose gjakut.
Sa e sa herë diskutoj më shumë shqiptarë temën se si të bëhen ndryshime pozitive radikale në Kosovë. U them se gjatë zhvillimit shoqëror, shpesh herë nevojiten masa radikale, të atilla që duhet vepruar me forcë, pra për ta bërë situatën edhe më keq për t’i hapur rrugës të mirës progresive. Pajtohen edhe ata. Kur ata pajtohen se këtu duhet edhe me luftë të mposhtet shteti mafioz, e kanë vetëm një pyetje:
- E kush me ba se!
- Shqiptarët, po kush! Nuk është vështirë. Afganistani e ka mposhtur Perandorinë Britanike, Bashkimin Sovjetik, e tash është në rrugë edhe Amerikën se janë të vendosur; t’ia fut kamionin me eksploziv e po i bon bizar. Gadafit në Libi...
- Qashtu ish dasht me ja u ba edhe ktyne tonve n’Kosovë, veç mos harro se ata atje (në Afganistan) e kanë emrin ndryshe. Ata nuk e kanë emrin shqiptar (d.m.th. shqiptarët janë frikacakë).
- Me këtë ti po don me thanë se shqiptarët janë racë ma inferiore se afganët?
- Jo po, po du me thanë...
- Jojojo! Është fakt se ata janë racë ma superiore, sepse e paskan emrin ndryshe dhe nuk durojnë gjithçka si shqiptarët! Afganët, libianët, egjiptasit, çeçenët, serbët, persianët, krejt e paskan emrin ndryshe. Ju po kërkoni me i qit fare këta mangupa në Kosovë, e po ankoheni se krejt popujt e paskan emrin ndryshe! A janë njerëz, popull, komb, apo çka janë shqiptarët?!!!
Provoni këso bashkëbisedime menjëherë si ta takoni ndonjë prej shqiptarëve që është në favor të ndryshimeve radikale edhe me forcë. Përpiquni t’i bindni se 1 000 vjet askush prej nesh nuk do të jetoj, dhe kështu nuk shkon, pade se çka po u thonë. Këtë detyrë shtëpie po ua propozoj nga shkaku se shqiptarët preferojnë ta heshtin të keqen sikur me këtë rastin e gllupit që na e mbante peng aeroplanin, zyrtarët e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik që shkojnë nëpër “konferenca të donatorëve” në kohën kur vendet e zhvilluara ndoshta kanë përgatitur plane për evakuimin e mundshëm të njerëzve të tyre nga Kosova.
Detyrë tjetër shtëpie: na tregoni sa e sa rasti i krimeve dhe dhunës brenda familjeve shqiptare kanë ndodhur dhe ndodhin në Zvicër, Gjermani, Itali, Belgjikë, Austri. Të gjitha këto janë shtete të zhvilluara, pjesë e kulturës të së cilave janë bërë edhe shumë shqiptarë. Unë u garantoj se ata që janë kanë pak të “cokat” këtu, janë edhe atje, pavarësisht se e a kanë një rrogë dhe shtëpi më të madhe, veturë të shtrenjtë, rroba më të mira, dhe para më shumë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 932 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi