Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mijëra qytetarë protestuan kundër proceseve të montuara gjyqësore në IRJM
Publikuar më 05 korrik, 2014 në orën 01:00 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mijëra shqiptarë iu kanë përgjigjur thirrjes nëpërmjet rrjeteve sociale për të protestuar kundër rasteve të montuara, padrejtësive, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe urrejtjes fetare ndaj shpitarëve. Protestuesi fillimisht janë grumbulluar para Qendrës Tregtare Çairçanja dhe duke brohoritur “Duam drejtësi” janë nisur në drejtim të Bit Pazarit dhe janë ndalur para gjykatës themelore.

Një numër simbolik i protesuesve mllefin e tyre e kanë manifstuar duke hedhur gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së gjykatës ndërkohë kundër tyre ka filluar reagimi i fuqishëm i policisë duke gjuajtur në drejtim të protestuesve gazë lotësjellës, shok bomba dhe topa uji. Pas reagimit të ashpër dhe të vrullshëm të policisë, masa protestuese ka filluar të shpërndahet ndërsa policia është sulur në ndjekje të tyre. Vrushkujt e ujit të hedhur nga topat e ujit nuk kanë kursyer as objektet disave prej të cilave nga goditja me vrushkuj u janë thyer xhamat. Thirrja e protestës është bërë pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 shqiptoi dënimet me burgim të përjetshëm për 5 qytetarë shqiptarë të cilët janë akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Policia hakmerret, kontrolle dhe bastisje nëpër shtëpitë e shqiptarëve

Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ku ata hapur shprehën mllefin kundër rastit “Monstra”, në aksion ka kaluar policia.
Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se Njësite Speciale po kryejnë kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane.

Këto ankesa për “Zhurnal” vijnë drejtpërdrejtë nga disa qytetarë, ku dënohet ashpër forma dhe intervenimi i këtillë policor.
Ndryshe, disa të lënduar dhe arrestuar është bilanci i protestave të sotme, pas intervenimit të policisë e cila parandaloi një pjesë të protestuesve të nisen drejt ndërtesës së Qeverisë në afërsi të QT “Mavrovasja”. /Zhurnal/

Shkup, protestuesit shqiptarë përleshen me policinë, disa të plagosur

Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme në Shkup, të nisura kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit, sic raporton agjencia maqedonase e lajmeve, INA.

Situata është ndezur para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës, gjë që solli edhe reagimin e njësiteve speciale policore.
Policia ka përdorur gazë lotsjellës dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë grumbulluar para Bit Pazarit në Shkup. Në këtë pjesë ndodhi edhe përleshja e policisë me protestuesit. Mësohet se nga përleshja janë djegur disa kontejnerë.

Raportohet se protestuesit u shpërndanë rreth orës 16.00, dhe se policia është pozicionuar pranë qendrës tregtare “Çairçanja” në Shkup. MPB ka shtuar praninë nga udhëkryqi tek gjykatat deri në hyrje të komunës së Çairit. Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit. Nga MPB-ja thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve.

Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, më 12 prill të 2012.

Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.

Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar për sot pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.

Por përkrahja për protestën ka ardhur nga shumë shoqata dhe asociacione në vend për mbrojtjen të drejtave të njeriut, nga organizata të shqiptarëve në diasporë, personalitete të ndryshme publike.

Dënimi me burgim të përjetshëm
Gjykata Themelore Shkupi 1 dha dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Por, vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm. Trupi gjykues vendosi mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria për rastin e koduar “Monstra”, ndërsa gjashtë shqiptarët akuzohen për vepër terroriste si autorë të kryerjes së krimit makabër që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas nga fshati Radishan i Shkupit.

Procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012, pas hetimeve disa mujore. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër.
(m.a/BalkanWeb)

MPJ: Shqetësim për dhunën e ushtruar në Shkup, dëmton marrëdhëniet ndëretnike

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të shqiptarëve në Shkup. MPJ u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatese gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova për 6 shqiptarët.

“Duke konsideruar zhvillimet e fundit në Shkup, lidhur me dënimin e 6 shqiptarëve të Maqedonisë të akuzuar për terrorizëm, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të ditës së sotme. MPJ u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova. Dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë midis komuniteteve. MPJ do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetë-përmbajtje dhe gjakftohtësi.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 526 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi