Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VV: Në solidaritet me protestuesit në Shkup
Publikuar më 05 korrik, 2014 në orën 12:00 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me
ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Procesi i fundit gjyqësor ndaj shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm, pa pasur prova, tashmë e vulosë idenë se akte të tilla të përsëritura të cilat mohojnë edhe të drejtat bazike qytetare shkojnë përtej paragjykimeve rastësore, dhe dëshmojnë për një strategji institucionale që
ka për qëllim shtypjen dhe frikësimin e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në Maqedoni.

E drejta për të protestuar ndaj një sistemi të tillë jo vetëm që u takon të gjithë qytetarëve pa dallim, por kthehet edhe në një domosdoshmëri. Ndërhyrja e dhunshme e policisë në protestë veç sa e shpërfaqë edhe një herë padrejtësinë kundër të cilës po protestohet, duke i dhënë të drejtë protestuesve, të cilët janë rrahur, lënduar rëndë dhe arrestuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për lirim të menjëhershëm të të gjithë qytetarëve të arrestuar gjatë përdorimit të së drejtës së tyre për të protestuar.

Sistemi shtypës që është ndërtuar në Maqedoni është bërë edhe me ndihmën e atyre politikanëve shqiptarë që nuk kanë ditur të shikojnë përtej interesave të ngushta klanore të partive që përfaqësojnë. Bashkimi i faktorëve progresivë të politikës shqiptarë në Maqedoni është sot një nevojë urgjente që do të mund të haptë rrugën për drejtësi.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

5 korrik, 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 495 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi