Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rebelimi i shqiptareve në FYROM - është civilizim
Publikuar më 07 korrik, 2014 në orën 01:19 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka disa ditë që në FYROM, shqiptarët po zhvillojnë protesta. Ata janë rebeluar kundër një pushteti që sillet ndaj tyre në mënyrë shoviniste. Ka pasur në këto protesta edhe përleshje midis popullit të rebeluar dhe policisë një etnike maqedonase të armatosur deri në dhëmbë. Ka pasur edhe të plagosur nga shqiptarët e rebeluar dhe policia e armatosur.

Dukët së shqiptarët në FYROM e kanë ndarë mendjen, ata janë shumë hapa para politikanëve të tyre, shumë hapa para BDI-së që lëshon një komunikatë bajate, por edhe shumë hapa para PDSH-së që thotë së i mbështet, por nuk guxon të marrë pjesë në këto protesta, që nuk guxon të marrë pjesë në këtë rebelim.

Jo rastësisht i konsiderova protestat e shqiptareve si rebelim, jo rastësisht e konsideroj rebelimin e tyre si të ligjshme, evropian dhe progresist. Përballë shovinizmit, përçmimit, dhunimit dhe fyerjeve etnike, rebelimi i shqiptareve është plotësisht i ligjshëm. Ai duhet mbështetur nga çdo shqiptar dhe nga çdo politikan shqiptar.

Prognoza e pritshme në FYROM, të çon në konkluzionin së ky rebelim do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë. Pak nga pak, por në vazhdimësi, ai duhet të pastrohet nga ndonjë ngjyrim fetar apo folklorik, duke u formësuar në një Lëvizje mbarëpopullore, e cila duhet të synojë bashkimin më Shqipërinë.

Nuk duhet pritur së çfarë do të thonë politikanët shqiptarë në Tiranë e Prishtinë. Sa kohë që kombi shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë i përkrah dhe mbështet bashkëkombësit e tij në FYROM, për aq kohë çdo pritje duhet të marrë fund.
Rebelimi duhet të vazhdojë. Është e vetmja gjuhë që kupton Nikolla Gruevski dhe shovinizmi maqedonas, por është edhe e vetmja gjuhë që kupton Brukseli.
Rebelimi i shqiptarëve në FYROM është civilizim. Jam i sigurt se anëtaret dhe mbështetësit e Shqipërisë Natyrale, ashtu si deri më sot, do të dinë të jenë në ballë të organizmit dhe të përkrahjes së këtij rebelimi progresist dhe europeist.

Dr. Koço Danaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 670 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi