Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mehmeti: Tirana e Prishtina t’i mbrojnë shqiptarët në Maqedoni
Publikuar më 07 korrik, 2014 në orën 09:43 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, i ka porositur Tiranën dhe Prishtinën zyrtare ta mbrojnë interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, e jo interesin e elitave politike shqiptare.

Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, duke folur për ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos pas protestave kundër dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra”, i ka ftuar Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoni e jo interesat e elitës politike shqiptare në këtë vend.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, ai ka treguar se ky shtet për elitat është parajsë, por popullit shqiptar nuk i jep asgjë. Sipas tij, bashkëfajtorë për pozitën e rëndë të shqiptarëve në këtë vend janë edhe këto elita. “Vlerësoj se Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë dallim ndërmjet asaj ç’është mbrojtje e popullit, nga mbrojtja e interesit të elitave të këtushme partiake shqiptare, e për të cilat elita, Maqedonia është parajsë që atyre ua ofron të gjitha, e popullit shqiptar nuk i jep asgjë! Andaj mendoj se Prishtina e Tirana zyrtare nuk duhet të shtiren se nuk e dinë se bashkëfajtorë për këtë pozitë mjerane të shqiptarëve të këtushëm janë edhe kryesuesit e partive shqiptare në Maqedoni”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka bërë, me dije se reagimet e tyre zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës duhet t’ua adresojnë edhe miqve të tyre shqiptarë të Maqedonisë me të cilët, sipas tij, hanë dreka e darka dhe kanë biznese të përbashkëta. “Andaj, mendoj se Tirana e Prishtina duhet më në fund të vendosin se a do të vihen në mbrojtje të popullit, apo në mbrojtje të elitave të këtushme partiake shqiptare, me të cilat shumë nga politikanët në Shqipëri e Kosovë nuk i lidh interesi i popullit, po thellësia e xhepi”, është shprehur Mehemti. Duke folur për protestat e fundit në këtë vend, ai ka thënë se harmonia ndëretnike nuk ka ekzistuar kurrë në Maqedoni.

Mehmeti ka kritikuar shumë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, duke thënë se shqiptarëve të këtij vendi u është vrarë shpresa nga ata që ua sollën në vitin 2001. “Ndonjëherë kam përshtypjen se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk zgjedhim përfaqësues tanë politikë, por vëzhgues të cilët kanë për obligim ta monitorojnë situatën e këtushme politike dhe të dalin me deklarata nëpërmjet të cilave do t’u japin këshilla shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve, që të jenë të durueshëm!? Por, pa treguar kush janë provokuesit e, mbase, duke harruar se ata i provokon regjimi, pjesë e të cilit është edhe BDI-ja”, ka thënë Mehmeti.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 703 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi