Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Reagim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Publikuar më 08 korrik, 2014 në orën 23:19 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Situata e krijuar në Maqedoni këto ditë pas procesit të padrejtë gjyqësor dhe konfirmimit se dhuna policore e shtetërore është e rezervuar për shqiptarët, e veçanërisht për ata të cilët protestojnë ndaj padrejtësive, nxori në pah po ashtu dhe qëndrimin plotësisht të pavend që paska Kryeministri e Qeveria në ikje. Kjo në kushtet kur Maqedonia proserbe e Nikola Gruevskit është shumë më e egër ndaj shqiptarëve sesa Maqedonia e Ljubço Georgievskit.

Në vend të mbështetjes për protestat e drejta të shqiptarëve atje dhe të thirrjes për respektimin e të gjitha të drejtave të nëpërkëmbura të shqiptarëve në Maqedoni, në reagimin e vonuar të Qeverisë së Kosovës u bë thirrje për dialog midis "palëve" duke e shpërndarë përgjegjësinë për dhunën e shfrenuar që u pa në rrugët e Shkupit e qyteteve të tjera.

Ne protestojmë ashpër ndaj reagimit të padrejtë që Qeverisë në ikje e cila i barazoi protestuesit me qeverinë e cila përdor dhunën dhe të gjithë aparatin shtetëror që të shtypë shqiptarët në ngjarjet e fundit e edhe më herët.

Siç jemi deklaruar dhe më herët bëjmë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar në protesta, për ndaljen e dhunës e garantimin e të drejtës së protestës.
Po ashtu iu rikujtojmë faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni se çdo qëndrim që neglizhon në heshtje apo aktivisht reagimin e popullit shqiptar në Maqedoni për ndaljen e terrorit dhe dhunës, i kontribuon thellimit të shtypjes së shqiptarëve atje.

Pjesëmarrja e tyre në Qeveri, Kuvend apo dhe institucionet e pushtetit vendor e të tjera nuk ka mjaftuar për ta sanksionuar respektimin e plotë të drejtave politike, ekonomike e shoqërore të popullit shqiptar në Maqedoni, ndaj është momenti për të mbështetur pa kompromis kërkesat dhe protestat të qytetarëve shqiptarë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

8 korrik 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 667 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi