Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHOVENIZMI MAQEDONAS NDAJ SHQIPTARËVE
Publikuar më 09 korrik, 2014 në orën 00:42 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë shqiptarët e Maqedonisë janë duke demonstruar për lirimin e gjashtë shqiptarëve që u dënuan me burgim të përjetshëm, si të akuzuar për rastin “monstra”. Diskriminimi dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dita-ditës veç sa rriten edhe më shumë, madje tash ka filluar me përmasa shumë më të mëdha dhe më të theksuara. Ky diskriminim ndaj shqiptarëve që po ndodhë bëhet kryekëput me motive etnike, politike e fetare. Nuk është ky rasti i parë që ndaj shqiptarëve ushtrohet padrejtësi, si dhe nuk është ky rasti i parë që ndaj shqiptarëve politika ndërhyn në gjyqësor. Shqiptarët pa kurrfarë prove e dëshmi dënohen me burgim të përjetshëm, për të vetmen arsye pse nuk janë maqedonas dhe janë shqiptarë.

Këtë shovinizëm që sot po e shpreh shteti artificial, i quajtur ish-republika jugosllave e Maqedonisë, më herët e ka shprehur Serbia ndaj popullit shqiptar në përgjithësi në ish-Jugosllavi, por në veçanti në Kosovë, me ç’rast na kanë vrarë, maltretuar, plaçkitur, vetëm pse jemi shqiptarë. Po i njëjti tretman ndaj shqiptarëve të cilët ndodhen në trojet e veta në këtë shtet artificial, po ndodh sot e disa vite, ku shpeshherë shqiptarët janë cak i sulmeve të hordhive maqedonase, duke i rrahur e sulmuar me gjësende të ndryshme nëpër rrugë, madje edhe duke i helmuar nxënësit nëpër shkolla, siç ishte rasti në Gostivar.
A nuk është kjo ngjashmëri me pushtetin fashist serbo-çetnik të kryekriminelit Milosheviq në Kosovë?! Ndërsa, pala maqedonase mundohet që këtë helmim ta vlerësojë si një “aktrim” nga nxënësit shqiptarë. Ky shovinizëm dhe diskriminim ndaj shqiptarëve nuk përfundon me kaq, shteti artificial (IRJM) i diskriminon shqiptarët edhe përmes “projektit Shkupi 2014”. Në këtë projekt, që lirisht mund të thuhet si antishqiptar, nuk iu lejohet shqiptarëve që të manifestojnë trashëgiminë e tyre kombëtare e fetare. Krejt këto po ndodhin para syve të ndërkombëtarëve dhe para syve të politikanëve servilë shqiptarë në Maqedoni.
I tërë ky diskriminim dhe dhunë ndaj shqiptarëve, nga partitë politike shqiptare po përcillet me polemika të ashpra të njëra-tjetrës jo cila të punojë më shumë për popullin, por cila të merr më shumë pushtet në këtë shtet të padrejtë ndaj shqiptarëve. Por, fajtorë për këtë padrejtësi të madhe që janë duke e përjetuar shqiptarët, është edhe politika shqiptare zyrtare në Shqipëri e Kosovë, të cilat asnjëherë nuk ngrenë zërin ndaj pushtetit të padrejtë në IRJM, përpos disa deklaratave qesharake, që edhe ato bëhen veç sa për sy e faqe apo sa për të thënë se ka pasur ‘reagime’.
Ka ardhur momenti që shovinizmi maqedonas, si dhe këto padrejtësi dhe diskriminime që po i bëhen popullit shqiptar të ndërpriten njëherë e përgjithmonë ose situata mund të përshkallëzohet dhe të tensionohet edhe më shumë. Dhe, jo për fajin e shqiptarëve por për fajin e padrejtësisë së pushtetit të Maqedonisë, si dhe shkaku i servilizmit të politikanëve shqiptarë.
T’i themi mjaft më shovinizmit maqedonas ndaj shqiptarëve, t’i themi mjaft diskriminimit të shqiptarëve, t’i themi mjaft torturimit, maltretimit, plaçkitjes që po u bëhet shqiptarëve në trojet e veta në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë (IRJM). Sa s’është bërë vonë!

Besart Krasniqi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 374 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi