Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Problemi filloi në vitin 1945
Publikuar më 09 korrik, 2014 në orën 01:09 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Çështja shqiptare, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, nuk është problem vetëm i kësaj qeverie, por kjo daton që me shpalljen e kësaj hapësire gjeografike si republikë, menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, për ta pasur më lehtë Serbia t’i ketë nën kontroll shqiptarët. Prandaj nuk pajtohem se ky kryeministër i sotëm është më i keq se pasardhësit e tij, Gligorovi e Lazar Mojsovi e shumë të tjerë, të cilët kishin krijuar bazën e nëpërkëmbjes për shqiptarët, bazën e mohimit të kësaj pjese të kombit tonë, jo vetëm si territor, por edhe si etni në këtë republikë dhe shqiptarët i kanë vu kujdestar për të gjitha aktet kundër Jugosllave, një qasje kriminale e vrastare për të gjithë shqiptarët në ish Jugosllavi, që ka ndjekur politika sllave e pansllaviste.

Kësaj politike të “demokratizimit” në këtë shtet i kanë pri Sali Berisha, duke e njohur këtë krijesë artificiale, pa kurrfarë kushtëzimesh, e sot çjerrët, për tu treguar kombëtar, se atje bëhet krim. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Rugova, duke shkatërruar bërthamat kombëtare përmes mbështetjes së regrutëve (Arbër Xhaferi) të dërguar atje, për të mëkëmbur pluralizmin politik, sipas sugjerimeve të Salihut dhe Rugovës, kështu që Serbia më lehtë e ka pasur të bashkëveprojë me sllavo maqedonët kundër shqiptarëve. Situata edhe më dramatike kemi pasur, qoftë në Kosovën administrative, në Luginë e në vise shqiptare në Maqedoni, mirëpo asnjëherë nuk e ka ngritur zërin Salihi me sorollopin e vet, gjithkah në trojet shqiptare, qoftë nga hapja e Universitetit të Tetovës, në lufta zingjirore që u bënë, madje edhe në projekt kushtetutën e parë nuk kishte paraparë të interesohej fare për shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze.
Shqiptarët, si banor në këtë shtet, janë fajtor për gjithë çfarë po ndodh, sipas logjikës së kolonialistit, prandaj kjo çështje nuk është problem vetën i shqiptarëve atje, por kjo duhet të vlejë për gjithë shqiptarët kudo që janë. Duhet menduar mirë për të krijuar lidership të dinjitetshëm kombëtar, për t’ua çjerr maskën atyre që, për para e kolltukë, janë në gjendje të luajnë me fatin e qytetarëve.
Marrëveshja e Ohrit, edhe pse asgjë nuk ka në të, nuk përfillet, madje as që është në rend dite. U botuar Enciklopedia “maqedonase” dhe lidershipi, atëherë Saloja pati hesht, u mjaftua me reagime publike, e në anën tjetër ajo enciklopedi ka marr rrugën e vet dhe kudo sot gjendet nëpër biblioteka e në duar të personaliteteve pansllaviste. Vrasja e dëshmorëve të kombit, në bashkëveprim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës u hesht skajshmërish, madje i vunë edhe tiketën e kriminelëve, ngritja e kishës në mes të Kalas në Shkup, thua se ua qetësoi shpirtrat shqipfolësve, sepse nuk morri përmasat e duhura dhe nuk u bënë pjesë mediale e as proteste në rrugët e Shkupit. Loja më provokuese u bë, me projektin Shkupi – 2014, ku në syrin e politikës, kritikës e institucione edhe shqiptare, u vendosen figura kriminale, të tilla që u munduan të shlyenin qenien shqiptare nga gjithë hapësira që e popullonin, por edhe figura kombëtare shqiptare, që asnjëri nga pushtetarët shqiptar nuk pati guximin të ngreh zërin për të vërtetën dhe të thotë, se këto janë shqiptare dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me ardhacakët e Karpateve.
Kjo lojë kriminale vazhdoi edhe më vonë, me pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, të trajtuar si kriminale, ndërsa u falën njerëzit e përshtatshëm për bashkëveprim, për t’i qetësuar gjakrat e shqiptarëve. Asnjë aktpadi nuk u ngrit për njësinë elite paramilitare “luanët” të cilët me bekimin e pushtetit ishin lëshuar në gjah kundër shqiptarëve, të cilët edhe sot veprojnë, sa herë ka nevojë pushteti të ndëshkohen shqiptarët.
Nëse nuk i qasemi drejtë problemit të shqiptarëve, por këtë e shohim me syrin e bletës, ndërsa të huajt dhe fqinjët tanë na shikojnë si në sy të buallit, vështirë e kemi t’i bindim të tjerët, se jemi komb seriozë, jemi komb i dinjitetshëm, jemi komb që duhet respektuar, për shkak të lashtësisë, për shkak të kulturës, për shkak se jemi komb paqësor, sepse për të ndodhur një gjë e tillë, duhet të kemi një politik gjithëkombëtare dhe të kemi reagime meritore, jo deklarime publike, por institucionale, secili nga mundësit e veprimit ku gjendet, përmes kritikës në kuvend, qeveri, depeshe - ve, etj.
Organizatorët edhe mund të jen të pa njohur dhe kotë parashtrohet pyetje se kush janë. Ata do të dilnin sikur dikush t’i mbështet nga brenda institucioneve, partive politike, shoqatave jo qeveritare, apo edhe nga shtetet amë. Por, pasi kjo nuk po ndodh, atëherë detyrohen të veprojnë në ilegalitet të dyfishtë, nga shqipfolësit dhe sllavo maqedonasit. Nuk ka pse të kërkohet nga demonstruesit për të mbajtur rendin dhe qetësinë, kur kjo duhet kushtëzuar sllavo maqedonasit, do të jenë të gatshëm për bashkëjetesë apo do të provojnë referendumin, të cilin nuk e kanë të ndaluar me Kushtetutë, donë për të jetuar bashkë apo jo.
Dënimi i gjashtëshes, është vetëm shkasi, e shkaku është provokimi i vazhdueshëm që po ju ndodh nën hundën e pushtetarëve edhe shqiptar, rrahjet, largimet nga rruga, largimet nga shkolla, largimet nga shtëpitë etj. Këto mjaftojnë për të gjetur fajtorin kujdestar, e jo kujdestar të së keqes të jenë vetëm shqiptarët. Vet fjala e prokurorit në këtë proces gjyqësor, ka qenë dashtë të ngiti në këmbë, jo vetëm kuvendarët e Shkupit, por gjithë kuvendarët shqiptarë kudo që janë, jo vetëm pushtetarët shqiptar të Shkupit, por gjithë pushtetarët shqiptarë kudo që janë dhe të mos i lehet problemi stihisë që krijon furtunë.
Ajo që duhet të na ngulitët në ndërdijen e demonstrimeve për çdo problem shqiptar, është që mos të identifikohemi me fenë, se çështja shqiptare është më e madhe se ajo fetare, dhe kjo u pa me rastin e Kaçanikut, ku nën kthetrat e një kategorie të caktuar skizofrenësh, ra edhe Akademiku Mark Krasniqi, kur bëri apel të mos ia prekim Skënderbeun! Ku e morri këtë të drejtë, morale e shkencore, ta konsiderojë “pronë të vetën”
Poshtërsinë nuk duhet lavdëruar dhe kushdo që mbështet atë, të trajtohet i tillë!

Prishtinë, 08. 07. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 714 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi