Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Se, a duhet ta pyes vetën Tirana dhe Prishtina, që po ngjet me shqiptarët nën juridiksionin Maqedon...?
Publikuar më 11 korrik, 2014 në orën 00:44 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk do harruar e shkuara e dy dekadave, sidomos ajo e viteve 80-ta, që la gjurmë të pashlyera në historinë e dhimbshme shqiptare; e ky ishte gjenocid që ushtori politika e ish-Jugosllavisë së titos mbi shqiptarët, dhe më vonë e vazhdoi politika Milloshoviqiane. Mbase ky gjenocid, çuditërisht, ende po vazhdon me metodat me të sofistikuar kundërnjerëzore, e deri te ato amorale e psikologjike, që edhe sot po e ushtrojnë me përkushtim nga shovinistët maqedonë, ngjashëm me atë të shovinizmit serb, që vetëm e vetëm përmes kësaj forme kundër civilizues ta arrinin qëllimin shfrenus të tyre.

Pra, këto montime politike nuk janë të rastësishme, sikurse nuk janë të rastësishme as arrestimet, vrasjet, dënimet me burg të përjetshëm të shqiptarëve. E tërë kjo përpjekje e politikës maqedone na i rikujton skenimet e njëjta me ato të ideatorëve shovinist serbë; sikur maqedonasit e kanë kopjuar origjinal këtë politikë dhe pa mëdyshje po e vejnë në skenë me të njëjtin skenarë. Ky shovinizëm i shteti artificial Maqedon, përkon me ideatorët dhe aktorët e shovinizmit Serb që ushtronte dhune, gjenocidi ndaj popullit të pafajshëm shqiptar që ishin të pushtuar nën juridiksionin e kohën së ish-Jugosllavi e titos dhe më vonë nga politika gjenocidiale serbe, Dardaninë e vjetër-Kosovën e sotme.

Për këtë insistim të Maqedonve për të vë kopjen e skenimit të akademisë serbe, gjegjësisht të kryekriminelit Vaso Çubralloviqit është më se e gabuar dhe e tmerrshme për vetë shtetin artificial të Maqedonisë që po pretendon për një pastrim etnik. Për këtë duhet ta kuptojnë qartë njëherë e për mot qeveria Maqedone, se nuk zhdukej një popull me një komb më të vjetër të Evropës, mbase edhe duhet ta kuptoi se kryeqyteti ideal i Shqipërisë Etnike është Shkupi me kryeheroin Hasan Prishtina. E, çdo përpjekje tjetër do të jetë tragjedi në vete, dhe për këtë do përgjegjësin morale e atë atdhetare për ruajtjen e identitetit pa e kursyer as jetën kur është në pyetje mbrojtja, shqiptari dhe kombi i tij.
Ndërsa kërkesa e shqiptarëve, demonstratat për lirimin e gjashtë shqiptarëve, djemve të pafajshëm, që u dënuan me burgim të përjetshëm sipas të së famshmes akuzë “monstra”, është më se e drejtë dhe e arsyeshme, mbase edhe e moralshme. Ky diskriminim dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve nuk është asgjë tjetër përpos një vazhdimësi e shovinizmit serb i bartur si kopje origjinale tek shovinizmi Maqedoni, që dita-ditës kjo qeveri si qeveritë e mëparshme po hap plagë të teja dhe haptas po luajnë me zjarrin.

Andaj, nëse Maqedonët nuk heqin dorë nga dhuna dhe diskriminimi që u bëhej shqiptarëve, gjë që është kryekëput i motivuar politikisht, do të tejkalohet në përmasa përtej durimi që këtë përgjegjësi duhet ta bartin edhe politika shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës se çka duhet të bëjë më tutje, dhe ta pyesin vetën se a duhet të lejohet ky diskriminim mbi popullin e saj dhe aq më shumë kur dihej se këto troje ishin të kësaj Shqipërie, që sot rri e heshtur dhe nuk b’zanë me gjuhën e arsyes?
Megjithatë, për shqiptarët ky proces i montuar gjygjësor nuk është i pa qëllimtë, sepse pa kurrfarë dëshmie akuzohen, dënohen me burgim të përjetshëm shqiptarët vetëm pse janë shqiptar. Ndaj tyre jo vetëm që është ushtruar dhunë dhe padrejtësi, po shteti maqedonas po del hapur me tezën se janë për pastrim etnik, që çdo “shqiptar i ndershëm”, do të ketë vend në Maqedoni, kurse për ata shqiptar që kërkojnë drejtësi, identitet, gjuhë dhe respektim të trashëgimisë kulturore shqiptare duhej dhënë plumbin, diskriminimin, ndjekjen, gjë që kjo nuk i shkon përshtati as vet shtetit artificial-Maqedonisë.
A nuk janë sulme të qëllimta të kësaj politike skenat e rrahjes të sulmimit nëpër rrugë e gjetiu, po ashtu duke montuar dyshime politike, që me këto dyshime në pragun e shtëpisë të maltretohet dhe të mos ndihej i sigurt për jetë shqiptari? A nuk ishte skenar i njëjtë i helmimit të nxënëseve shqiptar në Gostivar, si ai i vitet 90-ta që ndodhi në Kosovë? A nuk është i njëjti skenim me atë të Milloshoviqit kur helmimet i quajti si një “aktrim” të nxënësve shqiptarë? A nuk është provokim i rëndë të vritet shqiptari në rrugë pse kërkuaka vend që ta parkoi automjetin e tij? Mbase a nuk është diskriminim “projektit Shkupi 2014” dhe projekte tjera, sikur që ishte edhe Enciklopedia famëkeqe e akademisë Maqedone?

Të gjitha këto marifetllëqe të liga që i ushtron politika shoviniste Maqedone duhet të ndalej dhe ta kuptoi, se doemos duhet respektuar të drejtat e popullit shqiptarët, gjë që janë faktor kryesor apo shtetformues i Maqedonisë. Duhet ta kuptoi se shqiptarët janë autokton në trojet e tyre stërgjyshore dhe nuk janë fundërrinë bullgarëve, çfarë dhe janë populli i ashtuquajtur maqedon. Për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni, e që janë quar peshë si lugat të mbledhin mend dhe të vihen në interes të popullit sepse për gabimet e tyre një ditë populli di t’i dënoi dhe të mos i fal kurrë, sepse me politikat e tyre të pista, e karrieriste, popullata në këtë pjesë po vuan pa fajin e tyre. Me që duke iu besuar këtyre politikanëve që po i sjellin kob kombit, e hera-hera duke edhe i dhënë ngjyrë religjioze çështjes kombëtare, sikur politika shqiptare po gjendet e paaftë të përballej me interesat madhore të shqiptarëve pse jo edhe ato kombëtare.
Për këtë situatë të ndërlikuar përgjegjësi duhet të mbaj edhe Tirana zyrtare, po ashtu edhe ajo e Prishtinës, sikur po dukej se për inatet dhe karrierizëm kanë lë popullin në baltë nga fakti se nuk janë marrë me problemin madhorë të kombit, sikur as që kanë bërë projekte për të hartuar ndonjë program mbarëkombëtar. Këtë përgjegjësi e mbajnë edhe dy Akademit shqiptare, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës. Demonstratat dhe kërkesat për drejtësi nuk i takon vetëm popullatës shqiptare që jetojnë nën juridiksionin Maqedon, por në këto demonstrata, apo protesta duhet të solidarizohen mbarë shqiptarët kudo që janë, mbase edhe përgjegjësi duhet ta ketë edhe mërgata shqiptare që masovikisht të protestoi pranë shteteve ku jetojnë dhe t’u tregojnë ndërkombëtarëve se ende gjenocidi, diskriminimi, dhuna, vrasja dhe tentimi për pastrim etnik po vazhdon të realizohej me skenar të njëjtë si ai Serbë mu në mes të Evropës, në Ballkan, mu në shtetin artificial të Maqedonisë, në ish Republikën e Jugosllavisë së Titos.

Shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë të vetëdijesohen se pa një Shqipëri etnike nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan, mbase e kanë të kotë politikanët servil që mundohen të shtihen si paqësor për ta ruajtur shtetin Maqedon. Ruajtja e këtij shteti nuk bëhet me terrorizëm, dhunë mbi shqiptarët autokton, mbase as nuk ruhet ky shtet artificial duke ua mohuar gjuhën dhe kulturën popullit autokton shqiptar, siç nuk ruhet me injorimin e çdo të drejte më elementare të jetës që i bëhej pa ndërpre nën kërcënimin e tytave të pushkës shqiptarit, që gjenden nën juridiksionin e shovinizmit Maqedon. E, shqiptarët, duhet për herë të fundit t’i themi politikës diskriminuese sllave maqedon se po deshët paqe e shtet respektojeni vullnetin e popullit autokton shqiptar, se përndryshe “në këtë zjarr do të digjni vet”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 802 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi