Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KËTË KOSTO KUSH DO TA PAGUAJ TJETËR, PËRVEÇ KËTIJ POPULL TË MJERË ME ÇFARË POLITIKAN PO UDHËHIQET!?
Publikuar më 13 korrik, 2014 në orën 01:02 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
-LOJË MATEMATIKE, NE... EDHE ATA...-

Shkrim im ditë më parë “Ta lëmë inatin dhe karrierizmin....” sikur i preku disa në setër dhe më thanë se: Ne... nuk e gjejmë vetën në këtë shkrim, mbase jemi të përcaktuar për ta mundur Atë..., në emër të “popullit” edhe pse nuk jemi të partë, me këtë grupim po na lejon kushtetuta ore. Ai... është kryekëput personazh i shkrimit tuaj, ndërsa Ata... të Atij... janë humbës, se nuk e kanë shumicën, edhe pse kanë fituar janë humbës.

Të dy taborët po pretendojnë të jenë në karriget e shtetit. Ah sa i ëmbël është karriga, bile për Isen që i bënë mijëra dredhi vetëm për t’u ngjitë edhe njëherë në pushtet nuk është çudi, e as për Ramushin që jetën e jap për kryeministër, ndërsa Hashimit i duket vdekje për ta humbur këtë post! Lima nuk po lufton me qen i pari, i mjafton i dyti të jetë se edhe për të dytin pajtohet.
Për shkrimin në fjalë kishte opinionistët, lexues që shkrimin e pranonin si realistë, por kishte edhe të atillë që e gjuanin gurin në oborr të komëshisë, ku pas shtetit shtihen të kamufluar se janë për shtetin, popullin dhe jo për karrierizmin, në mes këtyre të kamufluarve ka edhe të tillë që thonë ia ke fut kot, se: Ne... nuk luftojmë për karrierizëm dhe as që kemi inati, e duam shtetin dhe për të “luftojmë”, kurse Ata... luftojnë për karrierizëm more.

Të mos flasim o popull vetëm ta shikojmë lojën, thjesht një lojë matematike, llogaritje me numra. Për shembull 10 më shumë se 37 (LDK-30, AAK-11 dhe Nisma 6 deputetë), ndërsa me planin B 37 PDK-ja plus 11 me minoritete po ik për një numër koalicionit treshes dhe barazimi i fundit po vije te kjo përllogaritje 48 me 47-të, ku si rezervë po mbetej LVV me 17-të dhe lista Serbska me 9-të
Këtë matematikë, lojë numrash, a mund ta kuptoi njeriu që vërtetë ka në gjak sinqeritetin, e nuk vuan nga psikoza e karrierizmit? Thjesht e them me logjikën e shëndosh se kjo lojë numrash nuk i përshtatët kohës, e aq më keq mu në kohën kur në Mitrovicën përtej ure ndërtohet përmendorja e kriminelit të Car Llazarit dhe në Maqedoni ka quar krye harbutizmi shovinist Maqedoni, pak sa është e pakuptimshme kjo humbje kohe për karrierizëm...
Sikur që është e pakuptimshme kjo lojë matematike-partish, ashtu është edhe serioziteti i tyre, sepse këtë nuk e bëjnë për hir të popullit por thjesht për hir të inateve dhe karrierizmit: mbase edhe nuk e ka lënë memoria aq shpejt këtë popull si mendojnë Këta... dhe Ata... Populli nuk harron, thotë nj urti popullore; atë që e dëgjoi dje nga këto parti, kishte dashur kurrë më të mos e dëgjoi, sikur atë që i thoshin njëra-tjetrës, më lloj-lloj epitetesh të ndryshme deri te ato të pista, duke u sharë e pështyrë, duke e quajtur njëri-tjetrin hajn, e të korruptuar, shitës dhe përkulës, apo edhe më shumë se kjo që do t’u duhej t’u kishte ardhur turp nga populli e lëre më të kandidohen për të parin apo të dytin e shtetit. Sot sikur e tëra ajo e së djeshmes u harrua dhe u shtrin duart fare pa kërkuar falje e pa i pastruar duart dhe fytyrën.

Ky pazarllëk është thjeshtë më shumë se inati dhe karrierizëm, me këtë lojë jo të ndershme po u hedhin hi syve popullit e asgjë më shumë. Kjo nuk është zgjidhje po një çoroditje, në vend se të mendojmë kombëtarisht, e të reagojmë si një trup i përbashkët kundër diskriminimit në Maqedoni dhe ngritjes së përmendores së Car LLazarit do ta kishin bindur popullin se janë për popullin jo të etshëm për pushtet.
Për të mos thënë se nuk kanë reaguar askush, dorën në zemër se LVV ka reaguar e vetme ndaj këtyre ngjarjeve të rrezikshme, duke mos e harruar as Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila fuqishëm e ka dënuar djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë, e kishte harruar, apo nuk i shkoi ndërmend të dënoi dhunën, diskriminimin që po bënë shovinizmi Maqedon ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
Më në fund e tëra kjo lojë politike ka një kosto të lartë: e këtë kosto kush do ta paguaj tjetër, përveç ky popull i mjerë me çfarë politikan po udhëhiqet!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 580 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi