Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPËRIA "JO E NDARË NË BE, ETNIKE PO"
Publikuar më 16 korrik, 2014 në orën 00:03 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqipëria fitoi statusin kandidat për anëtarësim në BE por shtrohet çështja çdo të ndodh me fatin e Shqiptarëve të cilët pas copëtimit të trojeve shqiptare mbetën dhe jetojnë jashtë Shqipërisë?
Kërkohet zgjidhje sepse Shqiptarët përballen me dy lloj integrimesh, me atë mbarëshqiptar si komb i vonuar në histori e kërkesë e kohës dhe atë evropian.

Duke i analizuar me vëmendje të gjitha marrëveshjet e deritanishme ndërkombëtare, si: Marrëveshja e Londrës (1913), Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja Ribentrop-Ciano dhe “Shqipëria e Madhe” (1941), Marrëveshja e Jaltës dhe e Postdamit (1945), Marrëveshja e Dejtonit (1995), Marrëveshja e Rambujesë (1999), Marrëveshja e Kumanovës (1999), Marrëveshja e Konçulit (2001) dhe Marrëveshja e Ohrit (2001), shohim qartë se të gjitha marrëveshjet e arritura në këto konferenca ndërkombëtare janë organizuar për t’i ndërprerë luftërat e zhvilluara gjatë periudhave të caktuara.
Deri tani të gjitha këto marrëveshje ndërkombëtare janë të tejkaluara dhe hapur mund të themi se janë marrëveshje artificiale dhe inekzistente. Për të siguruar paqen e stabilitetin e përhershëm në Ballkan, bashkësia ndërkombëtare tani do të duhet të organizojë një tjetër konferencë ndërkombëtare si Konferenca e Londrës tani për t'i rikthyer Shqipërisë pjesët e marra padrejtësisht.

Rëndësi të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 13 Gusht të vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit ndëretnik në IRJM-së dhe në përputhje me këtë Marrëveshje u miratuan një numër i konsiderueshëm i Amandamenteve Kushtetuese.

Marrëveshja e Ohrit konsiderohet si një akt që ndërpreu luftën e vitit 2001 dhe nëse do të respektohej ashtu siç është shkruar do të kishim një Maqedoni të qëndrueshme, një Maqedoni të lirë, ku do të funksiononte si shtet multi-etnik dhe ku etnitetet do të jetonin në harmoni fetare dhe etnike. Fatkeqësisht edhe pas gjithë këtyre viteve të nënshkrimit të saj kjo nuk ka ndodhur për mungesë të vullnetit politik maqedonas dhe për ne Shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk ka pasur harmoni ndëretnike. Duket qartë se Maqedonia nuk mund të mbijetojë në këtë model sistemi politik sepse pothuajse në disa dekada ka treguar se popullata e ka shumë të vështirë për të gjetur mënyrën e bashkëqeverisjes apo të krijimit të një familje me të drejta të barabarta të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Protestat e ditëve të fundit po alarmojnë se po jetësohet projekti i hershëm i serbit famëkeq “Drafti i Çubriloviçit”, siç e quan Kadare, qëllimi i të cilit ka qenë armiqësimi i shqiptarëve me Evropën. Synimi i tij po trashëgohet lehtësisht nga sllavët në momentet vendimtare për shqiptarët. Tre javë pasi Shqipëria merr statusin kandidat për në BE, ku të gjithë shqiptarët i kthyen vështrimet drejt integrimit në familjen e madhe evropiane, përsëri vazhdojnë kurthet ndaj shqiptarëve, kësaj here shpërthen vëmendja tek “ekstremistët shqiptarë të Maqedonisë”.

Vrasja e pesë maqedonasve shfrytëzohet për t'i shpallur shqiptarët “islamistë radikalë të rrezikshëm”. Tani kemi të bëjmë me fokus ndaj “shqiptarëve ekstremistë” si rrezik potencial për perëndimin dhe jo vetëm dënimi për vrasjen. Shqiptarët e manipuluar në vend se të dëshmojnë të kundërtën, protestojnë haptazi në mbrojtje të çështjes fetare. Bartja e flamujve me mbishkrime arabe në protesta shqiptare dhe thirrja se “Islami do të dominojë botën”, mjaftojnë për të argumentuar konstatimin e maqedonasve se nuk kemi të bëjmë me çështje kombëtare, por fetare. Pamje të cilat i mjaftojnë kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, e gjithë atyre që duan t’i dërgojnë mesazh perëndimit se shqiptarët janë antiperëndimorë për të kërkuar refuzimin e integrimit. Kundërshtarët duan t’i thonë Evropës dhe SHBA-së se gabuat kur shpëtuat një popull gjysmë të humbur për të penguar çdo integrim të shqiptarëve, për të na shpallur mosmirënjohës ndaj miqve ndërkombëtarë. Më shumë se kurrë gjithë kësaj kauze antishqiptare po i kontribuojnë grupet antiperëndimore mes shqiptarëve.

IRJM-së problemin duhet ta kërkojë brenda sistemit qeverisës sepse për ta pengesë jemi ne Shqiptarët që jemi autoktonë në trojet tona dhe nuk duan të na pranojnë si komb shtet-formues.
Qeveria e IRJM-së në marrëdhëniet e jashtme që ka me Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës janë shembull i mirë që duhet t'i ndjek edhe me shtetet fqinje duke i krahasuar me marrëdhëniet që ka për çështjet e hapura me Greqinë sepse Greqisë nuk i pengon emri por i pengojnë vetë maqedonasit, me Bullgarinë e cila lehtësoi marrjen e pasaportave bullgare shtetasve të Maqedonisë Lindore dhe me Sërbinë e cila akoma nuk i pranon kishën autoqefale ortodokse.

IRJM ka pasur mjaft kohë dhe nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe t'i zgjidhë këto çështje me fqinjët e saj dhe nuk do të arrijë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane sepse:
- Pozicionimi i Sofjes është i qartë: S'ka Maqedoni as gjuhë maqedonase, lehtësuan dhënien e pasaportave që të ketë sa më shumë bullgarë të deklaruar.
- Athina definon hapur se i pengojnë maqedonasit dhe jo emri Maqedoni.
- Sërbia - aduti i tyre mban kishën.

Por, protestat e ditëve të fundit dhe reagimet e Kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski drejtuar kryeministrit Rama se ai është amator në detyrë dhe le t'i shikojë se si po jeton pakica maqedonase në Shqipëri dhe si ajo shqiptare në Maqedoni duket se përkeqëson marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve sepse shqiptarët nuk janë pakicë, gjithçka kanë investuar me vetëkontributin e tyre dhe shteti kurrë nuk ka ndarë mjete financiare në përpjestim të drejtë për investime.

Deklarata e Tiranës zyrtare është shumë domethënëse për IRJM-në: "Republika e Shqipërisë është e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, bazuar në parimet e respektit të ndërsjelltë."
Shqipëria, si anëtare e barabartë e NATO-s (2008), do t'i mbrojë shqiptarët kudo që janë si obligim dhe detyrim kushtetues.

Nga deklarata duket qartë se Shqipëria ka qëllime serioze dhe nëse ky pushtet vazhdon të injorojë elementin shqiptar në Maqedoni, i nënçmon ata, përdor dhunë dhe i diskriminon në çdo sferë të jetës, atëherë një prej kushteve themelore që Shqipëria do t'i kërkojë Maqedonisë për integrimin në NATO do të jetë implementimi në germë i Marrëveshjes së Ohrit, në të kundërt Shqipëria mund të bllokojë këtë proces dhe zbatimi i kësaj marrëveshje është edhe çelësi kryesor i së ardhmes së Maqedonisë në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Kjo deklaratë godet fortë dhe fuqishëm dy partitë politike shqiptare në Maqedoni të cilat deri më tani kanë qenë në pushtet dhe kanë shpalosur arritjet e Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit kur edhe pas 13 viteve vazhdojnë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në IRJM.

Shqiptarët nuk duhet të integrohen në Bashkimin Evropian me dy shtetet aktuale: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, si dhe me trojet e tyre nën Serbi, nën Mal të Zi, nën IRJM dhe nën Greqi.
Të integruar në Bashkimin Evropian, kështu siç jemi të ndarë në pesë shtete, shqiptarët nuk do të përbëjnë ndonjë faktor të rëndësishëm në familjen e madhe të BE-së, në të cilin janë të integruar komb-shtete të mëdha dhe shumë të fuqishme, siç janë: Gjermania, Franca, Italia, Spanja etj. Kështu të ndarë, shqiptarët do të rrezikojnë që në perspektivë të humbasin edhe identitetin e tyre kombëtar.
Shqiptarët do të përbënin një faktor shumë të rëndësishëm, jo vetëm në Gadishullin Ballkanik, por edhe në BE po të ribashkohen si një komb-shtet i vetëm kombëtar me një sipërfaqe mbi 50 mije km katrorë dhe me një popullsi prej 8 – 10 milionë banorë.

Shqipëria nuk duhet të lejojë që shqiptarët të braktisin trojet e tyre për t'iu bashkuar Shqipërisë për anëtarësim në BE por hapi i parë është t'i ribashkojnë trojet, ndërsa i dyti është integrimi në BE. Pra, "Maqedonasve u mbetet të zgjedhin ndoshta duan t'i bashkohen Shqipërisë për t'u integruar në BE, atëherë ata do të gëzojnë statusin si komb minoritet në Shqipëri".

Mr. Rudina Batku

12/07/2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 64 vizitorë
Lexuar: 902 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi