Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët gjithnjë kanë protestuar për drejtësi, por drejtësia nuk duket askund sepse...
Publikuar më 16 korrik, 2014 në orën 00:07 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas luftës së 2001, që si rrjedhojë kemi një marrëveshje midis sllavëve dhe shqiptarëve për më shumë drejtësi dhe të drejta qytetare shqiptarët përsëri u shtypën dhe u burgosën edhe më shumë se para Marrëveshjes së Ohrit.
Shqiptarët protestuan fuqishëm në vitin 2009, kur doli në qarkullim Enciklopedia e famshme sllavo-maqedonase e cila fyente rëndë shqiptarët, por edhe kombet e tjera.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë fyente shqiptarët dhe shtrembëron historinë e tyre. Ku në të thuhet se: "shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe me dhunë i kanë dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre...Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre...Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore...” Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia sllavo-maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, që shkaktojë protesta dhe reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni. Por përsëri nuk u bë asgjë, Enciklopedia qarkullon e qetë nëpër botë dhe drejtësia nuk u vu në vend.

Më 10 Maj 2010, shqiptarët protestuan pasivisht në Shkup për më shumë drejtësi, kjo protestë madhështore në atë vit u organizua zyrtarisht nga Këshilli i Organizatave joqeveritare. Në atë periudhë kërkesat ishin:
1. Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla si rasti Sopotit, Brodecit dhe rastet e Hagës.
2. Ndërprerja e menjëhershme e politikave diskriminuese në baza etnike dhe fetare në ekonomi, arsim dhe kulturë siç bëhet me projektin Shkupi 2014, me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit si dhe me përdorimin e simboleve kombëtare.
Vetëm dy ditë pas kësaj proteste me moton DREJTËSI, policia vret në mënyrë enigmatike 4 shqiptar, Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafer Shala dhe Qemal Fejzullahu. Pra, shteti u tregoj shqiptarëve forcën dhe se drejtësia nuk do ketë asnjëherë për shqiptarët në Maqedoni.

Pas katër vitesh në Korrik 2014, shqiptarët përsëri protestojnë masivisht për Drejtësi, por përsëri pas këtij lumi të madh njerëzish çdo gjë do të vazhdojë e njëjtë, drejtësi për shqiptarët nuk do të ketë. Lind pyetja përse nuk ka dhe nuk do ketë drejtësi për shqiptarët? Përderisa shqiptarët përfaqësohen me deputet servila, vasalë, injorantë, që kanë dosjet e korrupsionit, dosjet e dashurisë me sekretaricat, dosje si bashkëpunëtor të sigurimit sllavë, derisa ministrat shqiptar janë njerëz familjarisht të besueshëm të pushtetit të sllavëve dhe punojnë kundër shqiptarëve, drejtësi nuk do të ketë asnjëherë. Ka më shumë se 8 vite që Ministri i Drejtësisë është shqiptar, avokati i popullit është shqiptar, janë 27 deputet shqiptar etj. Pra, para botës të gjithë qeveritë sllave dhe Gruevski i kanë justifikuar dënimet ndaj shqiptarëve sepse drejtësia drejtohet nga vetë shqiptarët nga ana juridike. Që të kuptojmë ato se çfarë ndodh me ne shqiptarët në Maqedoni gjërat duhen thënë ashtu siç janë dhe jo ashtu siç ju pëlqen politikanëve. Problemet e shqiptarëve në Maqedoni nuk janë vetëm burgosja me raste të montuara, por është injorimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë problemet e rreth 20.000 shqiptarëve që u mohohet e drejta e shtetësisë. Një diplomat shqiptar që punon në ambasadën e Maqedonisë në Zvicër me tregoj se vetëm në Zvicër janë rreth 5.000 shqiptar nga Maqedonia që nuk ju jepet shtetësia, pa folur për fshatrat e Kumanovës dhe Likovës që ka me dhjetëra familje pa shtetësi.
Nëse duhet të ndryshojmë situatën e sotme për të mirë të shqiptarëve ne duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është, pavarësisht se është e hidhur.
Maqedonia është shtet sepse ka me mijëra vasal shqiptar që punojnë për ekzistimin e saj si shtet dhe komb. Nëse vërtetë shqiptarët do e kishin seriozisht për ta shkatërruar Maqedoninë, ata do ta kishin bërë me kohë. Prandaj nuk duhet kërkuar faji vetëm tek Gruevski, por edhe tek deputetët dhe ministrat shqiptar që populli i ka votuar me dy duar. E vërteta është se s’ka deputet Trima në Kuvendin e Maqedonisë, edhe ata që ishin dikur i përjashtuan me dhunë ose me dredhi duke realizuar porositë e padronëve të partive shqiptare që shpirtin, mendjen dhe zemrën e kanë në Beograd dhe jo në Tiranë.
Gjendja e vështirë që ndodhen shqiptarët në Maqedoni është si pasojë se ata s’kanë as pozitë dhe opozitë. Për këtë çështjen unë kam shkruar para disa vitesh, por askush nuk u vuri veshin sepse shqiptarët kënaqen me rrogat 300 euro duke qëndruar në shtëpi që marrin nga qeveria e Gruevski.
Në përfundim dua të them se çdo iniciativë që do të marrin shqiptarët për të themeluar një parti apo lëvizje politike të pa kontrrolluar nga shërbimet e sigurimit sllavë është e dënuar të dështojë sepse kundër këtyre iniciativave kombëtare do punojë i gjithë aparati shtetëror i Maqedonisë nga "intelektualët" shqiptar e deri tek ruajtësi i deleve dhe mbjellësi i sallatës e deri tek rritësi i peshkut e i bletëve. Pa folur për mediet gjysmë kombëtare dhe antikombëtare në gjuhën shqipe. E drejta dhe politika rrallë herë bashkohen bashkë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 982 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi