Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Protesta e 11 Korrikut dhe gjenet me ambicie të sëmura
Publikuar më 18 korrik, 2014 në orën 01:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në protestën e 11 Korrikut, ku priteshin përleshje mes protestuesve paqësorë shqiptarë dhe policisë, sikur kam treguar në shkrimin tim të fundit “Jo protestave ditën e premte” për skenaret e përgatitura për të viktimizuar shqiptarët e revoltuar, shkupjanët e Vërtetë apartiak u dolën në ballë protestuesve shqiptarë prej rreshtave të parë dhe morëm përsipër organizimin pa asnjë motivacioni politik, as për të shfrytëzuar rastin Monstra për ndonjë promovim, por thjesht për të parandaluar skenarin e përgjakshëm mbi shqiptarët e revoltuar.

Ata që u bashkuan më vonë në Bit Pazar, aty afër ku ishin kordonët e policisë, sikurse as nuk e kam njohur kush është Daim Luci, por e kam konsideruar si anëtarë të familjarëve të cilët u dënuan me burg të përjetshëm, i cili më tha se duhet të lexonte kërkesat e familjarëve. Disa të tjerë, si për shembull, Kim Mehmetin, që derdh lotë krokodili për komb dhe shqiptari, herë në Prishtinë, herë në Tiranë, që për konsum të brendshëm politik thotë se “Islami e ka shpëtuar shqiptarinë”, si Zijadin Selen, kryekomunarin e Strugës, që kërkon fronin e PDSH-së, në vend se të mirret me përgjegjësitë komunale, pasi me veprimet e tij e dëmtoi rëndë partinë e tij, ku i dha emër dhe nder, disa të tjerë të larguar ose të përjashtuar nga klanet e forta të BDI-së, që mundohen të manipulojnë me emrin e Diasporës, sikurse ishte peticioni i tyre pak para zgjedhjeve me lotë krokodili për ish-ushtarët e UCK-së, nuk më kanë bërë fare përshtypje, duan të promovohen politikisht, është e drejtë e tyre, por harrojnë se protesta ishte për rastin Monstra, e me shumë aty ishte rinia e revoltuar me sistemin, padrejtësitë e shumta që janë bërë para dhe pas pavarsimit të Maqedonisë. Kurse gjenet politike me ambice të sëmura harrojnë edhe më të rëndësishmen: në qoftë se e ka shkruar Zoti të kalohet edhe nëpërmjet ndonjë konflikti të kontrolluar, sado që do të jetë i dhimbshëm për shqiptarët e Shkupit dhe rrethinës, megjithatë patjetër një ditë do të ketë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, ku duhet të dalish e të legjitimohesh me emër dhe mbiemër. Nuk do të lejojnë shqiptarët e Shkupit, Kumanovës dhe rrethinës, zonës së Karadakut, që e pësuan luftën e vitit 2001 më keq se të gjithë të tjerët, ku plagët dhe vuajtjet e tyre janë ende të pashërueshme, të përfaqësojnë të drejtat e tyre gjene politike me ambicie të sëmura, që asnjëherë nuk kanë kaluar nëpër teste të këtilla.

Për personat e klubit “Elita”, në protestën e 11 Korrikut, se ata paskan pasur agjendë që të promovohen politikisht nuk e kam ditur, sikurse nuk mund ta kuptoj planin e tyre të keq se pikërisht protestat e shqiptarëve për Drejtësi janë momenti më i mirë për të formuar ndonjë partie me elemente fetare, qoftë edhe të asaj allaErdogance, që në sfond ka elemente edhe të “vëllezërisë muslimane” të Egjiptit. Ata duhet ta kuptojnë një gjë: në vend të Hasan Elbenës së Egjiptit, shqiptarët e kanë heroin e tyre kombëtar Hasan Prishtinën, i cili patë thënë “Më mirë maleve të Kosovës sesa në kolltukun e turpit në Stamboll” Duhet ta kuptojnë qartë se Interesat e shqiptarëve nuk kanë lidhje me ideologji të këtilla turko-arabe dhe janë të papranueshme me interesat e kombit shqiptar, me orientimin e tyre perëndimor NATO dhe BE. Kurse kryetarin e klubit “Elita”, z. Skender Rexhepi - Zejd e njoh prej moti, më saktësisht prej kur e kam kundërshtuar të themelohet Lidhja e Rinisë Islame me elemente turko-arabe në kuadër të Bashkësisë Islame në vitin 1991. Prandaj, pronarët e Almakosit, e disa të tjerë, që po bëhen dorë e zgjatur e LSDM-së dhe Milqinit për të imponuar ideologji të këtilla në mesin e shqiptarëve, duhet të vetëdijesohen dhe të dalin në anën e Vizionit Shqiptar në Maqedoni, sa nuk është vonë!

As ligji e askush tjetër në Maqedoni nuk ua ndalon këtyre të klubit “Elita” të formojnë parti, të promovohen dhe të garojnë në zgjedhje, por kurrësesi me taban të interesave shqiptare.

Apeloj në emër të DSHM, njejtë sikur para zgjedhjeve të fundit:

- së pari, deri tek kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, të mos bëhet kryeneç se ka ndërkombtarizuar rastin Monstra, të largohet nga ndërtimi i shtetit partiak në sistemin unitar, të mos përdor gjendjen e vështirë të ish-pjestarëve të UCK-së për politikë ditore, të pranojë rregullat e demokracisë, të refuzojë praktikën e deritanishme të fitoreve në zgjedhje përmes frikës dhe shantazhit, të ndalë banditët dhe propagandën e tij gebelsiane kundër rinisë shqiptare, të mos i konsiderojnë si pjesë e partive në realizimin e të drejtave të tyre, urgjentisht të departizon institucionet arsimore dhe universitetet, të mos futet edhe më shumë në mëkate, sepse akrepat e orës në shtator kanë vetëm një emër: Game Over!.

- Së dyti, deri tek kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaci, të bëhet i durueshëm dhe shumë tolerant ndaj të gjitha padrejtësive, që ia kanë bërë atij dhe anëtarëve të PDSH-së, të zgjasë dorën e tij me ofertë publike deri tek komplotistët e tij, të bashkojë partinë e tij, të marr qendrime më të ashpëra opozitare, të jetë më prezent në shpjegime, të kërkon nga deputetët e tij të lëshojnë parlamentin, në vend se të mirren me përfaqësuesit deshtakë të BDI-së, nuk ia vlen të jesh institucioanal, konstruktiv, kur sulmohesh nga deputetë analfabetë të BDI-së, që janë shqiptar si ti, por mendojnë si “car Nikolla”!

- Së treti, i falenderohem shqiptarëve të Diasporës prej në SHBA, Europë dhe vëllezërve tonë në Shqipëri dhe Kosovë se mbështetën rininë shqiptare të Shkupit, dënuan dhunën e ushtruar mbi protestuesit shqiptar, treguan se janë gjallë dhe nuk do të lejojnë tash e tutje të viktimizohen shqiptarët e Shkupit për kusuritje politike, aq më shumë TANI do të JEMI NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR dhe nuk do të lejojmë interesat tona kombëtare të përzihen me elemente fetare, as nuk do të lejojmë ndonjë element turko-arab të flet në emër të këtyre interesave kombëtare, sepse nëse kanë prekur keq ekonomisht qytetarin shqiptar tenderokratët e BDI-së, ua kanë mbyllur rrugën e perspektivës, nuk do të thotë se nuk ka rini shqiptare, rini me dinjitet kombëtar, rini me energji kreative për ta marr fatin për Vetëvendosje në duart e veta! Protestat e tyre do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen deri në realizimin e të drejtave të shqiptarëve që lidhen me statusin e tyre në Maqedoni dhe jo vetëm për një rast, sikurse është Monstra, sepse kanë Një mijë e Një raste tjera për të protestuar!

Musa Lamallari (Tim Shkupi)

Kryetar i DSHM-së

P.S.
Plotësisht solidarizohem me protestat që organizojnë familjarët, njejtë sikur u solidarizova ditën e parë kur na binin bombat e policisë me shok dhe me gazë para këmbëve. Tani besoj se do ju shkoj çdo gjë në rregull dhe ndërkombtarizimi i rastit Monstra nga z. Ali Ahmeti, siç e paraqesin propaganda e BDI-së, politizimi i saj nga të tjerët do të sjellin efekte pozitive dhe një rigjykim të ri, ku të dënuarit do të dëshmonin me forcën e argumentit pafajsinë e tyre.

Vazhdon beteja e Shqiptarëve… Nuk do të ndalet…

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 399 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi