Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Protesta dhe kërkesa vetëm kombëtare
Publikuar më 18 korrik, 2014 në orën 01:43 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas tradhtive të njëpasnjëshme, të gjata e të pariparueshme të partive shqipfolëse si BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH-s, së Menduh Thaqit, të cilat për kaq vite shitën hapur interesat kombëtare, dhe në bashkëqeverisje me sunduesit, organizuan dënime të shpeshta të motivuara nga urrejtja e papërballueshme sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve, durimit edhe atje i erdhi fundi.

Mënyra ç`njerëzore e trajtimit të bashkëkombësve tanë në Iliridë gjithandej, shkaktoi eksplodimin e menjëhershëm të gjithë mllefit të mbledhur shumëkohshëm, në zemrat e shumëvuajtura nga shtypja dhe padrejtësitë e pa fund mbi shqiptarët.
Dufi i mbledhur ndër vite, shpërtheu si pakënaqësi gjithëpopullore dhe u kthye natyrshëm në një protestë të gjerë gjithëkombëtare e cila gjeti solidaritetin e gjithanshëm dhe mbështetjen e pa kompromis të shqiptarëve gjithandej, që nga trojet tona etnike, ashtu edhe në vendet evropiane, SHBA dhe botën mbarë.

Sipas shtypit dhe mediave në gjuhën shqipe edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland,pas vendosmërisë së treguar të bashkëkombëve tanë në protestat e tyre të përditshme, i dërgoi porosi të qarta politikës sllavomaqedonase për përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve si kusht për të ardhmen e këtij vendi, si dhe theksoi gatishmërinë e Amerikës për investime në rajonet ku ata jetojnë me qëllim të barazimit ekonomik dhe social atje.

Ndaj në këto momente vendimtare,rinia e kombit, demonstruesit e përditshëm dhe gjithë pjesëmarrësit shqiptarë të saj kudo, duhet të jenë tejet të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë zhvlerësimin e gjithë këtyre protestave masive dhe sublime, nga njerëz apo grupe të cilët kanë për qëllim shndërrimin e këtij evenimenti të ndritshëm kombëtar, në "ceremonial" manifestimi-familjar!
Protesta, nuk është private dhe as nuk i takon vetëm një emri apo familje, por demonstrim gjithëkombëtar me pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike, për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve dhe sigurimin e lirisë e të drejtave të tyre që u takojnë si popull, gjithandej Iliridës.

Të gjithë e dimë se FYROM-i, si konglomerat i ngritur dyshimtë, të cilin nuk e njeh askush për popull, qysh nga lindja si fëmijë i jashtëligjshëm i Titos-nga kopil i ish Jugosllavisë komuniste, u kthye në vrasës historik dhe përdhunues permanent jo të një apo disa familjeve por të të gjithë shqiptarëve.
Këtë metodë ata vetëm sa e përforcuan edhe më tepër pas shpalljes së "pavarësisë", të cilën përveç shqiptarëve që e pranuan ngutshëm me shumë eufori dhe rrëmbyeshëm, e pa asnjë kriter dhe kusht paraprak, qysh atëherë, askush nuk veproi në këtë mënyrë kaq të marrëzishme.

Ndaj,edhe sot mbetet e pakuptueshme se pse u dashtë kaq gjatë të respektohet një mish-mash i tillë i neveritshëm, pa histori e traditë, pa të kaluar të çartë as të ardhme të sigurt, një përzierje sllavo-mongoleze pa vazhdimësi as perspektivë, ngrehinë aq fragjile sa që pa shqiptarët, nuk mund të ekzistoj as edhe një ditë.
Megjithatë qeveria e këtij kuazi populli, (leshpërzier) mbeti përherë-jo vetëm tepër mosmirënjohëse, por edhe pafundësisht e armiqësuar ndaj shqiptarëve e cila çdo ditë motivon edhe kriminel e banditë sllavomaqedonas, jo vetëm për t’i rrahur e plagosur bashkëkombësit tanë, por edhe për të kërkuar vdekjen e tyre kudo, rrugëve,shesheve, objekteve publike, shkollave e spitaleve e deri te stacionet sportive dhe mediat sllavomaqedonase.

Fatkeqësisht shqiptarët nën FYROM, terrorizohen deri në atë masë sa që edhe prindërit bashkë me fëmijët me dit të tëra, detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe të mos guxojnë të dalin vet, as ti dërgojnë ata në shkollë për shumë ditë mësimi, prej nga shpesh u vijnë të përgjakur, apo edhe dërgohen direkt në spitale, të rrahur e të plagosur nga huliganët sllavomaqedonas.
Për tu bërë gjendja edhe më tragjike, bashkëkombësit tanë në Iliridë,nuk rrihen barbarisht vetëm në tren, autobus, shkollë, stacion apo rrugë, por fatkeqësisht ka shumë vite që ata vriten e plagosen dhe keqtrajtohen për vdekje- para fëmijëve, grave, nënave dhe baballarëve, edhe brenda oborreve dhe shtëpive të tyre, vetëm pse janë shqiptar, duke mos iu dhënë askujt llogari për veprimet vdekjeprurëse ndaj shqiptarëve,ani pse pjesë e asaj qeverie për shumë vite, është edhe Ali Ahmeti me BDI-n, e tij.

Madje FYROM_i, për të mbyllur sa më gjatë dhe dënuar sa më të rëndë me dhe pa faj bashkëkombësit tanë, për dënimin e tyre, rezervoi të ashtuquajturën veprën penale si “Terrorizmi” që në këtë kuazi shtet konsiderohet si njëra ndër veprat më të rënda, fat të cilin, sipas shtypit,para disa kohësh e përjetoi edhe një gazetar shqiptar (Agim Behluli) nga Kumanova.
Mjerisht,dënimet për të ashtuquajturin “Terrorizëm” nga kjo qeveri banditeske me identitet dhunues ndaj shqiptarëve, që nga viti 2001,asnjëherë nuk pushuan,kurse burgjet në FYROM, janë për ditë e më të stërmbushura me bashkëkombës tanë të pafajshëm.

Me gjithë faktin se para sa vitesh u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshje e Ohrit”ajo ndërpreu vetëm luftimet në mes të shqiptarëve të shtypur dhe sunduesve sllavomaqedon, por nuk ndaloi asnjëherë dhunën, burgosjet dhe keqtrajtimet ndaj pjesëtarëve të popullit tonë, ndërsa qysh nga nënshkrimi i marrëveshjes së lartcekur, në shënjestër u vunë pikërisht, pjesëtarët e pambrojtur të UÇK-së, ndaj të cilëve edhe sot vazhdon gjueti e pa-ndalur.
I gjithë opinioni shqiptar e më gjerë, ende i ka të freskëta arrestimet e vazhdueshme të këtyre ushtarëve,dhe vetëm në burgun e Idrizovës ende vuajnë dënimin mbi 200 pjesëtar të saj me shumë vite heqje lirie, duke mos harruar as mbytjen e paradokohshme në burg të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani, i cili fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Keqtrajtimi monstruoz dhe dënimet drakonike të civilëve shqiptar në fshatrat Brodec, Sopot e Rakovec, burgosjet e përjetshme të bashkëkombësve nga fshati Haraçinë, dhe sa e sa raste të tjera që kanë mbyllur për kohë të gjata dhe pa asnjë faj, shumë shqiptar, veç sa e forcojnë revoltën edhe më tepër si dhe shtojnë nevojën për të vazhduar deri në fund,përpjekjet për liri.
Ndaj, angazhimet për çështjen e këtij kombi me shumë ndarje e kufij dhe disa gjendje brenda vetes, kërkojnë punë të mëdha, mirëkuptim të kujdesshëm afrues dhe fjalë të shkurtra por domethënëse, të cilat si prodhim përfundimtar do të sillnin lirinë e njëmendët dhe bashkimin tonë të përhershëm, vepër e cila do të vlerësohej në mënyrë meritore nga miqtë dhe përqafohej përjetshëm nga i gjithë kombi shqiptar.

Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se as e ashtuquajtura "Marrëveshje e Ohrit", e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001 në qytetin e Ohrit ilir,nuk realizoi asnjëherë dhe asnjërën nga obligimet e ndërmarra 13 vjet më parë, megjithëse bisedimet u zhvilluan, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Madje,për të qenë çudia edhe më e madhe , me gjithë faktin se bisedimet u zhvilluan ndërmjet partive shqipfolëse dhe qeveritarëve sllavomaqedonas, Emri Shqiptar nuk figuron askund në Aktin e Marrëveshjes dhe as që përmendet kund ky Emër në dokumentet e bisedimeve!
Dhe për aq më keq, si rrjedhojë e gjithë këtij anonimiteti përkundër nënshkrimeve të hedhura në një letër pa emër as përcaktim, Populli Shqiptar i Iliridës nuk u sanksionua në Kushtetutën sllavomaqedonase, si popull shtet formues.
Pra për të gjithë ata që ende nuk besojnë në këto fakte të hidhura, le ti lexojnë me vëmendje parimet e "marrëveshjes së lartcekur, në pikat e renditura më sa vijon më poshtë!

Parimet themelore të Marrëveshjes se Ohrit:

1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtimi i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit

1. Ndërprerja e armiqësive
2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4. Përfaqësim në gjyqësor ne proporcion me popullsinë
5 Gjuhe zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
6 Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve te bashkësisë ne zonat ku ata përbejnë shumicën).

Ndaj, kur kihen parasysh gjithë këto probleme, menjëherë kuptohet se nuk është në pyetje, një apo disa persona e familje por e gjithë çështja kombëtare e shqiptarëve, ndaj edhe demonstrimet nuk filluan vetëm për një rast as emër të veçantë, por për të gjitha padrejtësitë që ndër vite ushtrohen mbi ta si popull.
Një solidarizim kaq shembullor i masës së gjerë kombëtare, nuk guxon assesi të karakterizohet si protestë familjare, as të kufizohet si ceremonial i organizuar privat nga një grup bashkëfamiljarësh.

Kjo është dhe mbetet protestë gjithëkombëtare e cila zhvillohet për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve dhe sigurimin e lirisë e të drejtave që i takojnë popullit tonë në Iliridë.
Protesta pa vonuar, duhet të profilizoj strategët e orientimit dhe mbarëvajtjes së demonstrimeve si dhe të nxjerrë sa më parë programin me kërkesa të njëmendta kombëtare në ballë, e cila do duhej të shërbente një Recetë Shëruese për sëmundjen që sa kohë e mundon popullin tonë në këto pjesë.

Aty duhet të renditen me kujdes kërkesat për statusin e Popullit Shtet-formues me të drejtë shkëputje, si dhe e drejta për liri e Bashkim Kombëtar, të cilat me realizimin e tyre, përfundimisht do të zgjidhnin problemet ekzistenciale, prosperuese dhe kombëtare të këtij populli.

Gani Qarri

Cyrih, 15 korrik 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 519 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi