Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POLITIKA E PADURUESHME “SHQIPTARE”!
Publikuar më 18 korrik, 2014 në orën 01:44 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Se politika shqiptare, e udhëhequr prej vetë “shqiptarëve” të deridjeshëm të Pashiqit, Rankoviçit, Titos e Millosheviçit (dhe pinjollëve të tyre “shqiptarë”), është bërë skajshmërisht e padurueshme, skajshmërisht skandaloze, skajshmërisht antishqiptare, skajshmërisht kuislinge e tradhtare, e tregon gjendja paszgjedhore e 8 qershorit 2014.
Sipas politikës së padurueshme “patriotike” e “shqiptare”, që po udhëhiqet kudo ku jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre etnike, në ish-Jugosllavi, Vendin duhet ta udhëheqin vetëm “komunistët”-“demokratë” me pasardhësi LKJ-iste – LKK-iste – LDK-iste&Co. Ndryshe, nuk bën!... Politika e padurueshme “shqiptare” e shau luftën dhe UÇK-në, po i shanë e përçanë luftëtarët dhe popullin shqiptar. Dhe, si politikë e padurueshme “shqiptare” që është: dy gurë bashkë nuk po i le, si para lufte, si gjatë luftës, si pesëmbëdhjetë vjetë pas lufte!...

Në gjithë situatën skandaloze e kaotike që ka mbërthyer shqiptarët, veçan ata në Maqedoninë shqiptare të pushtuar prej Gruevskit&Co, ku pol inçohen e dënohen vetëm shqiptarët; loja me kufirin Kosovë – Mal i Zi, dhe, për aq sa pamë sot, në zhvillimet e Senacës konstituive të Kuvendit të laraskave konuniste të “Republikës së Kosovës”, nga sorrëshkinat e aleancës paszgjedhore, antikushtetuese, u bë një puç fashist, i dyti me radhë, i paparë, një grushtshtet i komunistëve të Isa Mustafës&Co, që, shqiptarët, do ta kujtojnë gjatë në mbamendjen e tyre historike-kolektive.

Është për t’u thënë se puçit komunist të Isa Mustafës iu bashkangjitën edhe dy krahët e “luftës së UÇK-së” dhe boshti “shqiptar” i VV. Çudia ndodhi, kur, pas mbylljes zyrtare të seancës nga Flora Brovina, u gjet “kurthi” i LDK-AAK-NISMA e VV, bashkë me shkie, kur, papritmas, nisi seanca konstituive e laraskave të Kuvendit të “Republikës së Kosovës”, dhe, për “kurth” u përdorë vajza e “presidentit të ndjerë” histerik të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova, znj. Teuta Rugova. U zgjodh ajo fatkeqe, që ta zëvendësojë Dr. Flora Brovinën, për t’i dhënë frymë puçit të Isma Mustafës, për t’u bërë “Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës”, me vota të shkieve, përkatësisht, të “Listës Serpska”!...

U pa se pas mbylljes së Seancës konstituive, kur kryesuesja Flora Brovina tha: “Seanca mbullet për sot dhe për vazhdimin do t’ju lajmëroj të gjithëve me shkrim”, deputetet e pranishëm lëshuan sallën e Kuvendit. Pas lëshimit të sallës së Kuvendit nga ana e deputetëve të PDK-së dhe të tjerëve, ndodhi puçi tjetër fashist i radhës, i opozitës komuniste e shqiptaro-titiste, të cilit i janë bashkuar edhe dy krahët e “luftës së UÇK-së” dhe VV.

Këto sjellje të papërgjegjshme të opozitës komuniste e shqiptaro-titiste&Co po e tregojnë një papjekuri elementare dhe po i thonë këtij populli botërisht se nuk janë të interesuar për mirëqenien dhe prosperitetin e tij, por, me çdo kusht, mjet e mënyrë, janë për t’i uzurpuar ulëset dhe vendet në “Kuvendin e laraskave të Republikës së Kosovës”, ku po i vjelin fare për së gatshmi të hyrat dhe tagrapagesat e qytetarëve shqiptarë dhe të pakicave të tjera joshqiptare!…

Sovrani e tha fjalën e vet përfundimtare më 8 qershor 2014 dhe nxori fitues të zgjedhjeve koalicionin parazgjedhor të PDK-së, me në krye Hashim Thaçin, që është fitues i zgjedhjeve në baza kushtetuese e ligjore. Por, vota e popullit, vota e sovranit, e iritoi opozitën e Isa Mustafës&Co, dhe, opozita (LDK-AAK-NISMA e VV), në emër të “Kushtetutës dhe ligjeve” lidhi një “Kontratë” paszgjedhore, jokushtetuese dhe joligjore, për të bërë puçe të njëpasnjëshme dhe të padurueshme antishqiptare, me politikat e tyre të padurueshme antishqiptare, me lak, me kut e me kliçkë shqiptaro-titiste.

Kësisoji, kur dihet se politika e padurueshme “shqiptare” e LDK-së&Co, nuk mund të quhet më politikë dhe shqiptare hiç se hiç, çfarë duhet bërë tutje? Qëndrimi opurtun karshi një gjendjeje të tillë puçisto-fashiste, antikushtetuese e grushtshteti të njëpasnjëshëm, bën përgjegjëse organet e “shtetit” të “Republikës së Kosovës”, sistemin e drejtësisë dhe gjyqësorin. Ku është, në këtë rast dhe në raste të ngjajshme, Kryeprokurori i “Republikës së Kosovës”?… Apo, mos edhe “shteti” i quajtur “Republika e Kosovës”, në krye me “Prokurorin dhe institucionet e tjera shtetërore të institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”, është edhe më i interesuar t’i dalë krahë Isa Mustafës së LDK-së dhe mes shqiptarëve të nisë një luftë qytetare, civile? Një luftë, të cilën e mirëpresin shkiet dhe shqiptarë-shkiet e LDK-së së “Republikës së Kosovës”, në krye me Isa Mustafën&Co!…

Kjo situatë e pashtegdalje, krijuar enkas, gjithsesi antishqiptare, siç po shihet, hëpërhë, u shkon për shtati armiqve tanë fqinj, në veçanti Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi e Greqisë, që, gjithsesi, po i sinjalizon ato “shtete” se si duhet të sillen me shqiptarët dhe me tokat e tyre etnike, denbabaden shqiptare, të leopardizuara prej tyre dhe prej politikave “shqiptare” të “shqiptarëve”!...

Është koha e fundit që politikat e padurueshme “shqiptare” të vihen nën kontroll, nga Kushtetuta dhe ligjet, përndryshe, nëse ato i lihen në dorë stihisë “komuniste”-“demokratike” të LDK-së së Isa Mustafës&Co, vaj halli për shqiptarët dhe për shtetin e tyre shqiptar, Shqipërinë Etnike!...

Burojë, më 17 korrik 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 693 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi