Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Adem Zaplluzha: Poezi
Publikuar më 18 korrik, 2014 në orën 01:48 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.
















FISI I JONË

Nëse shkojmë në varre
Ne nuk qajmë gjatë
Ecim kryelartë
Atje i kemi njerëzit me dinjitet
Që s’durojnë dot lot

I duam
Dhe i deshëm
Deri sa ishin gjallë
E për së vdekuri
Me lot nuk i bëjmë përrallë

Fisi i jonë
Kur pikoi nga bota e hyjit
Me dinjitet i kalëroi kohërat
Dhe i përbuzur vdekjet

I shkeli lumenjtë
Kapërceu edhe përrenjtë
Edhe atëherë nuk qau
Kur ja këputën penjtë e frymëmarrjes

MË LËNI TË ECI VET

Më lëni të eci vet
Nëpër brishtësinë e botës sime
Çfarë do qoftë
Ajo është e imja

Nëpër udhët e saja
Do eci
Me tërë qenien ujit
Sa hap e mbyllë sytë
Dua t’i kapërcej vështirësitë

Lëshomani dorën
Të vrapoj errësirës
Nuk e posedoj verbësinë
Binokulare të kohës

Kush po ju përcjellë juve
Që po ngarendni kështu pas meje
Ecni udhës së juaj
Deri në theqafje

Më lëni të eci vet
Kjo është e vetmja rrugë
se si mund të mbërrij
Hapin tim që ikën para meje

QORRAZI ECËT NËPËR KOHË

Thashë se uji i gërryen muret
Bari i fishkur nuk bindet me fjalë
Ju nuk më besuat
Gërmuat nën shputat e rrënjës

Kur e gjetët historinë e farës
Pa dashje mbollët pemën
Që nuk e shfrytëzoi askush
Dhe sot po ju thahet në kujtesë

Kokëfortësia ju çoi edhe më larg
Nëpër çdo lagje të qytetit
I pyetët nekrologët
Për vdekjet
E shtyllave elektrike

Asnjë tregim
Nuk hulumtuat nëpër xhepa
Qorrazi ecët nëpër kohë
Dhe nuk mbërrit askund

Më shumë ju pëlqente
Qimja e flokut në sytë e mikut
Se sa lënda e kalbur
Në trurin e përdhosur të armikut

MË PËLQEN

Kur shkojë në fshat
Më pëlqen të pi ujë te çezma
Ku më rrjedhin kujtimet
Nga gryka e lëfytit të metaltë

Më pëlqen të pi ujë
Mu në atë krua
Ku pinte kali im i egër
Dhe fërshëllente si era

Më pëlqen
Të ulem në gurin e bardhë
Dhe të ja jap këngës majëkrahut
Ku më dëgjonin vashat

Më pëlqen të eci nëpër sokakët
E baltosura
Sepse edhe balta e tokës tonë
E kishte shijen e mollës së pjekur
E kishte dashurinë e atdheut

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 528 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi