Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUSH E HËNGËR KILËN NË LOJEN E DREQIT...?
Publikuar më 20 korrik, 2014 në orën 01:12 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
FLORA BROVINA PËRBALLË SKENARISTËVE

Në solemnitetit e betimit të deputetëve të 17 korrik u hap belaja dhe plasi sherri i pritur nga popullit, por fal çudisë, nuk ndodhi më e keqja që edhe kishte frik populli, gjë që nuk patë as grushtime siç jemi mësuar të shohim.
Që në fillim të legjislativit filloi ky sherr dhe sikur u zgjidh me ndihmën e Listës Serbska, përmes përfaqësuese së saj, Mirka Vuleqini, e cila seancën e udhëhoqi në gjuhën serbe, e për injorim, pasi Isa Mustafa e morri bekimin e treshes për kryeparlamentar,dhe ia arriti qëllimin, tha shqip Faliminderit....!

Kjo skenë e mjerë, për të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e parlamentit, ishte atëherë kur e vënë në siklet aktivisten e nderuar, Flora Brovinën, që nga këshilltarët e vet përmes mimikës së tyre, dhe kryetarët e të gjitha partive, e deri te bija e ish liderit të LDK-së, Teuta Rugova, kuptohej nën presionin e frikës dhe të karrieristëve deshi pa kurrfarë të drejte ta vë në mocion Flora Brovinës. Gjë që kjo jo vetëm që ishte një shkele procedurale, por edhe një shkelje morale, ku kombit po ia dhunon figurat e çmuara. Kjo marrëzi nga të gjithë deputetët, pavarësisht së cilës parti i përkisnin e vunë në siklet, Flora Brovinën, mbase edhe e nënçmuan aq keq sa vet Beogradi nuk do ta kishte bërë këtë turp.

Votuan prapa shpinës së Florës dhe bën mocionin kundër saj të gjithë parlamentarët e pranishëm dhe një zëri i dhanë besimin Mirka Vuleqinit e me këtë besim të saj dhe me përkrahjen e Listës “Sërpska” u zgjodh kryeparlamentar, nxënësi i titës, bashkëpunëtori i Rrahman Morinës, Isa Mustafa. E për këtë e para e ka përshëndet Beogradi zyrtar, ku edhe “përshëndet veprimet e deputetëve të listës “sërpska” në kuvendin e Kosovës, të cilët votuan për zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar të këtij institucioni legjislativ. Zëdhënësi i qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlloviq e ka quajtur hap demokratik votën e deputetëve serbë për zgjedhjen e Mustafës në pozitën e kreut të kuvendit. Ai ka thënë se vota e deputetëve serb, ka qenë mbi të gjitha veprim për të parandaluar parregullsitë dhe vonesat në themelimin e legjislativit. Mihajloviq ma tej ka nënvizuar se veprimi i listës ‘Sërpska’, ishte demonstrim i fuqisë së deputetëve serbë në kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se serbët do të bëhen faktori kyç në krijimin e qeverisë së Kosovës, gjë që po jetësohet tani (këtë pjesë marr nga radio Kosova e lirë) ”

Pra, kjo lojë e skenuar është e çuditshme, nëse populli ka votuar, e ligjvënësit e riparojnë, sipas epsheve të tyre këtë vullnet të popullit, të votuesve është më shumë se cenim i votës, mbase edhe shkelje e etikës dhe një porosi që në të ardhmen të mos ketë besim populli me vendosjen e votës së lirë dhe të pacenuar, sepse ajo sikur po dhunohet pamëshirshëm nga karrieristët, e të paktën nga ata që kanë lënë hije të tmerrshme në historinë e këtij populli, qoftë në përgojime apo ato nëpër konferenca të montuara të LKJ-së.
Për çudi në mes tërë kësaj katrahure politike sikur edhe inati ka hyrë si kryekapitull dhe po bëhet skenar kryesor i tërë kësaj situate të pa volitshëm. Pra, nuk mund të arsyetohej me këto veprime jo etike as njëra nga partitë pjesëmarrëse në skenarin e kësaj loje... mbase edhe do të mbajnë papërgjegjësi për cenimin e votës dhe me çka u kanë kërkuar votën popullit, që sot po e shkelin me dy këmbë duke mos ndier as një përgjegjësi morale e asaj programore.
Më për ndërgjegjen dhe popullin nuk ka vlerë a është 3-shi, dyshi apo askush e i bërë, përmes votës së dyshuar, dikushi. Këtë përgjegjësi e mbajnë të votuarit ... që janë bërë rob i karrierizmit dhe në emër të karrierizmit, apo inatit sikur i janë përkulë politikës së Beogradit, përmes listës “Sërbska” që ta arrisin qëllimin.
Kjo s’është më e mira, e as etike për popullin, mbase as mashtrimi i atyre që thirren në mbrojtje të popullit, se realiteti është ndryshe. Do të thoshte populli se: Kush bëri negociata me Beogradin?- thjesht mu kjo treshja e famshme e formuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit me kryeprotoganistin e PDK-së( po ashtu në atë kohë edhe Nisma ishte pjesë e PDK-së). E kush zhurmoi më tepër për këto marrëveshje, pa tjetër se ishte LVV dhe kush tjetër? E për keqardhje në legjislativit e fundit nga inati u përlye me treshen e famshme e cila pas zgjedhjes së Isës sikur e hëngri kilen.
Nga ky skenar i tmerrshëm, Çuditërisht, Flora Brovina, pa dashjen e saj u vu në lojë të dy skenarëve, të atij PDK dhe treshes, ndërsa LVV sikur rrëshqiti në skenarit e treshes, gjë që e cila pretendon se është për ruajtjen vlerës kombëtare të paktën është dashur t’i vije keq dhe të mos i kishte ngritur duart për ta rrëzuar me mocion Flora Brovinën, ani pse kishte bërë shkelje të dukshme pa fajin e saj, gjë që ajo më e keqja ishte kur bija e Rugovës i ftoi deputetët që të votojnë për mocion mosbesues kundër aktivistes së nderuar, Flora Brovinës. Kjo ishte më shumë se jo etike, mbase në të njëjtën kohë, bija e Rugovës, Teuta Rugova ftoi Mirka Vuleqinit që ta udhëheq seancën plenare të inaugurimit të legjislativit, me miratimin e të gjithë deputetëve të pranishëm në sall, ku asnjëri nuk abstenoi apo të jetë kundër Mirka Vuleqinit. Megjithatë seancën e udhëhoqi njëra nga ata deputet që grupimi i saj nuk e njehë shtetin e Kosovës, e mu për këtë me të drejtë zyrtarët e Beogradit po e quajnë si një arritje e madhe, mbase edhe thonë se pa Listën Serbska nuk do të kenë mundësi të zhvillohet as një seancë plenare e lere më të merren vendime të mëdha.
Kjo lojë e dreqit është e rrezikshme dhe për këtë nuk do t’ua fal populli kurrë juve... që po e tmerroni popullin në këtë varfëri, mjerim, papunësi, me shumë vetëvrasje dhe vdekje në mungesë të përkujdesjes mjekësore, mbase as për atë që nuk keni kujdesej për pjesën tjera të popullit që keqtrajtohen nga mbeturinat Sllave,Bullgare etj. Për këtë në fund do ta thotë fjalën e vet gjykata e lartë e shtetit, e për këtë do të ishte mirë që nëse shkohet në zgjedhje të reja, gjë që edhe pritet, populli t’i ndëshkon këta politikan, sidomos kryetarët e tyre t’i shkarkon nga pozita që në të ardhmen të mos kenë mundësi të jenë pjesë e kandidimit për Kryeministër, a parlamentar, me një fjalë të frymon politika e lirshëm pa asnjërin nga këta lider që po pretendojnë të jenë të parët e popullit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 1,150 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi