Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BETEJA E KOSOVËS
Publikuar më 20 korrik, 2014 në orën 02:39 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
BETEJA E KOSOVËS U ZHVILLUA ME TË 16 TË MUAJIT SHABAN DITË E MARTË E VITIT 791, KJO DO TË THOTË MË 10 GUSHT TË VITIT 1389 NË DITËN E ALIGJYNIT E JO NË VIDOVDANIN SERB MË 28. 06.1389.

Njëra ndër betejat e shumta që bënë kthesë vendimtare në analet e historiografisë botërore, është Beteja e Kosovës e 10 gushtit të vitit 1389. Që e bënë dhe e zhvilluan popujt dhe shtetet ballkanike. Ku pas kësaj beteje Perandorisë Osmane iu hapën rrugët e pushtimit në drejtim të Perëndimit,dhe në katër anët tjera të botës. Me këtë marshim kolonialist të Turqisë, shumë popuj të Gadishullit Ilirik gjegjësisht (Ballkanik), ranë dhe u bënë vasalët të kësaj perandorie të fuqishme, duke i kaluar gati pesë shekuj nën sundimin dhe robërinë e saj.

Me këtë betejë turqit e trasuan rrugën e tyre kolonialiste për në Romë dhe Paris. Ndërsa Car Llazari, duke e vërejtur se po i përgatitej një uragan shumë i fuqishëm afër kufijve të principatatës së tij. Kishte vendosur të hynte në aleancë me krerët e tokave të Bosnjës dhe Shqipërisë, kundër Sulltan Muratit, këtë aleancë ballkanike princi Llazër, do ta forconte me dërgimin e një delegacioni provokues ndaj Sulltanit. Porse, në të njëjtën kohë edhe Sulltan Murati me suitën e tij, ushtarake kishte filluar ta përgatiste dhe organizonte shumë mirë ushtrinë e tij perandorake, duke e pajisur atë për herë të parë me topa, thon burimet Turke.
Sulltan Murati për në Betejën e Kosovës, i ftoi edhe dy djemt e tij: Bajazitin dhe Jakupin të cilët gjer atëherë ndodheshin në Anadolli. Nga shtetet të krishtera evropiane, ai e priste përkrahjen nga krerët sundues të Serexhës dhe Qystendilit, porse jo në një masë të madhe. Ndërsa, sipas akademik Sima Qirkoviqit, ku thot: “Nisu svi Srbi bili na Srpskoj strani u Kosovskoj bici, bilo je Srba i među Muratovim vazalima”. “Të gjithë Serbët nuk kanë qenë në anën e Serbëve në betejën e Kosovës. Në mesin e vasalëve të Muratit ka pasur edhe Serbë”.[1]
Më pastaj Xhahit Ramadani, vazhdon me konstatimet e tij historiografike se: “Rrugtimin për në Kosovë, Sulltan Murati e kishte bërë duke kaluar nga ana perëndimore e Gadishullit Ballkanik (Hemusit). Pjesëmarrësit e këtij rrugëtimi, gjegjësisht luftëtarët e këtij rrugëtimi dëshmojnë se kanë kaluar nga ana veriore Ilire, dhe ditën e tretë kanë arritur në Ihtiman tani qytet ky në Bullgari. Nga ky vend rrugët ndahen për në Sofje, Nish dhe Sehirköy, kjo rrugë ishte me e përshtatshme për qarkullim, ndërsa rruga tjetër shpinte në të majtë dhe kalonte mbi shumë ujëra dhe prej asaj kohe këto vende quheshin Sulludebren, e që çonin drejtë burimeve të ujërave termale dhe regjioneve kodrinore të Ballkanit për në Küstendil. Nga Ihtimani pas dy ditë pushimesh që e bënë në Alaedin, ditën e tretë ushtria e Sulltanit kishte arritur në Küstendill. Ndonëse kjo rrugë ishte shumë e vështirë për qarkullim, Sulltan Murati e mori këtë rrugë pas shumë sugjerimeve nga vasalët e tij, si rrugë më e shkurtër për në Kosovë.
Në Küstendil vasali, dhe miku i dëshmuar i ushtris së Sulltan Muratit, i bëri atij mikpritje madhështore me surle e daulle dhe ushqime të llojllojshme dhe të mjaftueshme, saqë në sofër nuk kishte munguar asgjë. Ndërsa, pushimin e ardhshëm ushtria e Sulltan Muratit të Parë, e bëri në Luginën e Madhe Ullu Ova, nga këtu ushtria e madhe e Perandorisë Osmane u nis në drejtim të Kratovës”.[2]
Siç kemi thënë edhe më lartë se kjo rrugë kalonte dhe e ndërlidhte kontinuitetin e nyjeve kryesore e cila vinte nga Prishtina përmes Karadakut,Preshevës, Bilaçit dhe malit Rujan, zbriste në Pçinjë, dhe më pastaj vazhdonte për në Qystendil. Edhe M. Kostiqi thotë se: ”Përmes kësaj rruge Turqit kanë ardhur pjesërisht në Luginën e Preshevës nga rrafshnalta e Nagoriçës dhe Miratocës, pastaj përmes Ostrovicës së Preshevës dhe Zhupës (Famullisë) së Moravës kanë arritur në Kosovë. Si dëshmi të kalimit të ushtrisë Turke përmes Luginës së Preshevës përmendet toponimi Muratovo Shatorishte-Çadra e Muratit. Sipas këtij burimi Sulltan Murati çadrat i kishte hapur në Jug dhe Perëndim të Çukarkës dhe Leranit”.[3]
Beteja ishte zhvilluar në Vidovdan më 28. 06. 1389 në Kosovë, sipas burimeve serbe, AS: MID;. Ndërsa sipas J. V. Hammerit, beteja ishte zhvilluar më 20.06.1389, kurse burimet turke thonë sipas takvim hesabi üzere, në bazë të llogarisë kalendarike, beteja ishte zhvilluar me të 16 të muajit Shaban të vitit 791, d.m.th. më 10 gusht të vitit 1389, dhe atë në ditën e martë në “Kosovë mejdan u zhvillua”.[4]

Me të arritur ballë për ballë me dushmanët Sulltan Murati, menjëherë deshi të hynte në luftë. Por për shkak të motit të nxehtë pastaj edhe ushtarët ishin shumë të lodhur nga rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm, Evrenos Begu kishte propozuar që lufta të zhvillohej të nesërmen.
Fusha ku ishte zhvilluar beteja ka qenë 5.000 hapa e gjerë, dhe 20.000 hapa e gjatë nga lumi i Sitnicës. Aty ishte përqendruar ushtria e madhe e Sulltan Muratit përballë ushtrisë së vogël të Aleancës Ballkanike, e cila atëbotë i fliste shtatë gjuhë të dinastive të ndryshme të pafeve (dinsësve) të popujve të kësaj aleance. Këtë ushtri e përbënin: Serbët, Bullgarët, Boshnjakët, Shqiptarët, Vllehtë dhe Polakët. Sipas disa shënimeve të historiografëve vendor dhe ndërkombëtar thuhet se në anën e Aleancës Ballkanike që luftonin kundër Turqve ishin edhe Grekët. Përpos këtyre popujve të sipërpërmendur burimet turke thonë se në anën e Aleancës Ballkanike në Betejën e Kosovës, kan marr pjesë Maxharët dhe Çekët.
Sipas J. V. Hammerit, megjithëse ushtria kundërshtare ishte shumë më e madhe, Sulltan Murati, konsultohet me gjeneralët e tij, dhe propozoi që ai ta bënte sulmin mbi forcat e Aleancës Ballkanike. Disa prej gjeneralëve mendonin se turqit duhet t’i vendosnin devet e tyre përpara ushtrisë dhe me kafshët çfarë nuk janë mësuar me i pa kundërshtarët, do t’i hutonin ata, dhe se devet do të jenë një lloj mbrojtjeje para ushtrisë turke. Këtë ide e kishte kundërshtuar biri i madh i Sulltan Muratit duke thënë se për fitore nuk nevojiten këso “marifetllëqe, dhe këso lloj mashtrimesh, këto e zvogëlojnë besimin në vetvete dhe te Allahu. Kundër armikut duhet luftuar me guxim pa fare mbrojtje “sy me sy” kishte mbaruar Bajaziti.
Veziri i madh e mori Kuranin e madhërishëm, duke vendosur t’i lexoj ajetet aty ku do të hapej vet libri i madhërishëm dhe famëlartë: “O Pejngamber, lufto kundër atyre që nuk besojnë... shpesh ndodhë që togu i madh të jetë i mundur nga më i vogli”.[5] Sulltan Muratit, iu ngritë morali nga ajetet e dëgjuara nga Kurani, ndonëse kishte ra në kujtime
(Padisah endi eye düshtü) për shkak të erës që fryente nga ana e armikut dhe pluhuri që shkonte në sytë e ushtarëve osman. Gjatë natës i bëri lutje edhe njëherë Zotit që këtë furtunë ta ndërpriste. Me agimin mëngjesit të ardhshëm era ishte ndalur dhe kishte filluar një rigë e shiut flladitës-freskues.
Edhe në taborin e Aleancës Ballkanike, mbaheshin kuvende dhe plane luftarake. Derisa Turqit, kishin vendosur që herët në mëngjes lufta të fillonte, në taborin e aleatëve kishte ra propozimi që armiku të sulmohej natën. Këtë propozim ashpër e kundërshtoi Gjergj Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, i cili e komandonte ushtrinë prej më tepër se 5.000 ushtarësh, ai do të thoshte: “Sikurse të sulmonim natën, nën mbrojtjen e territ të natës, shumica e myslimanëve do të shpëtonin nga asgjësimi, duke ikur nëpër bjeshkë dhe djerrina”.[6]
Përpos Josef Von Hammerit, që e përmend Gjergj Kastriotin, gjyshin e të Madhit Skenderbe, edhe burimet Turke si pjesëmarrës të Luftës së Kosovës e përmendin si: “Vu Arnavud Prensi Jorj Kastriyot” edhe Princin Arnavud Gjergj Kastriotin dhe Gjergj Balshën e Dytë.
Si zakonisht vendin qëndror në zemër të Betejës së Kosovës e kishte zënë Sulltan Murati, kurse princ Bajaziti e komandonte krahun e djathtë të betejës, ndërsa princ Jakupi e komandonte krahun e majtë të saj. Ndërsa në qendër të ushtrisë aleate qëndronte Knjaz Llazari, kurse krahun e djathtë të luftës e komandonte Vuk Brankoviqi, kurse krahun e majtë e komandonte mbreti i Bosnjes, Tvërtko.
Sipas Xh. Ramadanit, i cili thotë se: “Lufta ka qenë e ashpër dhe e rrufeshme. Gjaku rridhte si përrua. Në Bujanoc dhe rrethinën e tij, ekziston gojëdhëna se nga gjaku i madh u ngulfat viçi dy muajsh. Në të gjitha anët kishte koka të luftëtarëve shpata dhe diamante, kur krahu i majtë i osmanlinjve kishte filluar të luhatej, gjegjësisht dobësohej si vetima në ndihmë i vjen Bajaziti duke shkatërruar para vetës shumë koka të armiqve me buzdovan (topuz). Për shkak të ardhjes së tij, të rrufeshme, turqit Bajazitit ia lanë nofkën Jëlldërëm Bajazit.
Sipas burimeve vendore dhe atyre të huajve Millosh Obiliqi (Milush Kopiliqi), thuhet se ka qenë me origjinë shqiptare dhe ka qenë kopil (bastardh). Ai për më tepër nga Car Llazari ishte cilësuar si tradhtar. J. V. Hammeri mes tjerash thotë se: “Në vigjilje të betejës, mbreti Llazar pinte me prijësit e tij për shëndetin e vet.- Pi, pi, për shëndetin tim, edhe pse je i akuzuar për tradhti, i thoshte mbreti Llazar Milush Kopiliqit.- Të faleminderit, tha ai dhe shtoi: Dita e nesërme do të dëshmojë besnikërinë time. Të nesërmen në mëngjes Milush Kopiliqi me kalin e tij të madh u fut në fushë betejë, duke e kërkuar çadrën e Sulltan Muratit” [7]
Këtë vendim M. Kopiliqi, e kishte ndërrmar për t’i demantuar thash e thëmet, duke e kërkuar lejën prej çaushëve dhe truprojave të Padishahut, që t’i lejohej t’i afrohej çadrës së Sulltanit, për t’ia komunikuar një lajm sekret dhe për të kaluar në anën e tij. Kur Sulltan Murati u jep shenj 137 rojeve të tija, që ta lejojn me hy Milushin në momentin kur ai gjendej para Padishahut. Ky shqiptar fisnik duke u përkulur para Sulltanit me tentim t’ia pullte këmbën, e ther në bark me karamanjoll të helmuar dhe fillon me ikë, shpejt dhe me hapa të fortë dhe të mëdhenj në drejtim të kalit të tij, tri herë iu ikë rojeve të Padishahut prej duarve.
Sipas Prof. A. Qeriqit, varjanti se si depërtoi Milush Kopiliqi në çadrën e Sulltan Muratit të Parë: “Mendimet e historianëve janë të ndara në dy tabore. Gjerë sa historianët turq zakonisht e pranojnë versionin se Milushi ishte ngritur nga grumbulli i kufomave, ndërsa i plagosur për vdekje kishte kërkuar t’ia merrte dorën Padishahut. Kokën dhe fytyrën i fërkonte me dhé e me gjak, duke u dridhur në agoni, sikurse zogu i posa therur, u nis te flamuri i Sulltanit, qajti dhe duke u lutur tha: “ Unë jam bërë mysliman, kam për t’ia thënë një të fshehtë Sulltanit... Sado që çaushët u përpoqën ta ndalnin dhe ta kthenin me të rëna të kamxhikut, nuk mundën ta kthenin nga ajo rrugë. Sulltani e lejoi që Milushi t’ia puth këmbën dhe ai e nxori nga mënga një thikë të helmuar, të cilën ia nguli në bark Sulltanit”.[8]
Një përshkrim më të plotë kësaj ngjarje ia ka bërë historiani turk Enveriu, i cili në vitin 1464, e shkroi në vargje veprën e quajtur “Libri i Vezirit”. Ky historian i përshkruan madje edhe zënkat mes të mbretit Llazar dhe Milush Kopiliqit, i cili duke qënë i paditur për tradhti i thotë: Nesër ke për ta parë se a jam njeri i drejtë apo tradhtar.[9]
Pa i shpjeguar rrethanat se si u gjend Milush Kopiliqi te çadra e mbrojtur nga të gjitha anët e Sulltan Muratit, historiani turk Enveriu, kështu e përshkruan zhvillimin e ngjarjes. “I mallkuari Milush i ra kalit” dhe iu afrua Sulltanit dhe tha: Unë jam ban-Miloshi, do ta puthi dorën tënde dhe tash e tutje do të futem në fenë tënde. Ai zbriti nga kali dhe të gjith kujtuan se vërtet do t’ia puthte dorën Sulltanit, i cili kishte hipur një atikër. Milushi kishte fshehur një hanxhar brenda rrobeve të veta. E goditi Sulltanin me hanxharin e tij, dhe duke iu vërsulur e rrëxoi nga kali. Mbas kësaj ushtarët iu hodhën Milushit duke e goditur kush me ushtë, kush me naçake dhe biçake dhe e bënë copa e grima.[10]
Kronikat osmane të shekullit të 15-të japin një variant tjetër të aktit të vrasjes së Sulltan Muratit nga Milush Kopiliqi: “Shumë ushtarë turq shkuan për ta ndjekur armikun dhe Padishahu mbeti në një vend me disa besnik të tij. Mirëpo një i pa fe, i lyer këmbë e kokë me gjak, qëndronte i shtrirë dhe ishte fshehur midis kufomave. Ai e shihte Sulltan Muratin. U ngrit nga ku ishte shtrirë dhe e goditi mbretin me hanxhar.[11]
Historiografia serbe e mbështetur në mitologjinë mesjetare tërë tregimin e ka mbështetur në saje të legjendës dhe të rrëfimeve tradicionale popullore, të cilat kanë mjaft pika të përbashkëta edhe me rrëfimin popullor shqiptar. Sipas këngës serbe me përbajtje të Luftës së Kosovës, Milush Obiliqi (trajta e vjetër Kopiliq është përjashtuar madje edhe nga këngët popullore) ishte trim shqiptar, i akuzuar padrejtësisht për tradhti ndaj mbretit Llazar. Ai, për ta treguar besnikërinë e tij, në ditën e fillimit të luftimeve në Fushë Kosovë, me kalin e tij të madh, i veshur me petka hekuri, që nuk i shponte asnjë shigjetë e armikut, shpërthen në mesin e shumë të plagosurve dhe arrin të sulet në çadrën e Sulltan Muratit. Pa vonuar, i hidhet dhe e ther me hanxharin që e kishte fshehur. Edhe pse turqit ia shkurtojnë kokën, ai e merr atë ndër sqetull, i hip kalit dhe bën tutje. Turqit duke e parë se ishte njeri i pa zhdukshëm e djekin nga prapa. Një grua plakë iu tregon se Milushi mundet të zhduket vetëm nëse i hiqet nga dora byzylyku. Në kohën kur po jepte shpirt ai kërkon nga turqit që ta takojnë me plakën shkinë, të cilën e kafshon me dhëmbë dhe e hedh në lum. Në një variant të kësaj kënge, të shënuara në fshatin Polac të Drenicës, rrëfimtari popullor duke idealizuar figurën e Milush Kopiliqit, stigmatizon me një shkinë plakë, e cila para ushtarëve turq e zbulon fshehtësinë e fuqisë së këtij trimi ngjashëm me fshehtësinë e Akilit.[12]
Ky element mjaft interesant i këtij varianti ilustron më së miri faktin se Milushi tradhtohet nga shkiet, konkretisht nga një shkinë plakë, e cila i dinte fshehtësitë dhe kishte pranuar vullnetarisht të rrëfente pikën e dobët (thembrën e Akilit) të kryetrimit të Luftës së Kosovës. Kënga më tej rrëfen si Milushi në çastin kur ishte kapur gjallë, kërkon nga turqit t’ia sjellin para shkinën tradhtare, së cilës do t’ia linte një porosi. Kur i afrohet shkina pranë, ai e kafshon me dhëmbë dhe nuk e lëshon derisa e mbyt. Në atë çast turqit ia prejnë kokën me hanxhar.[13]
Historiani i mirënjohur austriak Josef Von Hammer kur shkruan për periudhën e Perandorisë Osmane për Milush Kopiliqin thotë: “Milush Kopiliqi pas vdekjes ishte më i lavdruar ndër turqit se sa ndër serbët. Rrobat e tij, shpata dhe parzmorja e çeliktë ruhen në Muzeun e Stambollit.[14]
Sipas shënimeve të Xh. Ramadanit, për Betejën e Kosovës të Aligjynit të 15 gushtit 1389 thot mes tjerash: “Turqit këtë ngjarje e shpjegojnë në një varjant tjetër, ata pas aprovimit të planit të shkëlqyeshëm nga ana e harp mexhlis-këshilli luftarak, pas tetë orë luftimesh të përgjakshme me shumë viktima, osmanlinjtë shënuan fitore të madhe. Duke ikur nga fushëbeteja i rrethuar nga forcat osmane Car Llazari me të birin dhe 1000 vetë zihet rob dhe ekzekutohet nga Turqit. Sulltan Murati i gëzuar që ka korrur fitore të madhe ndaj ushtrisë së Aleancës Ballkanike, dhe duke e vëzhguar fushëbetejën: “Jerali bir sirp asëlzade tarafinden hançerlermishtir”- nga një serb i vërtet e i plagosur (asëllzade) u ther.[15] këtu historiografia turke, disi i ngatërron gjërat se ne Betejën e Kosovës kishin mar pjesë edhe shqiptarët dhe se Milush Kopiliqi nuk është serb i vërtetë porse shqiptar i Drenicës, nga fshati Kopiliq i saj.
J.V. Hammeri, thotë se: “Sulltan Murati ndonëse i plagosur ka dhënë urdhëresa gjer në mbarimin definitiv të luftës. Në vendin ku u ther ai sot gjendet tyrbja e tij, kurse varri i gjendet në Brusë të Turqisë. Sulltan Murati, me plotë merita te turqit quhet, “Meshhed-i hudavendigjar”-Gazi-sundues dhe fitues”.[16]

Reshat AVDIU

Qershor, Preshevë 2014

Referencat:

1]. Prof. Xh. Ramadani drejtor i RTV-Bujanocit, “Perspektiva”, 26 maj 2008. fq. 28
2]. Po aty, fq. 28
3]. Dr. Mihajlo Kostić,“Preševska Kotlina”.Društveno-geografska studije, Vranje,196
4]. Sali Guna-Kosova, Sahrasinda yapildi.
5]. Muhamed Mustafai a.s. Ajet Kuranor
6]. Sali Trako, Studime orientale, Prishtinë,2002 fq. 169.
7]. Jozeph Von Hammer, vep. e cit. fq. 75.
8]. S. Trako, Beteja e Kosovës e vitit 1389 në Historinë e Idriz Bitlisit, botur në studimet islame Prishtinë,2002. fq.174.
9]. Prof. A. Qeriqi, Milush Kopiliqi serb apo shqiptar? Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV; Tiranë, 1968 fq. 36.
10]. Po aty, fq. 38
11]. Po aty, fq. 53 dhe 54.
12]. Prof. Ahmet Qeriqi, Milush Kopiliqi serb apo shqiptar? Prishtinë,2003. fq. 17.
13]. Po aty, fq. 31.
14]. J. v. Hammer, Historia e Perandorisë Osmane fq. 75-76.
15]. Prof. Xh. Ramadani. Drejtor i RTV-Bujanocit,“Perspektiva 26 maj. Bujanoc, 2008.
16]. Po aty.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 936 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi