Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Majlinda Rama, vlerë e re në letërsisë shqipe
Publikuar më 22 korrik, 2014 në orën 00:34 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jetëshkrim dhe analizë e shkurtër e veprimtarisë poetike

Majlinda Bedri Rama (Nana) lindi me 27.05.1980 në Tepelenë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1998 -2002 vijoj studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë universtitetit “Eqerem Cabej “ në Gjirokastër. Aktualisht jeton në Fier.

Prej disa vitesh ka punuar si administratore në shërbimin social, më pas për pak kohë si mësuese kurse prej vitit 2004 punon në media vizive dhe të shkruara.
Në vitin vitin 2004 botoi librin i parë me poezi : MERRMA LOTIN PENG kurse në vitin 2006 del libri i saj i dytë poetik HËNË E QIELLIT TIM dhe "...por gjyqi vazhdon..." (prozë, 2006). Këtë vit (2014) botoi romanin shumë të suksesshëm - „Perandorët“.

Vështrim mbi veprimtarinë poetike të Majlinda Ramës

Me paraqitjen e Majlinda Ramës në sqenën letrare, poezia shqipe u pasurua me lirika të një identiteti të ri në të shprehurit e të rradhitjes së emocioneve e tabllove në to. Lexuesi shpesh i mësuar të kërkoj hapësirën e ndjenjave, këtu gjenë zakonisht togje nga tri fjalë të farkuara në një gjendje të thellë përjetimi që nuk toleron më përshkrim tjetër anësor a plotësues. Ky, ta quaj mentilatitet i të shprehurit të përjetimeve të shpirtit, bënë që në fillim lexuesi të formoj idenë se Majlinda Rama shkruan poezi deridiku elitare të dedikuara një klase lexuesish, por me ngadalësimin e ritmit të të lexuarit që vjen nga ajo se këto poezi e detyrojnë disi lexuesin të « merret » me to, ai mishërohet me këtë formë magjike të pasqyrimit të ritmikës së shpirtit dhe përfundon duke u thelluar e analizuar në thellësitë më të mëdha, mësheftësitë e shpirtit të shprehura në mënyrë lakonike por me një simbolikë të bukur e të pashoqe. Nuk mund të them se nuk ka aspak elitizëm por konstatimi im shkon drejt faktit se poezia elitare sillet ftoftë me lexuesit e profileve të ndryshme dhe përkon vetëm me një rreth të caktuar potenciali të vogël adhuruesish të poezishë. Një ndër poezitë që ngritet në rangun elitar është « Ndajnate», por edhe këtu lexuesi – adhurues i poezisë, nuk ka nevojë për të gjurmuar kritika e komente, se ai pa to shijon, ndjen dhe kupton forcën e simboleve dhe antitezës në dy vargje (si venduza oktapodësh,/ indogjenë të pangjyrë) që flasin me magji joshëse. Oktapodët, këta tinzarë të cilët kërkojnë të dëmtojnë tinzërisht e pandërpre nga njëra anë e indogjenët (të pangjyrë) që janë sintezë e prodhuar në brendi e pa ndihmë nga jashtë, ndërtojnë këtë (në shembullin tonë) figurë stilistike të jashtëzakonshme të poezisë – antitezën që përmenda pak më lartë.

Në poezinë Prindërve të mi, ndihet një arsyetim, pendim e kërkim falje prej prindërve. Aty këndohet për dashurinë e madhe ndaj tyre por në një moment, njeriu vë re se ndoshta nuk ka mundur t’i jep prindit aq sa do të kishte dashur tani të kishte bërë për ta. Aftësia për të kuptuar prindin akoma pa u bë vet prind është pak sa e cunguar dhe ndërron e kupton vlerën e saktë nga momenti kurr lindin fëmijët. Kjo ndjenjë qëndron diku thellë në zëmrën e poeteshës andaj edhe vargjet e mrekullueshme e me gjërësi të shpirtit human ju drejtohet prinërve të vet:

…Jam bërë nënë.
E dini?
...
Tani ju kuptoj…
Dashuri nënë!
Dhimbje prindi!

Realiteti i kësajë poezije është prezent që nga vargu i parë dhe një topo-vështrim i shkurtër tregon kulmin, gjiun familjar – shtëpijën e prindërve, shtëpinë e fëminisë dhe të mbresave të para të jetës aty.

Një ndër poezitë që personalisht e kam më për zemre është Spitali. Janë të paharueshme brenga, friga, vuajtja e prindërve për fëmijën. Lexojmë storje nga më të prekshmet që i përkasin marrëdhënieve shpirtërore prind – fëmijë dhe gati gjithënjë ata janë gërshetim ndjenjash më të thukta humane. Poetë, piktorë, artistë të profileve të ndryshme ngritën monumente shpirtërore në lëmitë përkatëse. Bëj këtë digresion të vogël që më lehtë ta kem të kuptoj dhe të shpalos fuqinë e dashurisë amërore që e gjejmë në këtë vjershë.

Krahasimi vet kalon nëpër një kukull… Pak gjë, do të themi… Por duke lexuar vjershën e përmendur më lartë, një dridhje e paspjegueshme kaplon shpirtin… Simbolikë që kalon nëpër kukullën si krahasim nga realja e jetës e zbërthehet në lotë të lexuesit:

teksa djalit i kërkojnë
edhe venat më të holla…
Dikur i bëja qindra injektime
kukullës sime…
Penduar jam sot.

Vend të posaçëm në poezinë e Ramës zënë figurat mitologjike me të cilat ajo krijon vargun e saj karakteristik të cunguar nga foljet, në vend të tyre flet simbolika si element narrativ shpirtëror. Në Metempsikozë hasim vargjet që trajtojnë kalimin e kohës e pra jetës nëpër tërë etapat e saja të pasqyruara në muajt e vitit e i tëri ky proces pa ndihmën e kallzuesit;

Këta muaj viti
si tespihe të varura në pè:
të verdha, të kuqe, fildishi;
lëng balte, nektar vjeshte,
kollë e thatë dimri.

për të ndërlidhur mandej mitin e Ganimedit dhe kupës së Hefaistosit që rrokulliset (si vitet tona që rrokullisen) dhe nuk dehet e kalon në qiell (galaksi).

Trazohen me perëndimin e erës.
Si kupa e Ganimedit,
perëndisht,
i rrëkëllejmë e s’dehemi.

Vij në përfundim se vepra poetike e Majlinda Ramës është klithmë lirizmi e një intelektualeje dhe asesi elitizëm edhepse ndoshta aty këtu gjejmë tendenca të tilla që vijnë në plan të parë nga kultura e gjërë që ka poetesha dhe nuk janë prodhim i një dëshire për çfardolloj shkëputjeje nga lexuesi i rëndomtë i dashuruar në artin poetik. Ska hamendje se autorja ynë trason rrugën drejtë elitës poetike të letërsisë sonë, por poezia e saj nuk ka të bëjë dhe nuk është e komponuar për një shtresë të posaçme lexuesish të pajisur me njohuri të posaçme akademike dhe andaj vjershërimi i Ramës nuk mund të lidhet e trajtohet si elitizëm që për mua ka një konotacion negativ.

Autorja është në anën e publikut të gjërë poetik dhe lexohet me ëndje. Personalisht shpresoj se ajo do të mbaj dhe do të perfeksionoj këtë stil dhe kështu të prek qiellin poetik shqiptar e ndërkombëtar.

Rami Laçi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 469 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi