Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PERGJEGJESE PER ATA BIJE NENASH QE PO SHKOJNE E PO VRITEN NE SIRI E IRAK ESHTE EDHE SHOQERIA JONE
Publikuar më 22 korrik, 2014 në orën 00:38 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jane shpeshtuar njoftimet dhe lajmet per vrasjen e bijeve tane ne Siri. Lufta qytetare-fetare-sektare e nderetnike ne kete vend te larget, ku ka edhe nje perqindje te shqiptareve-arnauteve (shumica te asimiluar...), ka "terhequr" edhe nje numer te rinjsh nga Shqiperia (Republika e Shqiperise, Republika e Kosoves, Republika e Maqedonise, Lugina e Presheves...), te cilet jane "frymezuar", rekrutuar dhe "transportuar" deri ne Siri nga organizata politike ekstreme fetare dhe, mbi te gjitha, antishqiptare... Njerezit tane, me te drejte te indinjuar nga ky angazhim ne nje lufte tejet te paqarte dhe te ngaterruar, ne nje lufte pa asnje interes per kombin dhe vendin tone (Shqiperine...) dhe pa asnje interes te qarte as per vete Sirine dhe te ardhmen e atij populli (madje nje lufte tragjike per ate vend...), nganjehere thone qe "mire e kane"...! Ne kuptimin qe fajet i kane vete, e kane kerkuar, po e gjejne...!

Por, une mendoj qe kjo problematike do pare dhe menduar me thelle... Rrenjet e ketij "frymezimi-indoktrinimi" te disa te rinjve dhe te angazhimit te tyre ne luften e Sirise duhen kerkuar edhe te gjendja ekonomike e vendit tone, te (keq)qeverisja e ketij vendi, te mungesa e perspektives se kesaj rinie ne shtetet ku jetojne shqiptaret, te zhgenjimi i kesaj rinie me gjendjen ekonomike, sociale, politike, arsimore, kulturore... ne keto vende dhe ne hapesiren shqiptare... Sipas anketave 25% e shqiptareve te Kosoves edhe sot deklarohen te "gatshem" te ikin nga ky vend kah syte kembet!! Shtoj kesaj edhe mbi 30% e shqiptareve qe tashme kane ikur nga Kosova qe nga viti 1990...!!

Kjo gjendje ishte "parajse" e grupeve te organizuara pa asnje pengese ne hapesiren shqiptare... Madje edhe ne dy shtetet e qeverisura nga shqiptaret keto grupe antishqiptare u organizuan dhe vepruan krejt lirshem, shpeshhere edhe me perkrahjen e segmenteve te caktuara te shoqerise, te politikes dhe te shtetit...!! Keto grupe, ne emer te fese dhe te Zotit (ndryshe nuk mund te benin...), organizuan rrjetin e tyre anembane trojeve shqiptare kryesisht permes xhamive dhe shoqatave "bemirese"...! Fara e kesaj ideologjie dhe e ketij organizimi antishqiptar ishte hedhur dhe mundesuar ne kohen e pushtimit serbe, diku ne fillim te viteve nentedhjete dhe mu ne Kryeqytetin Historik te Shqiperise, ne Prizren...! Edhe ndertimi masiv i xhamive ne hapesiren shqiptare, te pushtuar nga jugoserbia, kishte nisur menjehere pas Pranveres se Vitit 1981 dhe ishte intensifikuar ne kohen e Miloshevicit! Kjo per te krijuar imazhin e nje populli "fundamentalist islamik" per fatin e te cilit Evropa dhe bota e civilizuar nuk do te duhej te shqetesoheshin fare...! Me te do te merrej Serbia fashiste dhe "shefi" i saj, Miloshevici!

E njejta gje, pak a shume, ndodhi edhe ne shtetin shqiptar te Sali Berishes...!!
Ndertimi i xhamive dhe i minareve te larta u intensifikua (si per ironi...) edhe me shume pas Luftes Kunderpushtueseclirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar! Ishte koha kur ne Kosoven e sapocliruar sundonte UNMIK-u, ndersa ne Maqedoni sundonin sllavomaqedonet... Ketyre politikave te nje islamizimi radikal turko-arab te vendit te shqiponjave dhe te popullit shqiptar i sherbyen me e pa vetedije (per interesa te tyre te aferta...) edhe disa politikane e "patriote" shqiptare...!! Pjese e ketyre perpjekjeve per turko-araboizimin e kombit shqiptar u be edhe Bashkesia Shqiptare Islame dhe nje pjese e mire e imameve te saj, te cilet per pak para dhe per ca interesa te vogla u vune ne sherbim te imperializmit kulturor e fetar turko-arab!! Pervec, "pushtimit" tokesor keto organizata turko-arabe "projektuan" edhe pushtimin e hapesires ajrore shqiptare, duke vendosur altoparlant te fuqishem neper minaret e xhamive!! Nuk pati shtet dhe as institucione qe do te percaktonin vendin ku do te ndertoheje nje xhami apo nje kishe, se si do te perdoren altoparlantet apo kembanat...!! Nuk pati shtet qe te kontrollonte dhe te hetonte origjinen e parave qe derdheshin per ndertimin e xhamive dhe per "bemiresi"...!! Nuk pati shtet qe te mbikeqyrte dhe hetonte veprimtarine antishqiptare dhe thellesisht antifetare e anti ZOT te organizatave qe ne emer te Zotit dhe te fese po organizoheshin dhe vepronin kunder interesave te kombit tone, kunder vlerave njerezore, qyteteruese dhe kulturore te kombit tone...!

Para kesaj veprimtarie heshten (gati pa perjashtim...) edhe intelektualet dhe inteligjencia jone pergjithesisht...!! Kishin frike se do t'i etiketonin si "antifetar"...! Gjynah! Prandaj, them qe pergjegjese per kete gjendje dhe per ata bije nenash qe po luftojne e po vriten ne Siri, Irak... jane edhe shtetet tona shqiptare dhe institucionet e tyre, sikur edhe mbare shoqeria shqiptare... Shoqeria jone nuk beri asnje perpjekje te vockel qe t'i shpetonte keta bashkekombes tane, keta te rinj shqiptare...!! Madje miratuan edhe ligje qe t'u ndalohet kthimi ne shtepite e tyre...!! Shoqeria jone i la ata ne duart e atyre qe i shpien drejt luftes dhe vdekjes... Ndersa nenat shqiptare, motrat, eterit, vellezerit dhe femijet e tyre jetojne me ankth per fatin e tyre ose vajtojne vdekjen e tyre...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 515 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi