Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOSOVA PËSON SHUMË NGA LËMSHI I KRIJUAR NË LUFTË PËR PUSHTET
Publikuar më 22 korrik, 2014 në orën 00:41 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Komentet vazhdojnë po si ai i z. E. Luma i cili mirë e ka nuhat kur thotë, po e citojmë: “Zjarrmia e cila i ka kapluar krye-qeveritarët aktual, do të shtoja të treshe-katërshes, është flladi i cili i pret diku nëpër burgjet e Kosovës. Prandaj, lufta aq e ashpër për pushtet dhe jo për shtet, as për zhvillim dhe shtet ndërtim, Kosovën është kah e dëmton më shumë sesa çfarëdo lufte okupuese-pushtuese.

Luftë e pa kompromis dhe faji i cili përherë po mbetet jetim, Kosovën e shpien në rrënim të plotë! Korrupsioni, lufta për pushtet dhe jo për shtet, vjedhjet, spekulimet, madje vrasjet e njerëzve për të cilët nuk përgjigjet askush, Kosovën është kah e kthen në pikën zero (O)! Marrja me dhunë e institucioneve më të larta të shtetit, legjislativit, ekzekutivit, s`mund të shpjegohet ndryshe pos nepotizmit, konfliktit të interesit, amullisë dhe pësimit të shoqërisë të këtij shteti, i cili vështirë se vihet në binar normal juridik, demokratik, politik dhe diplomatik.

Zhvillimi i ngjarjeve para, gjatë dhe pas çdo zgjedhje qofshin ato lokale në veçanti zgjedhjet nacionale, krijohen aq shumë antagonizma sa në historinë e zgjedhjeve nuk mund të quhen ndryshe, pos okupim i institucioneve shtetërore me dhunë, me vidhje dhe manipulim votash. Legale dhe ilegale. Rasti i fundit i seancës së parë e cila do të duhej të ishte krejtësisht solemne, për legjislativin e pestë të radhe pas luftës, katërçipërisht e dëshmon prologu dhe epilogu i 17 korrikut të vitit 2014.

Në tërë atë lëmsh të krijuar, gjithnjë duke shkel ligjet, rregulloret, Kushtetutën e vendit, qon I. Mustafën ku tjetër pos në Gjykatën Supreme të vendit. E cila me doemos është e ftuar të jep përgjigje, por jo të zgjedhe lëmshin tashmë të krijuar tradicionalisht, nga e kaluar e partisë më të madhe, Lidhjes “Demokratike” Komuniste të Kosovës, e cila atë botë kur u themelua qe regjistruar në Beograd.

Nuk janë të gjitha fajet pse ajo qe regjistruar në kryeqytetin serb. Shkaqet e gjithë këtyre thyerjeve, urrejtjeve, kacafytjeve politike, luftës për pushtet dhe jo për shtet, kanë një gjenezë tjetër më të thellë. Lufta për pasurim individual, grupor dhe familjar, mos përkrahja e Luftës Çlirimtare dhe sabotimi i UÇK-së, janë vetëm disa nga pasojat kryesore antagoniste, të pranim-mos pranimit të një trupe të quajtur FARK, i cili mohohet nga vetë eprorët e LDKK-së (z. Bujar Bukoshi) janë të liga të cilat do të shprehen dhe do të vazhdojnë së shprehuri për derisa nuk nxirren fajtorët kryesor para drejtësisë. Për derisa nuk veprojnë organet ligjvënëse, në të cilat dominon nepotizmi, lufta për grabitje të pushtetit, pastaj të pasurisë publike dhe private të Kosovës siç ndodhi me privatizim, korrupsion, vjedhje të Diasporës etj.

Grabitja e fundit e Legjislativit nga i ashtuquajturi “treshi-bllokmen”, karakterizon tërë historinë e pas luftës në Kosovë me grupime, shkelje dhe montime, të ashtuquajturës luftë për “jo-drejtësi pushtet”, kur sesi për demokraci e as për shtet! Mjafton vetëm biografia e secilit nga këta tre-katër persona, të cilët lidhën “kurorë”, për të kuptuar se kush e grabiti kreun e Legjislativit, dhe kush është duke luftuar për të grabit Ekzekutivin, pastaj Gjyqësinë, Policinë, meqë ushtri akoma s`kemi, dhe kështu me radhë. Kush është kah e pëson nga lufta e pamëshirshme fare e pa civilizuar, pos sovrani dhe shoqëria e Kosovës në tërësi tash e disa vjet rresht!

Yryshi drejtë z. Flora Brovina, veterane e veprimtarisë patriotike, kryesuese zyrtare për kah mosha në seancë , e cila do duhej të ishte solemne, nga deputete dhe nga krerë të subjekteve të marrëveshjes së treshit, ishte tepër jo-civilizuese e papërmbajtshme, thjeshtë ishte dhunim ndaj personit zyrtar, z. Flora Brovina dhe Kuvendit si dhe mandatit të porsafilluar të deputetëve. Më 17 korrik, ditën kur duhej të zgjidhej Legjislatura e Pestë e radhës, pa Luftës Çlirimtare të Kosovës, thjeshtë Kuvendi i Republikës u uzurpua nga uzurpatorët, të cilët vendin nuk e kanë në Kuvend, por atje ku do të ftohën prapë, dhe një nga një për t`i larë kusuret ndaj shtetit juridik, shoqërisë dhe padrejtësive, hajnive të kryera gjatë karrierës së tyre aspak të pastër!

Veprimi antikushtetues, duke shkelur mbi ligje, rregullore dhe mbi moralin politik, nëse ai ekziston ndokund në Kosovë, janë me pasoja të rënda politike të krijuar me lëmshin e padrejtësive në luftë për pushtet dhe jo për shtet. Kush është kah e pëson pos Kosovës, shoqërisë dhe gjeneratave, të cilat presin me vite, dekada dhe nga çdo zgjedhje nacionale një tjetër Kosovë. Por atyre s`u afrohet asnjë e mirë pozitive, pos shamatave, hajnive, skamjes dhe luftës shumë të ashpër për pushtet.

Subjektet si kjo e LDK-së me ofrimin e kurorëzimit edhe të dy-tri partive tjera, sheshi kanë treguar dhe dëshmuar, të enjten më 17 korrik 2014, luftën e haptë për të grabitur institucionet shtetërore, duke mos përfillur ligjet, Kushtetutën as parimet e shtetit të së drejtës! Një hap i tillë luftarak karrigesh dhe vendesh të zaptuara në legjislativ, tani përpjekjesh për uzurpim edhe të ekzekutivit, pastaj Gjyqësorit, Policisë, meqë ushtri akoma nuk kemi, dëshmon luftën e paepur egoiste korruptuese bashkë më fajin e tolerancës abuzive në shoqërinë e gjyqësisë kosovare.

Gjithçka mund të zgjidhet vetëm me respektimin kushtetues të ligjeve dhe me sqarimin të cilin duhet ta bëjë Supremja. Gjithnjë, duke u mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovë mbi zgjedhjet, për formimin e radhës të organeve supreme të shtetit, Legjislativit, Ekzekutivit, Gjyqësisë, Policisë, Sigurisë së shtetit, dhe të tjera të parapara vetëm më Kushtetutë, qoftë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme! Edhe pse për shpenzimet dhe imponimin e të cilave, dikush duhet të përgjigjet penalisht, nëse ato njëmend imponohen të mbahen në rrethana ekonomike çfarë disponon aktualisht (sot) Kosova e skamur në konflikt interesash politik dhe aspak demokratik a shtet juridik!

Qerim Pllana Toplica

20 korrik, 2014
Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 517 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi