Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shtigjeve luftarake tё Azem e Shote Galicёs
Publikuar më 22 korrik, 2014 në orën 01:10 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fotoreportazh: 90- vjetori i Epopesё sё Arbёrisё sё Vogёl

Nismёn e Mehmet Rukiqit dhe tё Bedri Tahirit, qё, nё 90- vjetorin e Epopesё sё Arbёrisё sё Vogёl tё Azem e Shote Galicёs, tё shёnojmё dinjitetshёm, e pёrkrahёn njёzёrit kryetari i Komunёs sё Vushtrrisё, z. Bajram Mulaku dhe gjithё bashkёpunёtorёt e tij. Edhe drejtoresha e Kulturёs, znj. Shpresё Rama e mirёpriti propozimin dhe fill e formoi Kёshilli Organizues, nё mёnyrё qё puna tё ecёn mirё e mbarё.

Qё nё takimin e parё u dakorduam qё ky pёrvjetor jubilar tё pёrkujtohet me njё Akademi, e cila do tё mbahet nё Vushtrri, me njё Ekspozitё fotografish tё kryeheronjve qё do tё hapet nё Kalanё e qytetit e lashtё tё Vicianёs dhe me aktivitete tё ndryshme, duke pёrfshirё edhe vizitёn dhe nderimin nё Galicё, nё Kompleksin dhe nё Kullёn, e cila sё shpejti pritet tё pёrurohet.

Dhe, mё 11 korrik 2014, shёnuam aktivitetin e parё. Nёnkryetari i komunёs sonё, z. Dibran Perҫuku dhe zyrtari tjetёr, gjegjёsisht komandanti i UҪK-sё z. Bajram Beqiri me gjithё veturёn zyrtare, u vunё nё shёrbim tё ҫёshtjes kombёtare e tonin (Mehmet Rukiqit e Bedri Tahirit) qё tё nderojmё vendet dhe shtigjet nёpёr tё cilat luftoi, qёndroi e la amanete kryeheroi, Azem Galica.

Krahas rrёfimeve dhe bisedave, pёrplot emocione, pёr jetёn dhe veprimtarinё luftarake tё Azem e Shotё Galicёs dhe tё bashkёluftёtarёve tё tyre, qё nuk mbaruan gjatё gjithё udhёtimit, vizituam e nderuam edhe kёto vende:

Lugu i rrasave- njё gjysmёluginё qё vinte nga Gjurgjeviku i Madh e qё kalonte midis Gllarevёs e Pёrҫevёs, ku sot nxirrёn dhe pёrpunohen rrasa tё pёrmasave tё ndryshme. Atypari kishte kaluar grupi i luftёtarёve tё lirisё mё Azem Galicёn e plagosur, pasi kishin dalё nga Kulla e Sadik Ramёs, me synim tё dilnin nё Shqipёri.

Ҫuku qё kёrcet- shpella nё malet e Pёrҫevёs, e gjetur nga Halim Ngucati- Pёrҫeva, nё tё cilёn, plot 47 vjet pushuan eshtrat e Azem Galicёs.

Shpella “Çuku që kërcet”















Bashkёluftёtarёt besnikё gjithё ditёn i bёnё nderim trupit tё kapedanit, duke mos e harruar amanetin e tij qё trupin e tij nuk guxon ta prek armiku me dorё.
Dhe, natën, po i hetuar askush, iu afruan shpellës. Edhe një herë e ndalën kufomën dhe të gjithë u betuan se këtë varrim do ta mbajnë sekret dhe luftën do ta vazhdojnë në emrin e Azemit, duke e përdorur thirrjen tashmë të njohur: “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICEN!” Të mbështjellë mirë e mirë me jorgana, duke ia vënë edhe një jastëk nën kokë, e të lidhur me shoka e nisin grykës së shpellës. Që të ruhej më lehtë sekreti, shumica e luftëtarëve ndalen më larg shpellës. Te gryka e saj afrohen: Bekë Hyseni - Galica, Zenel Ujkani, Xhemё Tёrnafci, Mehmet Konjuhi, Shaban Manxholli, Hamit Bajqinovci, Halim Përçeva, Kamer Llausha dhe Kadri Imer Berisha. Këta nën urdhrin e Shotës me litar dhe me shoka, e lëshuan ngadalë në shpellë. Njё lis tё madh e prenё dhe ashtu nё kёmbё e lёshuan nё shpellё deri sa gjethet e majes i ngelёn si shkurre nё hyrje tё saj. Edhe njëherë para se të largoheshin, Shota me zërin e saj rrëqethës thirri sa ushtuan malet: “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICËN!”

Lёndina e pikёllimit- vend kodrinoro- malor, me shkurre e gurё, ku, nё agun e 25 korrikut 1924 u nda nga jeta kryekomandanti i ҫetave ҫlirimtare, Azem Bejtё Galica. Atё ditё kur pushoi sё rrahuri zemra e kryetrimit, atё vend e mbuloi heshtja e pikёllimi. Ҫobanёt ua mbyllёn zilet dhe kёmbanat bagёtive e fyejtё e kavallёt i futёn nёpёr janxhika. Vetёm ndonjё zog aty- kёtu cicёronte vajtueshёm.

















Dibran Perҫuku, Mehmet Rukiqi, Bajram Beqiri dhe Bedri Tahiri nё vendin ku pushoi se rrahuri zemra e Azem Galicёs midis Gllarevёs e Pёrҫevёs


Vendi ku Azem Galica la amanetin e fundit





















Kroni i Hajdukut- krua nё Qyqavicё, nё fund tё Lugut tё Madh, midis Dobfcit e Krasaliqit. Aty Azem Galica qёndroi plot shtatё ditё e shtatё net i plagosur pёr vdekje. Aty e la edhe emrin e vet peng, pёr fёmijёn qё do tё lindte Zoja, Azem po qe djalё e Azemine po qe vajzё.

Kodra e Karadanit- vendi i vogёl kodrinor nё kuadёr tё kompleksit tё quajtut Kralica (tokё qё e mori agrari dhe ua dha kolonistёve sebo- malazezё), ku Azem Galica mё nuk qe i zoti tё ecte nё kёmbёt e veta. Pak mё poshtё kishte marrё plagёn vdektare dhe tashmё bartej nё shpinё nga Halil Galica e Kamer Llausha.

Varri i Nёnёs Sherife- nё arat e Dubofcit (atёbotё mal), ku mё 1920, forcat serbe kishin pushkatuar familjen e Azem Galicёs: Nёnё Sherifёn me vajzёn Mihanёn dhe mbesёn e vogёl Zojёn. Nga pushkatime kishte shpёtuar Rahimja shtatё vjeҫe. Me to ishte edhe Sofie Leku nga Baica. Atё ditё u pushkatua edhe kryeplaku i Dubfcit, Behrami dhe i biri Ramadani. Ky varr sot e atё ditё ёshtё i parregulluar dhe pret dorёn e meremetimit.

Kёtu, nё Dubofc, pushon Nёnё Sherifja me vajzё e me mbesa dhe pret dorёn e meremetimit

Rahimja, mbesa e Azem Galicёs, e cila i shpёtoi maskarёs






















Themelet e Kullёs sё Shaban Prebrezёs- nё anёn veiore tё Kalasё sё Gjytetit (Dubofcit), nё njё luginё harkore, kishte zёnё vend Shaban Prebreza, i ardhur andej nga Prebreza e Toplicёs. Si familje madhe, me gurët e kalasë e ngriti kullën madhështore (vetë ishte mjeshtër) që populli e quajti “kulla me 70 dyer”. Pasi ai kishte ikur pёr nё Turqi, aty u vendos familja e Azem Galicёs. Aty o organizua edhe dasma e martesёs sё Azem Galicёs me Zoje Cekun e Kostёrcit. Njё dasmё- kuvend, qё nuk mbahej mend nё kёto anё…

Livadhet e Mikushnicёs- ndryshe njihen edhe si Livadhet e Isuf Rexhёs. Aty u zhvillua beteja kryesore e 15 korrikut 1924 qё nё histori njihet si “Epopeja e Arbёrisё sё Vogёl”. Forcat serbe, me qёllim qё ta pengojnё depёrtimin e luftёtarёve tё lirisё nё Qyqavicё, ishin koncentruar pikёrisht nё kёtё vend. Ky ishte rrethi tretё. Kёtu, pasi kishte ҫarё rrethimin, si kuҫedra me zjarr nё gojё, u plagos pёr vdekje edhe kryetrimi. Aty iu vranё edhe shumica e luftёtarёve…

Kullёn e Azem Galicёs- Kompleksi “Azem e Shotë Galica”. Në 80-vjetorin e Betejës së Arbërisë së Vogël, banorët e fshatit Galicë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Prishtinë dhe atë në Tiranë dhe me mbështetjen financiare të KK të Vushtrrisë, KK të Skënderajt dhe të TMK-së nga Zona e Parë e Drenicës, organizuan një punë të shkëlqyer. U mbajt Simpoziumi Shkencore dhe u përurua faza e parë e Kompleksit, ku u bënë këto punë: u rregulluan varret e dy kryeheronjve, Azem e Shotë Galica, me një pllakë, ku janë skalitur figurat e tyre në përmasa natyrore, u rregullua varri masiv i të gjithë të rënëve të asaj beteje, duke ua skalitur emrat në mermer, u bë rregullimi i ambientit me murin mbrojtës e rrethojën e metaltë. Tashmë, më 2011, nisi edhe ndërtimi i Kullës. Në vitin 2012 përfundoi ndërtimi i Kullës së Azem Galicës. Financimin kryesor e bëri PTK-ja, udhëhequr nga Shyqri Haxha, 57.ooo euro, ndërkaq KK i Vushtrrisë e pagoi Projektin dhe i dha 9.ooo euro. Këtë vit (2013) komuna ndau 12 mijё euro dhe nё bashkёpunim me nje fondacion amerikan bëri rregullimin e jashtëm tё saj: oborrin, njё objekt pёrcjellёs dhe gjysmёn e murit rrethues, ndërkaq mbetet të rregullohet edhe brendësia e saj…

Kompleksi dhe Kulla e rindёrtuar e Azem Galicёs
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 2,244 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi