Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Demonstrata paqesore në Detroit në favor te kauzës politike kombëtare
Publikuar më 23 korrik, 2014 në orën 01:32 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Veprimet e pushtetit maqedonë të manifestuar në gjykimin e të rinjëve shqiptarë pa prova bindëse për publikun duke futur në terr informativ tërë procesin gjyqësorë, për të linçuar disa shqiptarë, por edhe duke përbuzur në skajshmëri të drejtat e të gjithë qiptarëve me një dënim drakonik të përjetshëm. Duke bllokuar çasjen e mediave dhe të agjensive ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pushteti krijojë bllokadë ndaj avoketërve mbrojtës dhe familiarëve të dënuarëve, të cilët konsiderojnë se rasti i vrasjes në liqenin e Mavrovës është i fabrikuar dhe për nga përmasat mund të jetë identik me atë të vrasjes së gjashtë të rinjëve serbë në Pejë të cilin e kishte urdhëruar dhe ekzekutuar rexhimi Millosheviqian, për të akuzuar shqiptarët dhe ngritur pezmin e militaëve dhe paramilitarëve serbë, të cilin e pranoi publikisht kryeministri serb Vuçiniq; dhe ç'mbeti atëherë përveq shprehjes së pakënaqësisë përmes demonstratës në Shkup, duke u përhapur në tërë Maqedoninë dhe në të gkitha tokat shqiptare, duke shpërthyer në shtratin e demokracisë globale në perëndim ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët.

AI erupcion i ndjenjave nacionale dhe demokratike u përhap edhe në SHBA, në të gjitha qytetet e mëdha, përfshirë edhe këtë të djeshmin në zemrën e Detroitit..
Demonstrata është përdorë për të treguar një këndvështrim tjetër lidhur me ngjarjet në Maqedoni, në lidhje me një çështje të hapur kombëtare por edhe publike, veçanërisht në lidhje me një ankesë e perceptuar si padrejtësi shoqërore. Një demonstrim që nga pjesëmarrësit konsiderohet i suksesshëm, duke shtruar çështje politike, ekonomike, dhe sociale.

Eshtë shumë e rëndësishme që Demokracia nuk nënkupton shërbimin për të kontrolluar pushtetin e madh dhe manipulimin e disave "përfaqësuesëve" në kurriz të shumicës, sepse në thelb demokracia është parë si një formë e qeverisjes nga populli, për popullin Ata si ithtarë të jo dhunes strategjike realizuan taktikën në dispozicion . Megjithatë, arsyet për shmangien e përdorimit të dhunës në Maqedoni nga shqiptarët mund të nxjerrin, jo nga doktrina e përgjithshme e jo dhunes apo pacifizmin, por nga konsiderata që kanë të bëjnë me situatën e veçantë që është përballur, duke përfshirë përmasat e saj ligjore, kulturore dhe pushtet-politike...

Pra shqiptarët pas konsolidimit nacional u kujdesën që protesta të parandalojë infiltrimin e agjentëve dhe provokatorëve, Organizatorët e të gjitha demonstratave, përfshirë edhe këtë në Detroit u realizua duke marrë formën e një tubimi publik të njerëzve Kështu, fjalët që u thanë nga ideatorët, të rrinjë, por edhe nga veteranët si kampioni i protestave 40 vjeçare Gjokë Martini dhe familja e tij, por edhe përfaqësuesi i Shoqatës "Malësia e Madhe" Pashk Gjokaj, emocionuan edhe priftin shqiptar Franshfaqnin mendimin për të treguar sesa janë të rëndësihme dhe mobilizuese tubimet e tilla për shqiptarët duke u mbledhur në një turmë të lidhur me një mendim.

Manipulimi i mediave në Maqedoni

Manipulimi i Mediave në Maqedoni është shëndërruar si një seri e teknikave të aparatit qeverisës maqedon të ndihmuar pa vetëdije edhe nga dy subjektet politike shqiptare të ndërlidhura, në të cilën "partizanët" maqedonë po krijojnë një imazh apo argument që favorizon interesat e tyre të veçanta. Taktika të tilla mund të përfshijnë aplikimin e ideve të gabuara logjike dhe teknika shtypëse të propagandës, që shpesh nxisin qytetarët apo grupe njerëzish për të shfaqur publikisht mllefin kundër njëri tjetrit shqiptarë-maqedonë për shkaqe absurde të ndalesës gjuhësore, apo shfaqjen e dallimeve normale kombëtare, për të dëgjuar argumente stereotipe të së kaluarës, ose thjesht duke devijuar vëmendjen diku tjetër. Në kuadër të kësaj propagande masive pushteti maqedonas keqpërdori opinionin publik për të realizuar qëllimet ndjellakëija, sikurse gjykimi i njëanshëm kundër shqiptarëve, i shpallur që në fillim fajësues nga mediat dhe ministrja Jankullovska, është trumbetuar dënimi pa filluar gjykimi përmes kanaleve të plasuara nga mediat masive të komunikimit, pa të cilat nuk mund të mbijetojë propaganda e VMRO-DPMNE dhe kryeministri Gruevski, pra është përdorur si instrument përqarës ndëretnik në kuadër të marrëdhënieve me publikun, përmes marketingut destruktiv politik, Objektivi i tërë kësaj propagande ishte fajësimi i shqiptarëve duke tentuar që atyre t'ua vejë vellon e terrorizmit, ose pakënaqësitë e shprehura haptas t'ua japë ngjyrën e konfliktit të brendshëm ndërfetar, duke futur në mesin e tyre agjentë e propagandues fetar, për të shpërqëndruar vëmenjen në zgjidhjene e njëmëndët të lirive të kufizuara kombëtare dhe gjuhësore, duke krijuar një debalansë ndëretnik dhe politik edhe në sferën e punësimit. është vërejtur pra haptas qëllimi destruktiv i propagandës së pushtetit maqedonas, duke aplikuar shumë nga metodat më moderne të manipulimit masiv të mediave të cilat janë të rrezikshme dhe çojnë në çmenduri kolektive, në supozimin se publiku ka një hapësirë ​​të kufizuar të kuptiimit të realitetit. Por ç'ndodhi, filloi të gjallërohet dhe të dinamizohet kombi shqiptarë brenda në Maqedoni dhe kudo jashtë në diasporë për të shfaqur unin e përbashkët kombëtarë, duke lëën anash, dallimet e shprehura herëpashere fetare, duke gjetur si përbashkues kombin si tërsi etnike, e lansuar në opinion si idealizim të vullnetit politik të Shqipërisë etnike, të shfaqur si koncept determinues politik të deklaruar haptas të Shqipërisë normale-naturale..

Idealet e demokracisë perëndimore dhe Demonstrata rinore “Jemi NJË”!!!

Idealet e demokracisë janë aq tërheqëse për qytetarët e gjithë botes, saqë shumë njerez kanë sakrifikuar jetën e tyre, madje kane dhënë edhe jetën e tyre, për të luftuar për të. Në të vërtetë epoka jonë e " civilizimit " karakterizohet gjithnje e më shumë nga lufta dhe konflikti per te realizuar frytet e paqes dhe demokracisë Në një mënyrë, shteti jo- demokratik maqedonë ka instaluar mjetet e propagandës dhe të represionit kundër popullit të vet, shqiptarëve autokton, duke anashkaluar demokracinë që është një testament për realizimin e dëshirave të njerëzve për forma më të hapura dhe demokratike të qeverisjes . Kjo është, më shumë për të perceptuar se njerëzit e duan lirinë e munguar më shumë se aparatet më ekstreme te këtij shteteti jo-demokratik, i cili përpiqet të mbajë pushtetin sa më gjatë, duke u thirrur në marrëveshjen të cilën e ka mbuluar pluhuri i kohës, atë të Ohrit, që ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme për tu ndalur konflikti ndëretnik shqiptaro-maqedonas.

Faqja e portalit www.albdreams.net është një faqe e rëndësishme informimi, sidomos për ata që nuk kanë çasje në televizionet e komunitetit si ALBTVUSA dhe ACTV, që ndihmon dukshëm komunitetin mëbi 100 mijësh shqiptarë tëMichiganit, edhe kësaj radhe u plasua lajmërimi për pjesëmarrje masovike në demonstratë të përbashkët, sikurse edhe herave të tjera me pjesëmarrje fëmijë, të rinjë dhe veteranë u veçuan malësorët, të cilët, duke lënë edhe punën e tyre dhe u drejtuan në zemrën e Detroitit para zyrës së qytetit të Detroit ”Coleman Young Building” në adresën 2 Woodëard Ave. ftesa i adresohej komunitetit shqiptarë me tekstin "Rinia Shqiptare në Detroit me rrethe, në bashëkpunim me shoqatat dhe aktivistët e komunitetit, njofton të gjithë të interesuarit që me datën 21 Korrik nga ora 2 deri 4 mbas dite, do mbahet një proteste me qëllim suportimi dhe solidarizimi me vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë nen Maqedoni, me rastin e keqtrajtimeve të fundit nga aparati shtetërorë maqedonas. Le t'u bashkangjitemi shqiptarëve në Neë York, Chicago,Toronto, Londer, Zurich, Frankfurt, ëiena dhe anë e mbanë botës të cilet kanë mbajtur protesta gjatë 10 ditëve të fundit. Ky shekull është i Shqiptarëve dhe nuk do lejohet diskriminim ndaj popullit tonë nën Maqedoni dhe kudo që gjinden ata sepse -“Jemi NJË”!!!
Protesta u mbajtë para zyrës qytetit të Detroit”Coleman Young Building” në adresën: 2 ëoodëard Ave Detroit, MI 48226, me ftesë të Rinisë Shqiptare".

Protestuesit e të gjitha moshave kishin përgatitur pankarta në gjuhën shqipe dhe amerikane, me të cilat senzibilizonin opinionin amerikanë për të drejtat e përmbysura kolektive të shqiptarëve në Maqedoni, aty marshuan fytyra të njohura të komunitetit si kryefamiliari i Familjes Martini, Gjokë Martini, veteran, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare, organizator i demonstratave anë e mbanë Amerikese per 40 vite. Atë e shoqëront djali i tij Agron Martini. Përndryshe familja Martini, është njëra ndër familjet më të njohura në komunitetin shqiptaro-amerikan, pjesëmarrës dhe ideator i shumë demonstratave, ata ngritën zërin për Kosovën në qendrat botërore në Washington DC dhe në New York, por edhe në adresat zyrtare ne Kongresin Amerikan. Ata edhe kësaj here së bashku me të tjerë demonstruan per kauzen kombetare "Shkupi jemi me ty".
Demonstratës i ishte bashkangjitur edhe Famulltari i Kishës së Shën Palit në Detroit, Dom Fran Kolaj, i cili kishte lënë rrobet e famullitarit dhe denjësisht marshonte së bashku me pjesëmarrësit e protstës paqesore "Shkupi jemi me ty" rrugëve të Detroitit . Hijeshinë ia shtonte protestës biznesmeni Pashk Gjokaj, kryetar i Shoqatës më të madhe në Detroit "Malësia e Madhe". Ai mbante pankartën me mbishkrimin "Gruevski is a monster", përndryshe ai dhe shoqata shquhen me aktivitete të ndryshme bëmirëse në komunitet dhe me ndihmën e pakursyer në ndihma humanitare për banorët e viseve nën Mal të Zi. Aty ishin edhe të pathyeshmit e komunitetit Rrok Dedvukaj, Kole Dedvukaj dhe Sokol Ivanaj, te cilët i kishte gjakosur dhuna e Gjukanoviqit në burgun famëkeq malazias, por nuk i theu, përkundrazi i bëri më të fuqishëm; nuk mungoi as kësaj here sy shqiponji Anton Nikollaj,shqiptaro-amerikani i lindur në Amerikë, i cili u dallua në luftën e UÇK, aty ishte edhe veterani i arsimit dhe shkrimtari Lulash Palushaj. Se protesta kishte tërhjekur vëmendjen edhe shqiptarëve të New Yorkut dhe Waterbury u dëshmua me pjesëmarrjen e gazetarit, shkrimtarit dhe poetit Tom Palokaj, i cili ishte pjesë e turmës së bashku me Pren Çetën, vëllain e Anton Çetës, politikolog, dhe Zeqir Berishën, veteran dhe veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare, i cili i jepte nje frymë moderna amerikane demonstratës, i veshur me shumëngjyrëshin e flamurit amerikan, kombinim i shkëlqyeshëm i valvitjes së flamujvë të shumtë amerikanë dhe shqiptarë, që ishte një atrakcion i protestës dhe zgjonte kërshërinë e publikut amerikan Aty ishte edhe moderatori i njohur i emisioneve me tematikë politike kombëtare i televizionit ACTV Luigj Gjokaj, i cili është shquar me një seri emisionesh të realitetit shqiptarë në përgjithësi dhe atij të komunitetit shqiptaro-amerikan në veçanti Kjo demonstratë impozante e shqiptareve ne Detroit, për nga qëllimi shumë e arsyeshme arsyetoi pritjes se malesoret si cdo here janë nëball të vendit, ata veçhen çdo herë me veprat madhështore per kombin, duke mos bërë përjashtim edhe kësaj herë më thirrjen buçitëse "Shkup jemi me Ju"







Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 807 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi