Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fuqia shterpë e shkruesve të “pavarur”
Publikuar më 24 korrik, 2014 në orën 00:38 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prej sa kohësh që vlon në tërë viset tona dhe fuqia e njerëzve të angazhuar në politikë gjithë e përvijohet si e vetmja që mban kollanët në duar. Pa vështirësi konstatohet se media në këto kohë tallazesh politike, drejt synimeve më të larta kombëtare dhe drejt një jete më të ngritur ekonomike e arsimore, nuk luajti dhe as nuk luan ndonjë rol të shquar as në Tiranë, as në Prishtinë e as në Shkup.

Në pjesën më të madhe, gazetarë të profileve të ndryshme, revoltën shqiptare e marrin si element për t’i dhënë „nasihat“, ç’ duhet të bëhet, si të bëhet, pse me flamuj, pse pa flamuj. Disa nga ta, të quajtur intelektualë, u dukën ca minuta të mjera në Bit Pazar për t’iu bashkangjitur revoltës sa për t’i dhënë këshilla kombit. Do të tjerë, këshillat i shpërndanë nëpër media nga largësitë perëndimore… Natyrisht, për këtë nuk mund ta fajësojmë drejtpërdrejt median (shtypi, radio-tv, internet); faji është në radhë të parë i një numri të bukur të atyre që shkruajnë e flasin në media,- gazetarë e sidomos doçfar analistash e opinionistash. Besa disa syresh, e fituan bukën këtyre ditëve, duke i akuzuar protestuesit me fjalë të rënda…

Në vend të presionit mediatik mbi pushtet mbajtësit, u lozën episode akuzash dhe presioni mbi rininë e shkëlqyer. Asaj rinie që ka guxim, asaj që nuk i ka prekur lojërat e fëlliqtë të politikes dhunuese të shqiptarit, asaj që nuk ka ngjyen kafshatën në pazarllëqet e fëlliqura të politikës së mjerë që ushtrohet nëpër qoshet e Shkupit e gjetiu, asaj që nuk ngjyen me asnjë kusht në
Nuk janë të mjerë, të mjerët e Hugo-së, të mjerë e treguan veten dhe tregohen gjithnjë, ca shkronjës e shumë politikanë shqiptarë.
Shkronjësve nuk do të ju mvesh asnjë epitet. Ata thjeshtë tregohen lajkatarë ndaj politikës ditore dhe përveç këngëve partiake nuk luajnë asnjë rol tjetër, asnjë presion serioz mbi lojtarët politikë të Prishtinës. Kombinimet e mundshme dhe të pamundshme luhen sikur në tavolinën e qibritëve; goglën e fshehin politikanët, shkronjësit afrohen dhe e qëllojnë, gëzohen sikur fituan sa për t’i dhënë ujë me të prapën e lugës popullit i cili sa çel e mëshel sytë e ngrenë kutijën dhe o dreq, gogla e nga letra e aluminiumtë, s’është aty. Humbi dhe u nxeh; e provoi përsëri dhe…, humbi!

Nuk dinte populli se duhej ta çelte qibritin e prodhuar në “Skupshtinë”
Dikush fitoi por jo qytetari i pa sherr.
Për në Tiranë, do të flas herëve tjera se aty ka vetëm të shara e se kam akoma mirë të njohur terminologjinë e tillë. Iu lë radhën analistëve të krahëve të „sijasetit“, të regjur por asnjë peshë në formimin e moralit dhe etikës politike.
Shëndosh, ndoshta radhës tjetër do t’i shihet fundi i episodeve të mjera.

Rami Laçi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 376 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi