Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (1)
Publikuar më 24 korrik, 2014 në orën 00:49 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Polemikë)

Ik, ore, se janë disa të krisur që orvaten të na bindin se edhe ujqit i ruajnë qengjat!
Nebil DURAKU, Shkrimtar

PËRBUZJA HERETIKE SI PJESË E KULTURËS ANTISHQIPTARE

Po, Gjarpri, në tërë librin pamflet politik të Vetonit, ç‘do? A di, çka dhe sa di Vetoni i murrmë i Surrojve për Gjarprin? Për gjarprin si simbol mbrojtës të shtëpisë? Për Gjarprin si simbol të mjekësisë dhe mbrojtës të shëndetit të njeriut? Për afërsinë e Gjarprit me njeriun? A e di Vetoni i murrmë i Surrojve se Gjarpri, për dallim nga të gjitha gjallesat, është shumë më afër njeriut?

I.
Ta bindësh veten për ta lexuar një liber si “Këmbët e Gjarprit”, është goxha punë. Bile, ta përimtosh e zbërthesh një planet të tërë mendimesh të sajuara heretike të një filozofie të ngjeshur abrakadabraiane, antishqiptare, është edhe më zor. Dhe, atë, gjithnjë, duke i qëndruar dhe ndenjur besnik filozofisë politike e asaj të traditës autoktone, iliro-shqiptare.

Për ta përtroshitur heretizmin antishqiptar të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve, po nisemi me disa mendime të ndritura të filozofisë jetësore shqiptare:

Me thuaj me kë rri, të them se kush je!
Të dëgjoj kë lëvdon, e di cili je!
Çka del prej mace, ha minj!
Kush flen me qen, çohet me pleshta!
Nuk hyhet dhëndërr me halete t’huaja!...

Paraprakisht, duam të fillojmë nga thënia enciklopedike e shekullore e shkrimtarit tonë të njohur, Nebil Duraku, i cili, duke e parë filozofinë e heretizmit e hermetizmit antishqiptar të voksistëve shqiptaro-titistë, tash e gjysmë shekulli më parë, iu kundërvu atyre me artikullin e tij të botuar në gazetën “Rilindja” (një faqe e plotë), me titull “Vox populi, vox dei!” (“Zëri i popullit, është zëri i zotit!”)… Duke dëshiruar t’i kundërvihet asaj ecjeje filozofike kryekëmbë shqiptaro-titiste, serbo-jugosllave, e antishqiptare të voxistëve, që përpiqeshin, me çdo kusht, gjatë gjithë jetës së tyre në pushtetin sllavokomunist e antishqiptar të Titos, siç përpiqet edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë, sot, që zor se mund të jetë heretiku i fundit antishqiptar, që don ta zhbëjë e fshijë nga faqja e dheut çdo gjurmë të lashtësisë së filozofisë së njohur iliro-shqiptare, që, për fat të keq, njihet si “greke” (“Helene”), latine, bizantine, romake etj., krijoi thënien e tij filozofike e shekullore, që i qëndron çdo kohe, sepse, janë po ata shqiptarotitistë, sot, me këlyshë e me kudra si ta, që përpiqen të na bindin se vetëm ujqit i ruajnë qengjat(Bah!)… I asaj udhe “patriotike”, “kombëtare” dhe “shqiptare” është edhe Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve&Co.

Shkojmë radhazi:

Më thuaj me kë rri, të them se kush je!
Edhe kjo thënie filozofiko-empirike, shekullore, e ka bazën e vet të paluajtshme iliro-shqiptare. Kjo tregon qartë që ata që rrinin me Titon, titistë e antishqiptarë të përbetuar mbetën tërë jetën dhe sot po ua shohim vetëm sherrin. Të tillë ishin babë e bir, Rexhai i surmë i Murrojve dhe Vetoni i murrmë i Surrojve. Një herë e një kohë ia pamë sherrin Rexhait, e, sot po ia shohim sherrin Vetonit. Vaditësit të UJD-it. Karrabishtit të UJD-it. He, kotillën!... Ata e këta renegatë të sistemit më antishqiptar në histori, të sistemit antishqiptar të Pashiqit, Rankoviçit, Titos e Millosheviçit, vetëm e ndërruan kostumin, lëkurën. Flisnin shqip e i hanin shqiptarët serbo-jugosllavisht, siç flasin e mendojnë e siç orvaten t’i hanë edhe sot shqiptarët. Prandaj, e stimulojnë filozofinë e tyre politike, antishqiptare: se vetëm ujqit i ruajnë qengjat(Sic!) Po, për kë po i ruakan, se?, - shtrohet pyetja. Për veten e tyre ujqërore, antishqiptare. Se, vetëm laku është politika e tyre “shqiptare”!...

Të dëgjoj kë lëvdon, e di cili je!
Filozofia tjetër shekullore iliro-shqiptare, e veçantë për nga orgjinaliteti e porosia, është: Të dëgjoj kë lëvdon, e di cili je!
Kjo filozofi më vete, të cilës i ra shqelm shqiptaro-titizmi voksist e vetonsurroist&Co, është qartësisht e saktë dhe godet caqet e filozofisë heretike e hermetike të çdo heretizmi e hermetizmi antishqiptar, dhe, të atij vetonsurroist. Vetoni i murrmë i racës së Surrojve është mësuar ta lëvdojë vetëm Sinishën(!), dhe ndonjë “shqiptar” si ai, që ta ruajë e kultivojë “bashkim-vëllazërimin” me serbët e jugosllavët e rafinuar, çmendurisht antishqiptarë. Kultivimi që i bën Vetoni “bashkim-vëllazërimit” dhe vaditjen që vazhdon t’i bëjë UJD-it, karrabishti është i pashembullt, për antishqiptarizmën e tij të kulluar. Njëherë e një kohë, na e patën lodhur prapanicën me Boron e Ramizin!… Tash, Vetoni i murrmë i Surrojve na e lodhë përsëri me Sinishën e Ilirin!... E shihni kur ecën rrugës, ç‘narcisoid është, në kostumin e tij të dëshirës së përjetshme, që i vjen erë serbo-jugosllave dhe erë tjetër par(m)fum(t)esh ruso-arabe, kryekëmbë antishqiptare!...

Çka del prej mace, ha minj!
Ç‘filozofi është kjo? Apo, nuk është kjo filozofi e përjetuar në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të intelegjencës shqiptare në trojet e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, të copëtuara në tre republika dhe në një Krahinë Socialiste Autonome të “Kosovë e Metohisë”(!) Edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve ka dalë prej Titos, dhe, nëse mund t’i besohet urtisë shekullore iliro-shqiptare, e, që, duhet t’i besohet me patjetër, del saktësisht rezultati i saj: Krejt çka ka dalë prej Titos, han vetëm shqiptarë! E, Prej Titos ka dalë edhe babai i Vetonit, Rexhai, e, edhe baxhanaku i tij, Fadil Hoxha&Co. E, pas tyre, së voni, edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, me shokë e me shoqe (pro)jugosllave, familjarisht!...

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 61 vizitorë
Lexuar: 1,055 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi