Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjarpëri pikalosh, akrepi bisht gjysëm përdredhur dhe harabeli sqepverdhë
Publikuar më 25 korrik, 2014 në orën 01:33 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tregim

Atë ditë u befasova aq shumë, saqë kur pashë atë gjarpër pikalosh kryeneç e që mburrësh për bukurinë e tij ndaj akrepit bisht kthyer në gjysëm harku, se si më erdhi në mendje një fjalë e urtë e cila thotë:'' Kur mburret i ligu, ç'mbetet për të thënë i miri i kësaj bote!''. Por megjthatë, ka të tillë në këtë botë të madhe e të gjerë. Të mirëve u mbeten për t'i dëgjuar gjer në fund speciet e këqija, madje edhe t'i respektojnë drei në kufirin që u lejohet, sepse kultura e të diturve shkrep si gur masati mbi eshkën që ndez zjarr vetëm atëherë kur vjen momenti i duhur.

Gjarpëri pikalosh ishte strukur nën një gur të madh. Aty gjente qetësinë e tij, ngaqë jashtë dielli përvëlues i korrikut të përcëllonte e digjte si saç.-Këtu jam mirë,-thoshte gjarpëri me vete. Në këtë freskt s'do të kem edhe etje për ujë! Kalonin ditë e netë, dhe ai rrinte i vetmuar te ai gur. Ndonjë herë i thoshte vetes se jam zvarraniku më i bukur i tokës. E kush helmon më fort se unë kur kafshon speciet e tjera të gjalla që lëvizin apo fluturojnë mbi tokë!? Si unë s'ka tjetër...por unë mblidhem e shtrihem si më do qejfi, sepse këmbët e mija janë të fshehura brenda trupit tim. Kështu mburrësh gjarpëri pikalosh nën hijen e atij shkëmbi.
Kalonin ditët si pa kuptuar e gjarpërit iu mbaruan energjitë. Ai ndjne lodhje, por edhe etje për ujë. Kishte edhe uri, sepse s'kishte ngrënë asgjë gjithë ato ditë, ngaqë s'kishte gjuajtur në pyll. Por ''fati'' e ndihmoj në ditën e vështirë. Një harabel i vogël i cili ndodhej në folenë e një peme atje më tutje po bënte akrobacitë e fluturimit. Fluturoi disa herë në qiell të hapur duke bërë rrugë të shkurtra, ngaqë ishte për herë të parë duke fluturuar. Këshillat e nënës i zbatonte s'bashku me vëllezërit e motrat e tjerë për t'u bërë pas kësaj të aftë për fluturime të gjata në qiellin kaltërosh.
Mirëpo ç'ndodhi një ditë!?
Harabeli sqepverdhë nuk iu kushtoi shumë vëmendjen porasive të prindrëve. U zgjua herët në mëngjes e fluturoi i vetmuar në qiell të hapur. U largua shumë larg nga foleja që ishte në pemë. Krahët e vegjël të mbuluara me pupula të butë, s'po i rezistonin presionit të ajrit ngaqë ishte ngritur mbi normën e fluturimit në qiell. Po ndjente lodhje e krahët mezi po i lëvizte. -Po tani si të veproj, tha me vete harabeli sqepverdhë. Nga çasti në çast ai edhe mund të humbise ekulibrin e flurturimit e të rrëzohej në tokë. Ishte në rrëzik për jetën. Koha s'priste më. Vështroi poshtë në drejtim të tokës dhe pika më e afërt për të zbritur nga qielli për të ndaluar në tokë, ishte ai gur i madh që gjendej larg pemës ku ishte edhe foleja e zogjëve. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi për harabelin. Si u mendua pak, mori rrugën e fluturimit drejt zbritjes te ai gur. Me vështirësi ia arriti qëllimit: u ul te ai gur. Ishte i lodhur, por ndjente edhe gëzim, sepse shpëtoi nga rrëziku për jetën. Mori frymë thellë e vështroi folenë atje në pemë. Si u mendua pak tha:''Kjo të gjen kur nuk zbaton këshillat e prindrëve!''. Po shplodhej.
Por një rrëzik edhe më i madh iu gjet atje te ai gur. Ai nuk e dinte se aty ishte i fshehur gjarpëri pikalosh. Sapo u ul harabeli mbi gur, e gjarpëri e nuhati atë dhe po bëhej gati ta kafshonte. ''Ja hodha edhe këtë radhë, tha gjarpëri me vete!''. E kush shkon gjer te ai burim në këtë vapë korriku...! Kam fat, se kot nuk jam gjarpër unë,- tha këto fjalë i gëzuar ai. Harabeli mblodhi energjitë dhe po bëhe gati të fluturonte drejt folesë. Dëgjoi një oshtimë çjerrëse që vinte nga poshtë gurit. Kjo e frikësoi shumë. Vështroi nën gur. Çfarë të shikonte! Gati sa nuk i ra të fikët. Gjarpëri tërë qejf dhe i krekosur ecte drejt majës së gurit ku ishte harabeli i vogël. Ai bëri gati helmin te dhëmbi për ta pickuar zogun. Harabeli nuk vonoi, por thirri me zë të fortë: Ndihmë, ndihmë! Ciu, ciu, ciu,-iu përgjigjën të gëzuar harabelët e tjerë. Ata bashkë me nënën e tyre u gjetën te harabeli sqepverdhë atje te guri. Gjarpëri po afrohej edhe më shumë i cili ishte gati për ta pickuar. Me ta parë, nëna iu drejtua duke e goditur fortë me sqep te koka gjarpërin. Ai u kthye sërisht nën gur për t'i shpëtuar vdekjes. Por këtë radhë edhe më i dëshpëruar, sepse s'është e lehtë t'i bësh keq tjetrit. Me plagë të shumta, i gjakosur në kokë e trup, mes rënkimeve u mblodh si një rreth i ndryshkur hekuri rreth vetes.
Ditët kalonin njëra pas tjetrës, e për gjarpërin bëhej më e vështirë. Si mori pak veten dhe etja për ujë iu shtua edhe më shumë, mori rrugën drejt burimit që gjendej në fund të pyllit. Kishte kohë pa qënë atje. Ashtu, dalëngadalë një ditë u gjend te burimi që të shuante etjen që ia kishte shtuar edhe më shumë plagët e marra në trup nga harabelët.
I vinte inat, por edhe krekosësh po nga inati, që ja punuan harabelët.
U afrua te burimi. Nxori gjuhën si një thikë e dy presa e filloi të pinte ujë. Ndjente kënaqësi. Kështu po , thoshte me vete. Si piu ujë, iu u kujtua akrepi gjysëm bisht përdredhur. I qe mburrur disa herë atij, se vetëm unë di të helmoj me helmin tim. Sa për të tjerët nuk pyes fare unë,- i patë thënë akrepit por edhe helmuasëve të tjerë. Akrepi e patë dëgjuar me vëmendje, por s'u vinte shumë veshin mburrjeve të gjarpërit. Ai shikonte punën e vet. Helmin e kishte të fortë, por kurrë s'kishte helmuar apo të mburrej të tjerëve. Fjalë mburrëse kishte dëgjuar vetëm nga zvarraniku gjarpër që kur fliste zgurdullonte sytë si i një marrë mendësh.
Kishte të drejtë akrepi, sepse mburravecëve të kësaj bote duhej hapur rruga. Por aman edhe kur e kërkonte puna, edhe duhej dhënë përgjigja atyre. Nuk thonë kotë; ''Se i duruari, i fituari!''. Kështu veproi edhe trupvogli harabel, por edhe akrepi i vogël që i mburrej ai gjarpër pikalosh.
Si piu ujë, gjarpëri mori forcë dhe u krekos përsëri duke thënë: ''Kush më del para mua, do ta helmoj! Inati s'i kishte ikur akoma ndaj harabelëve. Do t'ju shqyej, o harabela....! Fjalët që thoshte i dëgjoi akrepi që ishte aty te ajo shkurre. Nuk iu pëlqyen fjalët e gjarpërit dhe doli nga foleja. Në këtë kohë gjarpëri po ecte rrugës për te ai gur ku kishte folenë e tij. Akrepi i preu rrugën gjarprit. Pastaj i tha: ''Pa shiko kush qënka! Na qënka i madhi gjarpër!?
-Hap rrugën, se do të helmoj ty me këtë inat që kam, o i vogli akrep!
-Pse çfarë të ka ndodhur?-pyeti akrepi.
-Largohu të thashë! Se të gëlltita si vezë zogu, o i vogëli akrep!
Akrepi qeshi me qësëndi. Pastaj i tha:
-A e provojmë, o i madhi gjarpër se kush e ka helmin më të fortë! Ti apo unë?!
-Mirë, i tha gjarpëri pa e zgjatur. Po deshe pickomë ti i pari mua!
Akrepi nuk vonoi dhe iu afrua te gjarpëri.
Si nxori thumbin shpues, e nguli mbi trupin e gjarpërit mburravec e derdhi helmin. Pas pak sekondash, gjarpëri po drithej e përdrirhej rreth vetes. Helmi qe shumë i fortë. Sytë po i dilnin si ato vezët e zogjëve që kishte pas ngrën nëpër foletë e shpendëve aty në atë pyll, por edhe te ajo pemë ku ishin zogjtë sqepverdhë afër folesë së tij. Mbas disa minutash gjarpëri dha shpirt. Para se të mbyllte sytë, pa akrepin e vogël me inat, por më kot. Ai dha shpirt me plagë e helmin e akrepit bisht përdredhur në formën e harkut, sepse kishte bërë shumë zullume. Epo, vjen një ditë e paguan të këqiat që u ke bërë të tjerëve në këtë botë,- thoshte me vete gjarpëri që humbi të gjitha shpresat për t'u hakmarrë ndaj të tjerëve e sidomos akrepit që e kishte përbizuar sa e sa herë ngaqë ishte i vogël.
Edhe zogjtë sqepverdhë u gëzuan nga ky lajm që morën.
Epo nuk thonë kot: ''Se kush bën keq, keq do e pësojë në këtë botë!''.
Akrepi u kthye i qetë te foleja që ishte buzë rruge te ajo shkurre.

Xhevahir Cirongu

Durrës, 21.korrik 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 365 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi