Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Tė rinjtė dhe kultura
Publikuar më 26 korrik, 2014 nė orėn 01:17 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Motori lėvizės dhe shtylla kryesore e ēdo shoqėrie ėshtė rinia. Ajo me vullnetin, me elanin e saj, me vlerat dhe atributet e saja ka arritur tė jetė jo vetėm artikuluese e ndryshimeve, por njėkohėsisht edhe bartėse e ndryshimeve, transformimeve shoqėrore, politike, njerėzore e kėshtu me radhė. Andaj detyra e elitave politike, shtetėrore, akademike... udhėheqėsve, shtetarėve, etj ėshtė krijimi i ambientit dhe klimės sė volitshme, nė mėnyrė qė kjo kategori e shoqėrisė tė ketė vendin e duhur, tė marrė rolin e duhur, duke sublimuar dhe i dhėnė kuptim vet lirisė.

Thėnia e veprimtares sė shquar franceze Marie Odete Larougnon qė liria nuk jepet por merret, ėshtė mė shumė se lajtmotiv, ėshtė njė shtysė mė tepėr, qė duhet ta bėjė rininė tė reflektojė pėr tė marrė hapin e guximshėm dhe fatin nė duar tė veta, edhe atė duke u sjellur si qenie njerėzore, duke dhėnė kontributin e duhur nė zgjidhjen e problemeve, ngase me tė drejtė Xhon Kenedi, ish president amerikan do tė shprehej qė tė gjitha problemet njerėzore janė tė shkaktuara nga njeriu dhe mund tė zgjidhen nga vet njeriu.

Rinisė, si kategoria mė universale e shoqėrisė do t`i shkonte pėr shtati mesazhi shumė domethėnės, qė mos tė bėhet si thnegla qė vetėm mbledh, as si merimanga qė vetėm thur, por tė bėhet si bleta qė merr nektarin dhe prodhon mjaltin. Mirėpo duhet pasur parasysh qė rruga qė tė shpie kah suksesi nuk ėshtė e shtruar me lule. Andaj, pėrdora shembullin e bletės, e cila pėr 1 kg mjaltė pėrshkon 360-400 mijė km, e thithė nektarin e 12 milion luleve. Nėse imagjinojmė distancėn, ajo ėshtė 11 herė mė e madhe se gjatėsia e ekuatorit nė rruzullin tokėsor.

Rruga tė cilėn duhet ndjekur rinia

Sfidat e sotshme, shoqėria pozitiviste dhe moderne, kibernetika dhe informatika, ndryshimet e shpejta marramendėse, kanė bėrė qė rinia jonė, nė pėrgjithėsi tė ndjehet e sfiduar e shpesh herė edhe e papėrgatitur pėr kėtė evoluim. Si duhet t`i pėrgjigjet rinia kėtyre ndryshimeve sa tė shpejta, aq edhe sfiduese, sa tė dobishme aq edhe tė rrezikshme, sa emanente (tė brendshme, pėrmbajtėsore), po aq edhe transcendentale (tė jashtėzakonshme) ? Fillimisht, Njihe veten, mu ashtu sikurse porosiste Sokrati, apo siē porosit edhe hadithi profetik, « Kush e njeh veten e vet, pa dyshim qė njeh edhe Zotin e vet ». Kjo arrihet leximit, studimit, thellimit dhe nxėnies. Rinise sonė i nevojitet gnoseoterapia, shėrimi pėrmes dijes. Zaten ėshtė provuar qė dija nuk ėshtė garantuesi qind pėr qind i shėrimit, mirėpo ėshtė vėrtetuar se shėrimi nuk mund tė behėt nė asnjė mėnyrė tjetėr pėrpos pėrmes dijes dhe diturisė. Krejt kjo ngase pak dituri ėshtė mė mirė se shumė ibadet (lutje) pa dituri.
Rruga tjetėr ėshtė depolitizimi dhe departizimi, shmangja nga instrumentalizimi dhe militantizmi, bėrja vegėl e qarqeve tė caktuara politike. Ose thjesht shndėrrimi nė skllav. E aq mė keq, shndėrrimi nė skllav tė lumtur. Skllevėrit e lumtur janė armiqtė mė tė ashpėr tė lirisė. E ai qė mendon se ėshtė i lirė, duke mos qenė i tillė, qenėson kot.
Rinia jonė duhet shmangur nga rrymat ekstreme etnike apo fetare, nga nacionalizmi negativ i tepruar apo nga rėnia nė kurthin e shovinizmit. Me tė drejtė Danilo Kish do tė shprehej se nacionalizmi ekstrem u jep njerėzve me personalitet tė pareformuar identitetin qė u mungon. Qė tė arrihet kjo nevojitet edukimi i mirėfilltė, e mbi tė gjitha edukimi i vullnetit, ashtu siē do tė porosiste dhe Jules Payot. Burimi i shkencės ėshtė intelekti, ndėrsa i veprimit ėshtė vullneti. Qė tė arrihet suksesi nevojitet njė punė dhe angazhim frytdhėnės, i cili do tė kombinohej me dashuri ndaj punės, me vullnet tė pėrkushtuar, me guxim dhe me pėrdorim tė intelektit. Tė kihet parasysh dhe tė jemi koshient se asnjė sukses nė botė dhe asnjė e arritur nuk ėshtė bėrė rastėsisht, por nė saje tė punės dhe angazhimit. Pėrderisa filozofi i madh anglez Spenser, i ka shkruar veprat e tija me njė punė permanente dy orėshe nė ditė, ndėrsa Emilie Zola, shkrimtari i shquar francez ēdo vit ka shkruar nga 1000-1200 faqe, me njė punė intensive prej tre orėsh nė ditė, kjo dėshmon dhe flet se duhet vlerėsuar kohėn dhe shfrytėzuar atė nė maksimum, ngase po nuk e shfrytėzuam dhe menaxhuam racionalist, do humbasim dhuratėn mė tė ēmuar.
Njė pjesė tejet e rėndėsishme, e cila ndikon direkt nė edukim tė rinisė ėshtė edhe sporti dhe aktivitetet e ndryshme sportive. Sporti i cili ėshtė njė vetedukim dhe dėshmon shkallėn e ngritjes kulturore tė njė populli, duhet tė promovohet dhe praktikohet paralelisht, nė sinkron me lejueshmėrinė, ngase mendja e shėndoshė nė trup tė shėndoshė. Kombinimi dituri-sport ėshtė garantuesi i suksesit tė njė rinie. Me tė drejtė Jean Claude Perrin, atlet francez, do tė shprehej se vlera e vėrtetė e sportit ėshtė njeriu. Me rregullat sportive dhe me garat, sporti vė nė pah cilėsi dhe virtyte. Ėshtė njė ringjallės i personalitetit dhe njė mjet i rėndėsishėm pėr edukim dhe ngritje kulturore.
Besoj sė ndjekja e kėtyre kėshillave dhe propozimeve do tė sigurojė sukses dhe progres. Beteja kundėr mentalitetit tė mbylljes hermetike, kundėr viskozitetit-gjendjes statike, dialogimi nė njė klimė tė dinjitetshme, pėrdorimi i kritereve tė mirėfillta, shmangja nga butaforia (kotėsia), vlerėsimi kohės … janė determinues tė suksesit. Tė dish tė vetėvendosėsh (nė anglisht selfdetermination ose nė frėngjisht disposé ą soi-meme), duke arritur shkallėn e autonomisė dhe kontributit individual, duke pasur parasysh qė e gjithė kjo tė realizohet nė klimė tė lirė, apo ashtu siē propozon Etienne Balibar nė rrethana tė njė lirie tė pėrcjellur me barazi (égaliberté).
Kėsisoj do tė kemi njė rini tė shėndoshė, tė fuqishme, jo inaptokrate (tė paaftė), njė rini me kapacitete tė duhura.
Kėto kapacitete do tė ndihmojnė nė luftimin e marrisė, sepse ajo ėshtė armiku mė i rrezikshėm se e liga, ngase kundėr ligėsisė mund tė protestosh dhe ta parandalosh edhe me forcė, mirėpo kundėr marrisė je i pafuqishėm, lypset tepėt angazhim pėr ērrėnjosje.
Porositė e dhėna shumė kohė mė parė, vlejnė dhe mė tej, pėr rininė tonė:
1. Ai qė din dhe e din qė din, ėshtė dijetar pėrcille!
2. Ai qė din, por nuk e din qė din, ai flenė zgjoje atė!
3. Ai qė nuk din dhe e din qė nuk din, ai duhet tė udhėzohet, mėsoje atė!
4. Ai qė nuk din dhe nuk e din qė nuk din, ėshtė injorant, i rrezikshėm, largoje atė.
Pėrfundoj kėtė shkrim dhe analizė, me porositė e Laocit, filozofit kinez.
1. Kush i njeh tė tjerėt ėshtė i menēur!
2. Kush e njeh veten ėshtė i urtė!
3. Kush i mund tė tjerėt ka forcė!
4. Kush mund vetveten ėshtė i fuqishėm!
5. Kush arrin diēka me sukses ka vullnet!
6. Kush din tė thotė boll, ėshtė i pasur!
7. Kush nuk e humb vendin e tij ėshtė i qėndrueshėm!
8. Kush nuk fundoset as pas vdekjes, ai jeton!

Kjo Mise en scčne ėshtė e denjė pėr rininė kumanovare. Dhe atė shqiptare nė pėrgjithėsi.

Punim i prezantuar nė Konferencėn “ Tė rinjtė dhe kultura nė qytetin tonė”, mbajtur nė Kumanovė me 22 korrik 2014, konferencė kjo e organizuar nga FRI.

(Autori ėshtė pėrkthyes dhe profesor i gjuhės dhe letėrsisė frėnge, magjistėr i diplomacisė dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 552 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi