Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Z. E. VENIZELLOS, OSE ËSHTË INJORANT, OSE I PAMORALSHËM
Publikuar më 26 korrik, 2014 në orën 01:39 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
I telefonoi ministrit tonë të punëvet të jashtme, thirri në Athinë edhe nënkryetarin e parlamentit shqiptar. Unë s’e di: A lejohet që një nënkryetar parlamenti të udhëtojë, në atë mënyrë dhe për të atilla punë të pista, drejt një shteti të huaj?! Sidoqoftë, përveç habisë dhe komplikimevet të tjerë deri në shkallën e revoltës, njeriu në këtë rast është i prirur edhe për të arsyetuar.

Ai, z. E. Venizellos, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër i Republikës së Greqisë, a nuk e di që Greqia, në vitet 1912-1913, e ka PUSHTUAR një pjesë të Shqipërisë dhe PO E MBAN EDHE SOT TË PUSHTUAR?!

- A nuk e di ai që një numër i madh shqiptarësh të asaj pjese të Shqipërisë janë masakruar prej forcash ushtarake të atij shteti dhe ende s’i është kërkuar ndjesë Kombit Shqiptar?!
- A nuk e di ai që pjesës tjetër të shqiptarëvet të asaj pjese të Shqipërisë, nuk i është dhënë asnjë e drejtë, përveç “së drejtës” për t’u shndërruar në popullatë greke?!
- A nuk e di ai që krejt popullsia shqiptare, e cila jeton sot në atë pjesë të Shqipërisë, pushtuar prej shtetit grek në vitet 1912-1913, nuk gëzon sot as edhe 1 të drejtë nacionale, madje as të drejtën për t’u quajtur popullsi shqiptare?!
- A nuk e di z. E. Venizellos që as diaspora jonë shumëshekullore arvanitase nuk gëzon sot e kësaj dite kurrfarë të drejte etno-nacionale?!

Veç këtyre, a s’e di z. E. Venizellos sa asish që flasin greqisht, qoftë edhe pseudogrekë, ka në Himarë dhe a do të mund të krijohej farë njësie administrative vetëm me ta?! Në anë tjetër, a nuk e di z.E.Venizellos sa njësi bashkiake mund të krijohen mu në Athinë me popullsi arvanito-shqiptare, që nga Plaka e stërlashtë deri te të sotmit shqiptarë, që po ia mbajnë gjallë ekonominë atij vendi?!

Nëse z.E.Venizellos nuk i njeh këto të vërteta, kjo do të thotë që ai është kokrra e injorantit. Por, të jesh aq injorant e njëkohësisht të jesh ministër e gati kryeministër, nuk është e besueshme.

Është më e besueshme që ai t’i dijë të gjitha këto të vërteta, por të shtiret sikur nuk i di, gjë që është shumëfish më keq se kur je injorant. Të dijë fort mirë që shteti i tij i ka gjithë këta borxhe, HISTORIKË dhe AKTUALË, Kombit Shqiptar dhe të shtiret sikur nuk di, do të thotë që z.E.Venizellos është një njeri aq i pamoralshëm, sa nuk do të meritonte as në familjen e tij të pranohej, le më të jetë pjesë e një qeverie që e quan veten demokratike!

“Populli grek është shumë i ndijshëm ndaj gjëravet të tilla”, i tha ai ministrit tonë dhe e kish fjalën te mënyra se si shteti shqiptar e bën organizimin territorial në territorin e vet. Nuk pat aspak turp të fliste në atë mënyrë! Po pupulli shqiptar a nuk është i ndijshëm ndaj faktit që shteti grek nuk ka hapur asnjë shkollë shqipe për vendësit e atjeshëm, as në Janinë, as në Filat, as në Pargë, as në Margëlliç, as në Prevezë, as në Artë? Populli grek qenka i ndijshëm! Por, përse të jetë i ndijshëm ai popull?! A sepse ne ua kemi dhënë të gjitha të drejtat minoritarëvet greqishtfolës, jo vetëm sot, por në të gjitha kohët?!

Në kohën e Enver Hoxhës, të gjithë ata banorë që e quanin veten grekë, i kishin të gjitha të drejtat, të barabarta me banorët e tjerë. I kishin shkollat në gjuhën greke, kishin gazetën në gjuhën e TYRE dhe i kishin dyert të hapura në çdo lloj pune që ata mund të bënin. Minoritarët grekë në kohën e Enver Hoxhës, i gjeje në të gjithë sektorët: Në arsim, në kulturë, në ekonomi, në qeverisjen vendore. Unë vetë kam njohur personalisht me dhjetëra dropullitë, që nga profesorë e mjekë, deri te kryetar komiteti ekzekutiv. Dhe ruaj respekt, se ishin, në radhë të parë, njerëz korrektë.

Në kohën e sotme, minoriteti grek jo vetëm që gëzon çdo të drejtë nacionaliteti, por e ka në gjuhën greke krejt sistemin shkollor, deri edhe universitetin. Dropullitët, anëtarët e etnitetit grek, i kemi në të gjitha partitë, kudo që ata dëshirojnë të antarësohen, me role krejtësisht të barabartë dhe me të drejta krejtësisht të barabarta. I kemi madje edhe funksionarë të të gjitha shkallëve, deri te nënkryetari i parlamentit, sado që ai s’e meriton as të hyjë në derën e këtij parlamenti. Të gjitha këto, z. E. Venizellos normalisht duhet t’i dijë. Nuk është e mundur të mos i dijë, por është i PAMORALSHËM. Është i ULËT, aq sa, ne që jemi popull i thjeshtë, pyesim me alarm në shpirt: A ME TË KËTILLË NJERËZ KAQ TË PAMORALSHËM DO T’U RREGULLOKAN MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE?!

Në vend që të shkojë z. E. Venizellos, personalisht, midis ortodoksëvet shqiptarë të atjeshëm dhe t’u thotë: “Hapni shkolla shqipe! Mësoni gjuhën dhe historinë tuaj!”, ai kërkon të ndezë zjarrin e konfliktevet edhe në Himarën tonë, përjetësisht vetekzistuese dhe vetëqeverisëse!

Ne duam të kemi relacione sa më të mirë me kombin grek, sepse interesi i të 2 kombeve është për të shkuar mirë njëri me tjetrin.
Por, pyetja e fundit, që cilitdo njeri të thjeshtë i bubullon ndër veshë, do të ishte kjo: Vetë grekët a e dinë që kanë në krye politikanë kaq të PAMORALSHËM, sa një ditë mund të ndezin edhe luftëra në këto hapësira?!

GJOKË DABAJ

Durrës,
25. 07. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 545 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi