Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (2)
Publikuar më 28 korrik, 2014 në orën 00:54 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kush flen me qen, çohet me pleshta!

Ku e qet gurin kjo urti shekullore iliro-shqiptare? Kjo është një rrasapetë (gur) më vete, dhe, ta vëshë në çdo bahe, e hedh gurin atje ku duhet të hudhet, ashtu si duhet të hudhet. Po, ata e këta që fjetën për një shekull me Pashiqin, me Rankoviçin, me Titon e me Millosheviçin, si u çuan? Apo, nuk u çuan edhe këta pakës më të zezë se shkiet, qen pas qeni, e plesht pas pleshti, - të bërë tashmë morra të mëdhenj?! Babai i Vetonit, Rexhai, tok me baxhanakun e tij, Fadilin, fjetën për një gjysmë shekulli me Titon, Rankoviçin e Millosheviçin, e pollën Sinanin, Mahmutin, Azemin, “hazreti” Ibrahimin, Vetonin, Shkëlzenin, Batonin, Ylberin, Blerimin dhe kategorinë e tyre të të “burgosurve politikë”, të njohur si petulla me ujë titist të Ibrahim Rugovës… E pollën shkollën e tyre që foli e flet shqip e mendon serbisht /jugosllavisht/(Bah!)…

Bile, fjetën dhe ende po flejnë edhe me “demokratët”, Vojisllav Sheshelin e Vuk Drashkoviçin&Co, me të cilët fjeti kohë të gjatë edhe Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, e, para tij edhe Rexhai i surmë i laraskave të Murrojve!... Po, si u çuan ata e këta “demokratët” tanë ”komunistë”? Po Vetoni i zi me shokë, si u çua?! Kur u doli gjumi, nëse u ka dalë e janë zgjuar ende, ku ishin dhe ku janë? Në mulli të kujt janë duke çuar ujë edhe sot? A mund të mendojnë shqip ndonjëherë, në tërë jetën e tyre shekullore, “patriotike” e “shqiptare”?...

Nuk hyhet dhëndërr me halete t’huaja!

Kështu thotë një filozofi e lashtë iliro-shqiptare. Po, a ecet një udhe me Vetonin e murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co? Po, paraprakisht, duhet të studiosh në hollësi ku të qet ajo udhë? Udha e shqiptaro-titistëve antishqiptarë e “kosovaristë”, “komunistë” e “demokratë”, që, prej dijes që kanë absorbuar prej sistemit antishqiptar të Titos, po munden dhe po u shkoj n’doresh, dy gurë bashkë s’i lë (lënë), mbetet udha më e errtë në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, mbetet udha më antishqiptare. Udha si kjo që ka zgjedhur Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, të cilës ecën kryepërpjetë, serbçe, duke e sharë luftën titanike të UÇK-së dhe të popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, duke e mohuar atë, është udha më e keqe antishqiptare që mund ta pjellë një mendje “shqiptare” si e Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve&Co. Por, pyetja tjetër që shtrohet këtu, është: A mund të fitohet lufta e UÇK-së me halete t’huaja, me halete antishqiptare të UDB-së e të KOS-it, me njerëz të “Sigurimit të shtetit (Jugosllavisë)” si Vetoni me shokë e shoqe?... Herët, para, gjatë dhe pas lufte u pata thënë me gojë e me shkrim, publikisht, e, po e ripërsëris për të satën herë, se nuk fitohet lufta e UÇK-së me ushtrinë e UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist, me ushtrinë antishqiptare të “Sigurimit shtetëror” të Ibrahim Rugovës e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co!… Prandaj, as sharja dhe ekzekutimi i koordinuar serbo-“kosovaro”-ndërkombëtar i asaj lufte heroike e titanike nuk është rastësi. Laku është Vetoni&Co, këtu… Është pjellë e koordinuar antishqiptare e shqiptaro-titistëve, pleq e të rinj, në koordinim me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare proserbe këtu!...

Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, që herët, si një plesht i vogël dhe i paparë ndonjëherë, e pa me interes uljen në një sofër antishqiptare, në sofrën ku babai i tij, Rexhai, kishte zënë vend herët, krah baxhanakut të tij, Fadil Hoxhës. Vetoni, siç duket, iu gëzua pa masë ofertës “shqiptare” që i ofroi pozita e babait të tij. Vetoni u rrit shpejt por që mbeti i vogël, si plesht që është, dhe, për një kohë, kur, hop, papritmas, u kthye në një morr të madh e të paparë “shqiptar”… Karrabishti i UJD-it!... Kostumi i tij shkëlqente tërë mendjemadhësi reaksionare, siç shkëlqen edhe sot, ngase ishte ulur, ku rri edhe sot me krenari të paparë, në sofrën e parë të të privilegjuarve të Titos, në sofrën antishqiptare ku me kohë kishin zënë vend Fadil Hoxha e Rexhai Surroi, si baxhanak i tij. Dhe, sipas rolit, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve që shndërruar në një sot achevé me kostum të dalluar të sofrës së parë prej pleshti të njohur, rritur nën sqetulla të huaja, për t’u bërë tash, së voni, edhe një morr i madh e i paparë, me pretendime të pandryshuara antishqiptare, duke dalë paturpësisht dhe duke e përdorur lakun edhe kundër UÇK-së dhe kundër veteranëve e luftëtarëve të saj, edhe kundër Shqipërisë e shqiptarëve, me pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”, duke mbrojtur fillim e fund tezat antishqiptare të Jugosllavisë e Millosheviçit dhe të reaksionit vendor e ndërkombëtar, “shqiptar”!...

Po, Gjarpri, në tërë librin pamflet politik të Vetonit, ç‘do? A di, çka dhe sa di Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për Gjarprin? Për gjarprin si simbol mbrojtës të shtëpisë? Për Gjarprin si simbol të mjekësisë dhe mbrojtës të shëndetit të njeriut? Për afërsinë e Gjarprit me njeriun? A e di Vetoni i murrmë i racës laraskore të Surrojve se Gjarpri, për dallim nga të gjitha gjallesat, është shumë më afër njeriut?...

T’i shohim së bashku disa mendime të lashtësisë, e deri te ditët e sotme, për gjarprin. Sikurse edhe njeriu, por e përkundërta e tij, gjarpri, dallon prej të gjitha gjallesave. Sikurse njeriu që gjendet në fund të përpjekjes së dytë gjenetike, atë krijesë të ftohtë pa qime dhe pupla (pëndla), ngushtësisht mund ta vendosim në fillim të të njëjtës përpjekje. Në këtë kuptim, njeriu dhe gjarpri janë në kundërshti, përplotësuese, takmakë. (J. Chevalier&A. Cheerbrant: Fjalor i simboleve, Zagreb 1983, fq. 796-805).

Pra, gjarpri është burim potencial prej të cilit rrjedhin të gjitha dukuritë. Simbolizmi i gjarprit, njëkohësisht, është i lidhur ngushtë edhe me vetë idenë e jetës.

Një psikoanalist (JUNH, 237) thotë se gjarpri është një kurrizor që mishëron psikën inferiore, psikizmin e errët, ajo që rrallëherë, pakuptueshëm, është fshehtësi. Megjithatë, nuk ka asgjë më të zakonshëm, asgjë më të thjeshtë sesa gjarpri. (Fjalor i simboleve, fq. 796).

Sipas besimeve të ndryshme dhe analizave e studimeve që janë bërë deri më sot, del se gjarpri është simbol i jetës, sepse, ai sakrifikohet për ta shpëtuar jetën e njeriut. Sakrifikimi i gjarprit, është sakrificë për njeriun. Gjarprin e takojmë kudo: si gjarpër tokësor, ujor dhe kozmik, e, ky i fundit, Atanta (Fjalori i simboleve), simbolizon procesin rrethor të shumësisë (shumimit, zgjërimit) dhe rithithjes (rezorbimit), por, si roje e përparimit, ajo (Atanta) është bartëse e botës (kozmosit), që siguron qenësinë e saj (tij).

Atëherë, pse e gjithë ajo vjellje dhe qitje zorësh “shqiptare” në kurriz të Gjarprit, në librin pamflet politik të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, “Këmbët e Gjarprit”?... Pse, laku, kundër Gjarprit dhe kundër UÇK-së? Kë vë në lojë kurthtari dhe grackëtari i UÇK-së? Kë fyen e shanë me lak pinjolli lastrok i Jugosllavisë, autori i pamfletit “Këmbët e Gjarprit”?...

FAT VETËM PËR RACËN E MURRME TË SURROJVE!

“Shyqyr” që nuk kanë menduar pushtuesit tanë siç mendon Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për “fshatarët” e “fshatarësinë” shqiptare.

1.

Përkushtimi, me sy e mendje të çakërdisur, si ecejake antishqiptare e skandaloze kryelibrit, ku, Vetoni i murrmë i Surrojve, fat dhe lumturi i dëshiron vetëm motrës dhe bijave të tij, tregon qartë përkushtimin e tij dhe të babait të tij, të kyçur forcërisht e mendjemadhësisht ecejakeve “patriotike” e “shqiptare”, që, shqiptarët i deshën dhe i duan vetëm si “mish për top”(!)… Po, ç‘prind e shqiptar mund të jetë a është ai prind e shqiptar që vetëm motrës dhe vajzave të tij dhe sojit të tij prej Surrojve të murrmë vetonian, gjithsesi, me orientim “patriotik” e “shqiptar”, u dëshiron ardhmëri si të tijën e në kurriz të shqiptarëve, dhe, në anën tjetër, krejt një populli “fshatar”, bile, as pa një shkollë fillore në katundet e tyre, si pasojë e politikave “patriotike” e “shqiptare” të babait të tij, dhe, vetë, si pasardhës i tij i përkushtuar, frymëdhënës dhe vaditës i njohur i UJD-it, u dëshiron vetëm zi e terr!? I fyen dhe shanë!... Këtu, duhet të themi se “shyqyr” që nuk kanë menduar pushtuesit tanë siç mendon Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për “fshatarët” e “fshatarësinë” shqiptare, mbi ç‘supe qëndron sot shkenca dhe dija shqiptare, se, sa për Vetonin e murrmë të racës së Surrojve, vetëm një zot e di se ku do të na qitte e ku na qet vala e tij UJD-iste, gjithmonë, “patriotike” e “shqiptare”!…

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 553 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi