Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NE JEMI ME SHPËTIMTARIN TONË-AMERIKËN, JO ME PALESTINËN!
Publikuar më 28 korrik, 2014 në orën 01:01 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Never forget who helped you in your difficult time !- It's America, Western Europe and NATO!

*** Lerëni, ka kush ta “vajtojë” Palestinën, por kush do t’i vajtojë më se gjysmën e shqiptarëve, që edhe në këtë shekull (XXI, viti 2014), ende e kanë statusin e skllavit nën sundimin e egër kolonialist dhe imperialist sllavo-bizantin ballkanik. Ky është problemi kyç dhe, hëpërhë i patejkalueshëm për kombin shqiptar në Ballkan, jo kurrfarë Palestine, as Libani…etj., ato, në asnjë kuptim, nuk u përkasin as shqiptarëve, as Shqipërisë Etnike. Prandaj, nuk kemi pse të derdhim “lotë krokodili”, së pari, duhet ta shikojmë vetën në pasqyrë, se në çfarë gjendjeje ndodhemi nën vargonjtë e robërisë së huaj e mëpastaj, të mendojmë se si t'i ndihmojmë të tjerët në zgjidhjen e problemeve të tyre, nëse kjo është në interesin tonë të përgjithshëm.

*** Së pari, edhe Zoti, thotë , kujdesu për veten, pastaj për të tjerët. Jo anasjelltazi, siç po veprojmë ne sikur mjeshtri i keq, tërë “botën” e ndërton, e vetë jeton i varur me qira në kushtet dhe nën diktatin e qiradhënësit të pashpirt (duke ia kufizuar lirinë e lëvizjes dhe, duke ia ngritur qiranë kurdo dhe, sa të dojë).



Siç bën të ditur gazeta “Bota Sot” (botim i diasporës) e datës 25 korrik 2014, në Shkup, janë bërë protesta në shenjë të përkrahjes së palestinezëve në Rripin e Gazës. Sipas këtij burimi medial shqiptar: “Qindra protestues sot u mblodhën në Shkup në një marshim proteste në mbështetje të popullit palestinez dhe dënimin e dhunës nga ana e Izraelit.” Këtë e ka bërë të ditur për opinion publik, edhe Skënder Rexhepi, përfaqësues i OJQ-së “Elita” (organizatore e protestës), duke nënvizuar se “Ne jemi këtu me gra e me fëmijët tanë dhe nuk duam incidente. Ne protestojmë kundër dhunës dhe Hollokaustit që ndodhi tani në Gaza.” (http://botasot.info/maqedonia/316359/mbeshetje-per-gazen-ne-shkup-policia-ndalon-protestuesit-foto-video/.

-Gabim, shumë gabim, në të njëjtën kohë, të bëhen dy protesta me përmbajtje të ndryshme. E para, me përmbajtje politike, kombëtare atdhetare shqiptare, kurse e dyta, me mesazh të hapur humanitar dhe fetar!?

Pse protesta mbi protesta?!

O, shqiptarë të robëruar, po ç’iu deshën në të njëjton kohë, edhe protrestat për “mbrojtjen e Gazës” (ashtu siç ishin ato të OJQ-së “Elita”, bërë në Shkup, më 25 korrik 2014), duke qenë se kanë filluar protestat për zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve nën Maqedoni. Mos dilni nga kjo “temë”, se, pastaj, do mbesim sërish “me gishta në gojë”- hyzmeqarë dhe vasalë të shtetit artificial sllavomaqedon. Ahere, me plot të drejtë, nuk do të na mbështetë as Uashingtoni, as Brukseli e as NATO-ja.

Pavarësisht nga ndjesia e humanizmimit si parim dhe si vlerë universale, në rastin konkret, është plotësisht i gabuar organizimi i protestës së theksuar në mbrojtje të Palestinës ngaqë është ngatërruar dhe shpërfillur objektivi i prioritetit të protestave kombëtare (duke kaluar në një problem të huaj ndërkombëtar, që nuk ka të bëjë as me shqiptarët e as me Shqipërinë Etnike), sepse shqiptarët nën Maqedoni kanë problemin e vet të pazgjidhur kolonial, territorial dhe shtetëror. Këtë e provojnë edhe demonstratat njëmujore të shqiptarëve, jo vetëm nën Maqedoni, por edhe në të gjitha trojet autoktone të Shqipërisë Etnike dhe në mbarë diasporën shqiptare në Evropë, në Amerikë, në Australi etj.

Pra, duke qenë se, tanimë, të gjithë shqiptarët janë hedhur në protesta kundër politikës së terrorit dhe të aparteidit sllavomaqen, shqiptarët nën Maqedoni, nuk duhet të dalin nga kjo “skemë” e protestave për arritjen e lirisë dhe të pavarësisë së tyre kombëtare dhe shtetërore nga regjimi shovinist reaksionar sllavomaqedon. Si rrjedhim, para se të ndërmarrin hapa të tillë të gabuar në mbrotje të Palestinës, të Sirisë, të Irakut, të Afganistanit etj., shqiptarët, duhet të kuptojnë dhe, të kenë parasysh faktin se nuk janë kurrfarë faktori, që mund të ndihmojnë dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe të krizave, të krijuara në Lindjen e afërt, të mesme a të largët.


Duke qenë se shqiptarët qe më se një shekull, ende nuk e kanë zgjidhur problemin kolonial në zemër të Evropës, nuk kanë asnjë të drejtë morale, fetare, kombëtare e as ligjore etj., që të përzihen dhe të involvohen në konfliktet dhe në vatrat e krizave qoftë në Lindje (duke rënë viktimë e politikave dhe të propagandave ideologjike, ekstremiste fetare islamiste gjoja për të ringjallur idetë, konceptet dhe projektet mesjetare kalifatiste dhe patriarkale), qoftë në Azi, në Afrikë apo në Amerikën Latine.

Nëse e kërko nevoja, atëherë, le të vdiset vetëm për lirinë dhe për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, jo për kurrfarë arabistani islamik në Lindje, sepse shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë historie, as trashëgimie të përbashkët biologjike me popujt islamë në asnjë kontinent të botës ngase u përkasin rrënjës dhe lozës gjenetike PELLAZGO-ILIRE.

Sa më sipër, asnjë shqiptar, jo vetëm i Kosovës, por i asnjë treve të Shqipërisë Etnike, nuk është i obliguar, as moralisht, as fetarisht, as ligjërisht e as kombëtarisht, që të shkojë të luftojë dhe të vritet në luftërat civile qoftë në Siri, në Irak, qoftë në Afganistan apo gjetkë, sepse do të konsiderohej dhe cilësohej vetëm si ekstremist, terrorist dhe mercenar, që të gjitha këto janë të dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare.

Protesto për Shkupin shqiptar, jo për Palestinën!!!

***Para disa kohësh, ambasadori palestinez në Beograd,Mohamed Nabhan, para gjithë botës deklaroi-përsëriti rrenën më groteske historike, politike, diplomamtike dhe propagandistike serbomadhe se “Kosova është provincë e Serbisë”( Shih në: http://www.kosova-sot.info/opinione/pse-ambasadori-palestinez-e-mban-anen-e-serbise-kolonialiste).

E pse, nga doli, tani kjo, që shqiptarët të protestojnë në Shkup në mbrojtje të Palestinës, kur pikësëpari, punët e veta i kanë “llugë, llugë” me shtypësit e tyre sllavomaqedonë, të cilët, edhe pse nuk janë minoritet, por komb, i kanë përjashtuar edhe nga Kushtetuta e së ashtuquajturës “Maqedoni”, si dhe i mbajnë peng ( pa asnjë të drejtë), duke i terrorizuar, vrarë dhe burgosur me burg të përjetshëm (rasti “monstra”) në shtëpinë-truallin e tyre autentik stërgjyshor pellazgo-ilir.


- Po, në cilin shekull, Palestina dhe vendet e tjera islame të Lindjes, e ngritën zërin dhe u hodhën në protesta kundër Hollokaustit osman dhe sllav të Ballkanit mbi shqiptarët?

– Kurrë, asnjëherë në historinë e derisotme të kombit shqiptar!

- Po, edhe në kohën më të re, cilat shtete arabe të Lindjes, pranuan mbi 1 milion refugjat shqiptarë të Kosovës, viktima të terrorit dhe të Hollokausit serb (1998-1999)? – Asnjë! – Por shtetet e Evropës, Izraeli, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Logjikisht, një popull i robëruar, nuk mund ta ndihmojë një popull tjetër, që ka të njëjtin status, por është e kundërta, vetëm popujt e lirë, mund t’i ndihmojnë popujt e shtypur nën sundimet e huaja kolonialiste pushtuese. Kjo është logjika e matematikës politike dhe e humanizimit. Edhe më thjesht, nën pranga në qeli të burgjeve sllavomaqedone, nuk mund ta ndihmosh as vetëvetën, lëre më të tjerët, që nuk i ke as fis e as farë. Ky është absurd i pajustifikueshëm sin ë aspektin moral, ashtu edhe në atë human.

o viktima të dogmave indoktrinuese të fanatizmit fetar!

Shqiptarët nuk duhet të gabohen, të shkojnë për të luftuar as në Siri, as në Irak, as në Afganistan, as në Palestinë apo në ndonjë vend tjetër islamik, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me popujt e tyre, as histori, as gjuhë, as gjak, as traditë, as kulturë, as komb, as atdhe e as shtet. Për më tepër , shqiptarët e Shqipërisë Etnike, nuk i kanë borxh asnjërës nga shtetet islamike arabe as Lindjen e afërt, të mesme e as të largët, sepse historia botërore dhe ajo kombëtare shqiptare, deri më sot (shekulli XXI, viti 201) nuk kanë shënuar asnjë rast, që ndonjë shtet islamik ka provuar që t’i ndihmojë shqiptarët për çlirimin antikolonial dhe kombëtar nga perandoritë dhe mbretëritë e huaja sllavo-bizantine dhe osmane gjatë epokave dhe shekujve të kalua (II –XXI).

Jo me Lindjen, por me Perëndimin

*** Shqiptarët duhet të flijojnë vetëm për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun e vet-Shqipërinë Etnike, si dhe t’i mbrojnë interesat vitale të Amerikes si brenda, ashtu edhe jashtë saj kudo në botë, sepse kjo na ndihmoi në ditët më të vështira, që Kosova të shpëtonte nga tirania dhe nga hollokausti i Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

-Moralisht dhe ligjërisht jemi në anën e Amerikës, ashtu siç ishte kjo në anën tonë, kur edhe “hekuri” digjej në Kosovë nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit serb (1998-1999). Ai që nuk të lërë të vdisësh, ai është vllau, miku dhe shpëtimtari yt (pavarësisht nga feja, raca, ideologjia, ngjyra dhe nacionaliteti), jo ata që të lënë të vritesh si “qeni në rrush” nga armiku, ose të lënë “as të gjallë, as të vdekur”, duke mos të njohur fare me shekuj. Prandaj, të jemi të sinqertë, ta themi dhe ta pranojmë të vërtetën se nuk janë “shallat”, “shamiat” dhe “mjekrrat” ekstremiste dhe indoktrinuese islamike, që e çliruan dhe e shpëtuan Kosovën nga terrori gjenocid i Serbisë, por ishte Amerika me aleatët e saj evroperëndimorë (NATO dhe BE).

Në këtë pikëvështrim, nuk mund të bëhet kurrfarë ndërrimi i tezave, asnjë krahasim dhe, asnjë kompromis (në emër të ideologjisë së fanatizmit fetar islam), që të devijohet nga opcioni amerikan-evroperëndimor i sistemit politik, juridik, kushtetues dhe demokratik i Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Së fundi, që të mos bijmë viktima të ekstremistëve fanatikë islamistë (të infiltruar në trojet e Shqipërisë Etnike, në emër të humanizimit dhe të ndihmave humanitare etj.), ne duhet të ndjekim rrugën e ndritshme të përbashkët të Rilindësve tanë shqiptarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), në vend të fanatizmit fetar, të respektojmë dhe të zbatojmë parimin kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 552 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi