Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRIKJA ESHTE KESHTJELLA E PATUNDUR E PRAPANICES…
Publikuar më 30 korrik, 2014 në orën 00:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…a ka me te vertete Kosova Gjykate Kushtetuese dhe institucione demokratike?!

Posti, pra karrikja pusht-etore edhe keshtjella e patudur e prapanices. Besoj se kjo thenje eshte nje deshmi e noteruar e njerezve qe rendin me turr, me hap te gjate, me krim, me dhune e me vrasje drejt fronit. E pyetem njehere ne Detroit shkrimtarin tone te perbotshem Ismail Kadare, se perse nuk e pranon postin e presidentit, e ai tha: “Rruga drejt pushtetit eshte rruga e krimit!”

Ata qe sot jane ne garen e kolltukut te drejtimit te vendit po shtyhen si qete e kularit dhe po nxjerrin shkume per goje se cili do te gdhihet ne krevatin e perandorit te Kosoves. Cuditerisht kur armiku ua behu ne dere ata me se shumti si obligim i gjakut te deshmoreve dhe thirrjes se atdheut per liri, moren pushken dhe bashke u rreshtuan ne llogore. Kur ciflat e dheut me barut dhe granata u binin mbi koke ata merrnin e pastronin syte e njeri -tjetrit qe te shikonin mire driten e flurushes ne menyre qe te godisnin ne shenje armikun gjakatar. Ata nuk flinin, shenjetra i kerkonte zgjuar dhe nje cope buke e ndanin e gjithe skuadra. Solidariteti me i shkelqyer ne jete ndodh ne llogore e ne transhete e zjarrit. Por kur erdhi sinjali se lufta mbaroi, pa mbaruar mire zani i borizanit, ata pra , ata qe po nisen drejt pallatit mbreteror te fisit, pa i ditur se a i kane apo jo rrenjet e lisit, hodhen kapoten e luftes, armen e fshehen ne nje mullar me kashte dhe ndoshta pa u lare ne lumin qe rrjedhte gjak lirie, veshen kostumet me frak dhe me valixhe diplomari priten rradhen te hynin ne kuvendin e ri sic pritnin njerezit naten ne rradhen e gjate komuniste, per te blere nje kile qumesht. Krijuan parti e organizata, ne emer te fese iu pelqyen qeset me flori te Arabise dhe perseri cuditerisht dikush e shpalli veten bir-biro i tyre. Dikush tjeter qe kishte shetitur e bere sehir bulevardit te Prishtines, duke folur kundra UCK-se i kishte te pjekur suxhuket e mishit dhe birra serbe derdhej sic derdhet Ibri ne mengjez heret.
Kolapsi politik ne Kosove ka nxjerre shume pikepytje dhe shume enigma jane shtruar si qimkat nen jorganin e lirise se Prishtines. A ka gjykate kushtetuese shteti i ri i kosoves?! Ti besosh vendimit te saj apo arsyetimit militant eshte sikur ti varesh shpresat ne byrone politike te Titos. Nderkohe qe vendi ka marre nje virus te forte sic eshte fusnota, Kosova ne keto zgjedhje mori edhe nje fusnote tjeter nga vete politika e brendeshme me bistin e gjarperit serb nga jashte. Kur vendi pra nuk e ka pavaresine e plote, kur ne Prishtine jane forcat nderkombetare me prokurore e gjykates te huaj, si ka mundesi te pritet interpretim nga Gjykata kushtetuese qe nuk eshte gje tjeter vecse nje kllocke qe ngroh vezet e djallit. Po pse keta gjykates te huaj qe vine nga vende me demokraci te konsoliduar nuk japin nje opinion?! Ajo qe te ben te mendosh eshte se demoracia kosovare eshte ne nje prove te madhe. Nga njera ane sulltanet e dites kerkojne largimin e tyre si perfundim misioni dhe zevendesimi me krushqit pa nuse te kulles se fisit dhe bajraktarizmit krahinor, nga ana tjeter nuk jane te zotet te vendosin ne paqe mbi bazen e atyre ligjeve qe vete kane miratuar!
Ne Kosove lindi nje kualicion paszgjedhor. E drejte e tyre e ligjshme ne demokraci, por hendeku qe ka cel shteti nuk mund te kalohet me nje pasarele ende te brishte. Kjo aleance paszgjedhore LDK, NISMA, AAK nese do te kishte besen e qendrueshme te kosovarit, dhe besoj se e kane, nuk duhet te ndiheshin. Shkonin ne Parlament dhe me shumice votash zgjidhnin Islam Mustafen. Nese Presidentja nominonte Thacin, atehere pa zhurme nuk e votonin dhe per rrjedhoje do te nominohej Haradinaj dhe do te merrte votat! Kjo mund te ishte njera nga shume alternative qe kane dale ne skene si kungujt e kalbur ne trubulliren e rrjedhjes se jetes politike!
Nese e merr me qetesi situaten Thaci ka mberritur aty ku nuk mund te shkoje me lart. Themeloi dhe u be krytar i pare i PD-se. U be kryeminister i vendit per gati tete vjet. Mori pjese ne lufte e ne Rambuje…
Kosova eshte e Thacit padyshim, por eshte edhe e Haradinit e Mustafes e Limajt…e deputeteve e qytetareve e rinise dhe femijes se porsalindur… eshte edhe e lypsit te kazanave te Prishtines qe pret aty ku pijne e defrehen pushtetaret deri ne rrezen e pare te diellit dhe aty i varferi siguron ushqimin e femijeve. Loja me kolltukun eshte si loja me demin e kuq.
Presidenta e Republikes nese me te vertete do te ushtronte pushtetin e votes se popullit, pa e hapur zarfin, do te therriste Thacin dhe ti linte afatin dy javor per formimin e qeverise. Thaci nuk beri asnje demarsh te takohej me eksponentet e zgjedhur, me partite politike edhe per te ju matur pulsin. Vete ai duhej te deshmonte para mediave, deputeteve, institucioneve dhe ne menyre te vecante institucionit te Presidences si i vetmi pergjegjes para ligjit per nominimin e kryeministrit se nuk ka arritur te siguroje shumicen e duhur. Ne fund te fundi ai duhet te miratohet ne parlament. Dhe pas tij fare mire ne baza ligjore therriste tjetrin e ai me merite duhet te ishte Haradinaj. Edhe ne opozite je ne pushtet me te gjitha te drejtat dhe detyrat para kombit tend. Fare mire ne opozite mund ta rrezosh qeverine, por jo ta mbash peng qeverisjen e vendit!
Ah karrike moj karrike, pushtetaret vozisin ne kaike, here gjysem te gjalle e here mbyten!

ZEF PERGEGA

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 1,084 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi