Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SKARRABISHTI I PRODHUAR NË LABORATOR
Publikuar më 30 korrik, 2014 në orën 00:54 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një ditë, në bisedë e sipër, Tafili më tregoi se e kishte filluar një analizë kritike për pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”, të autorit Veton Surroi. I kërkova, që posa ta përfundojë, të ma dërgonte, sa për të parë, që ta shihja se si e kishte trajtuar. Nuk vonoi dhe ma dërgoi përmes postës elektronike. Për nga vëllimi, nuk i takonte kritikës gazetareske dhe kjo ma shtoi kureshtjen për ta lexuar menjëherë. Pasi e lexova, kjo ishte “dora e parë” autoriale, siç quhet ndryshe, fillova ta bëjë redaktuarën, pa e pyetur autorin, duke e ditur se korrektura nuk mund ta ndërronte redaktuarën. Të përfunduar ia ktheva autorit, i cili kishte mbetur i kënaqur me punën time dhe kërkoi, edhe mendimin tim recensues, për librin e tij publicistiko-kritik, që është ndër të rrallët në letrat shqipe. Me kënaqësi, po e bëj tash vështrimin për skarrabishtin e titulluar “Karrabishti i UJD- it”, për kritikën që i është bërë pamfletit politik “Këmbët e Gjarprit”.

Një titull, që besoj se edhe lexuesit do t’ia shtojë kureshtjen për ta lexuar, e ata të cilët e dinë se çka ngërthente UJD-i, do të jenë të interesuar ta shohin nga një kënd tjetër, nga këndi se si e zbërthen Tafil Duraku, etnogjenezën e këtij bashkimi demokratik jugosllav, sepse, bartës i atij projekti për këtë lëvizje ishte kryetari Veton Surroi. Çka e shtyri Atë dhe kush ia besoi të jetë në krye të UJD-it, çfarë qëllimi kishte UJD-i, kë tubonte rreth vetes, si funksionoi edhe në hapësirën tjetër të Jugosllavisë dhe a ka të bëjë e gjithë kjo me të kaluarën e Kryetarit, me familjen e tij, me rrethin në të cilin është rritur e edukuar, çfarë shkolle kreu, cilat beneficione kishte në të kaluarën dhe pse rreth tij sillen, si në të kaluarën edhe sot, ndërkombëtarët me orientime pansllave, për të qenë shumë herë i “nominuar” për “Kryeministër” në qeveritë provizore (teknike), që mund të krijoheshin në Kosovë. Mos, ndoshta, ka menduar se kjo do të ndodhte edhe në Rambouillet, që, si “intelektual i pavarur”, do t’i ofrohej diçka për t’i udhëhequr shqiptarët dhe për t’i përndjekur luftëtarët e lirisë, që mbanin emblemën e UÇK-së, me bekimin e punëdhënësve të vet, sepse, ai, atje, bashkë me Blerim Shalën morën pjesë si intelektualë të kalibrit të Sinan Hasanit, dhe, nën këtë moto, i pari tha publikisht, pas lufte, se “UÇK-ja kishte bërë krime e gjenocid”.

Skarrabishti, një simbolik më vete, do ta joshë lexuesin, për ta parë edhe ai se kah kishte lëvizur ky shumëkëmbësh, cila është intuita e tij, përmes cilës aromë orientohet, për ta shkatërruar e shpëlarë trurin e njeriut. Edhe ky simbol, që në publicistikën shqiptare nuk haset, është një sinonim i fuqishëm përcaktues për autorin e pamfletit politik “Këmbët e Gjarprit”, sepse, vetëm ai (/s/karrabishti) mundet t’i zhbirojë e lëndojë organet më të ndjeshme të trupit: hundët, veshët, sytë dhe gojën, të cilat do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në tru. Ky skarrabisht, i prodhuar në laborator, ka lënduar: ndërgjegjen kombëtare; ka hapur për herë të dytë plagët e luftës; ka hapur plagët e veteranëve të luftës; ka hapur plagët e invalidëve të luftës; ka hapur plagët te familjet e dëshmorëve; ka hapur plagët e viktimave të luftës, që, edhe ashtu, nuk po mund t’i mbyllim.

E, kë nuk e ka lënduar?

Nuk e ka lënduar krimin institucional serb e panserb, nuk i ka lënduar institucionet e Serbisë, nuk e ka lënduar pjellën e karagjorgjeviçëve, pjellën e andriçëve, pjellën e çubrilloviçëve, pjellën e qosiçëve, sepse, atyre ua arsyeton mjetet e mbajtjes së shqiptarëve nën robëri, pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke përçmuar dhe trajtuar UÇK-në si një grup cubash, pa njerëz profesionistë, prandaj, Tafili, kundër këtij trajtimi, ngritë zërin: “Këtu, duhet t’ia kujtojmë Vetonit të murrmë të racës së Surrojve të Titos, se UÇK-ja (ose Ushtria shqiptare) ka ekzistuar dhe ekziston, ka pasë dhe ka strukturë politike e ushtarake vertikale dhe horizontale të komandës, me ushtarakë profesionistë nga shteti amë, për të cilët nuk flet dhe nuk i zë në gojë Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, sepse, herezia e tij është antishqiptare, pra, shqiptaro-titiste” dhe këtë mundohet ta shpjegojë me krahasimet që i bën nëpër kohë, e këto, Tafili, i shkoqitë bukur mirë dhe e zhvesh në tërësi qëllimin e (s)karrabishtit - Veton.

Duke e lexuar zbërthimin e autorit T. Duraku, për (s)karrabishtin dhe UJD-in, qëllimin dhe synimin, lexuesi arrin deri te përfundimi i qëllimit të Vetonit, qëllim që e kishte në BBC dikur, në UJD-i, si kryeredaktor i revistës “Koha”, i gazetës “Koha ditore” dhe i “KTV”, në Rambouillet, dhe gjithë kohën e pasluftës, duke koketuar me punëdhënësin e vet, i cili e kishte krijuar personalitetin e tij nga hiçi, për të na e mbushur mendjen, se me të vërtetë është “intelektual i përmasave edhe jashtëkombëtare” dhe të kemi besim tek mendja e Tij, tek analiza e problemeve që bën Ai dhe të pranojmë sugjerimet, të cilat Hill-i i lëshonte në tavolinën e “intelektualit të pavarur”, si lopa bajgën, projektet, dhe ky vetëm u merrte erë dhe së pari ia mbushte mendjen vetes, e, pastaj, mundohej t’ua mbushte mendjen edhe të tjerëve, se ishte produkt i mendjes së tij, e mundohej të tregonte me materiale të fotokopjuara, aftësitë mendore, të daljes nga kriza dhe rikthimin e epokës së vet të lavdishme, kohën kur flinte në shtroje me dafina, e i rrethuar me najada, ndërsa, Tafili do të shprehet: “Po, ata e këta që fjetën për një shekull me Pashiqin, me Titon, me Rankoviçin e me Milosheviçin, si u çuan? Apo, nuk u çuan edhe këta pakës më të zez se shkiet?! Babai i Vetonit, Rexhai, tok me baxhanakun e tij, Fadilin, fjetën për një gjysmë shekulli me Titon, Rankoviçin e Milosheviçin, e pollën Sinanin, Mahmutin, Azemin, “hazreti” Ibrahimin, Vetonin, Shkëlzenin, Batonin, Ylberin, Blerimin dhe kategorinë e tyre të të “burgosurve politikë”, të njohur si petulla me ujë titist të Ibrahim Rugovës… Kur u doli gjumi, nëse u ka dalë ende, ku ishin dhe ku janë? Në mulli të kujt janë duke çuar ujë edhe sot? A mund të mendojnë shqip ndonjëherë, në jetën e tyre shekullore, “patriotike” e “shqiptare”?

Tafil Duraku e shkoqitë mirë edhe arsyen pse ky del mu në këtë kohë me këtë pamflet politik. Sepse, ende ëndërron për kryeministër provizor, nëse arrin ta mposhtë luftën e UÇK-së, për t’i dhënë mundësi jetësimit të aktakuzës së ngritur nga Dick Marty dhe të shkojë edhe më thellë, të gjenden prapa grilave të gjithë ata të cilët e kanë ruajtur dhe e ruajnë dinjitetin e luftës, por, që nuk janë të përfshirë në institucionet shtetërore. Sepse, me cuba duhet shkuar deri në fund, nëse ka mundësi edhe të luftohen fizikisht. Cubin, “Shyqyr” që nuk e kanë menduar pushtuesit tanë siç mendon Vetoni i murrmë i racës së Surrojve për “fshatarët” e “fshatarësinë” shqiptare”, siç do të shprehet Tafili, askush nuk del ta mbrojë dhe njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund lojës për shkatërrimin e “vëllazërim-bashkimit”, për të ngritur lapidar për ish shokët e babit, pse jo edhe babait të tij, sepse “Kultivimi që i bën Vetoni ‘bashkim-vëllazërimit’, është i pashembullt, për antishqiptarizmën e tij të kulluar” (T. D.) Mirëpo, derisa janë e ngrihen lapidarë të dëshmorëve të UÇK-së, nuk ka hapësirë për të tjerët dhe kjo e pengon, e mundon shumë Veton (s)karrabishtin, i dalë nga laboratorët, por edhe i urdhëruar nga punëdhënësi që ta kryejë detyrën, për shkak se është momenti i duhur, mirëpo, kjo veç sa e komprometoi, sepse shumëkëmbëshi nuk mund t’i fshehë më këmbët dhe që në fillim u kuptua, sepse, ia nisi herët, pa llogaritur se ka të bëjë me një gjeneratë, e cila ka përjetuar dhe luftuar: rankoviçizmin, titizmin, millosheviçizmin, rugovizmin dhe djallin e të birin, prandaj vështirë është t’ua mbush mendjen për luftë cubash, bartësve të revolucionit.

Autori nuk e mbron Hashim Thaçin, i personifikuar me Gjarprin, nofkë e luftës, por mbron luftën e drejtë të shqiptarëve, sepse, ishte momenti hamletian “të jetosh apo të mos jetosh”. Në këtë gjendje kombin shqiptar e kishin prurë “Pushtetarët ‘shqiptarë’ të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, që qëndronin në pushtetin më antishqiptar të Titos, duke përndjekur, torturuar, vrarë e burgosur shqiptarët”, do të shpjegojë Tafil Duraku. Dhe, këtë moment, jo vetëm që e ka mbrojtur shumë më herët, por ka qenë edhe vetë pjesëtar i saj, që në orët e para, duke i dhënë me pendë e fjalë shpirt e kahe, prandaj, si çdo veteran që e ka ndier veten të fyer, edhe Ky e ka ndier dhe e ndien veten të tillë, dhe, mu për këtë, e zhvesh në tërësi mendimin pamfletist të shprehur përmes pamfletit “Këmbët e Gjarprit”, sepse, ”Asaj sofre ‘shqiptare’, nuk po i ndahet për asnjë çmim Vetonit i murrmë i racës së Surrojve!... Dhe, këtë e zbardhi botërisht me librin e tij pamflet politik, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”.

Autorit të librit kritik “(S)Karrabishti i UJD-it”, Tafil Durakut, i dëshiroj rrugëtim të mbarë në plotësimin e misionit jetësor, zbërthimin e çështjes shqiptare, orientimit të saj në binarë të drejtë, me guximin dhe erudicionin e derisotëm, duke argumentuar gjithçka që shkruan, siç e ka bërë deri tash. Kam bindjen se libri do të mirëpritet nga lexuesi e kritika dhe do t’i shtyjë edhe ata që janë në dilemë, ta njohin edhe më tepër UÇK-në dhe ushtarakët e saj, që, tash për tash, shumë prej tyre janë të anatemuar, me apo pa qëllim, koha do ta shpjegojë.

Prishtinë, 23. 7. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,777 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi