Shpesh flasim për kafshët se cila është më e rrezikshmja për njeriun. Ujku me ulërimën e egër, peshkaqeni njeringrënës me sulmet e tij të befasishëm që çon të na kujtohet filmi “Jaws” i Spielberg-ut... Plotë grabitqarë me reputacion që shtinë frikën, gati të gjithë të familjes canidae – canis. Por...:
Mushkonja
Krejt kjo nuk është ndonjë folklor, ngaqë e vërteta e provon se krijesa më e rrezikshme është mushkonja! Para ca kohësh, sipas një infografi, këto insekte shkaktojnë vdekjen e 725 000 njerëzve në vit. Mushkonja është vektor i të gjitha llojeve të sëmurjeve, duke filluar nga malaria, ethet tropikale dhe shumë të tjera.
Njeriu
Njeriu vet është doras i 475 000 vdekjeve në vit. Në këtë numër nuk llogariten vdekjet e shkaktuara në luftëra.
Gjarpinjt helmues
Helmi i gjarprit shkakton mesatarisht 50 000 vdekje në vit dhe si që shihet, është shumë më pak i rrezikshëm se njeriu.
Qeni, dhelpra...
Kafshët që përcjellin virusin provokues të encefalitit (kafshët e hutuara), si dhelpra, qeni e të tjera, shkaktojnë 26.000 vdekje në vit. Në vendin e pestë gjinden po ashtu edhe insektet bartëse të sëmundjes Shagas, mushkonja cece që shkakton sëmundjen e gjumit dhe shitosomi që shkakton bilarciozën. Çdonjëri grup nga këto insekte, është përgjegjës përafërsisht i 10. 000 vdekjeve në vit.
Skrajat
Me nga 2.000 vrasje në vit, vinë në listë me radhë parazitët « ascaris humbricoides » dhe skraja « shirit ».
Në fund të listës i gjejmë peshkaqenin dhe ujkun. Secili prej tyre është përgjegjës për vdekjen e 10 personave në vit.
Kemi jetuar në gënjeshtra, apo jo?!
Sa shpesh kemi dëgjuar: “Homo hominis, lupus est!
Më në fund, mos të harrojmë se kjo listë, në një mënyrë e mbron disi, krijesën më të rrezikshme – njeriun. Këtu nuk i gjejmë të llogaritura vdekjet në luftëra, por edhe vdekjet e krijesave të tjera që i shkakton dora njeriut.
Rami Laçi
|