ti nuk je lavdërim
ti je marrëzia e këtij shekulli
ti nuk je kafshë
veprimi yt edhe kafshët fyen
ti pjellë e ligë
ty të vraftë buka e motit
nëse ti i beson Zotit
të tjerët i bënë të mos i besojnë
ti matesh me gra e fëmijë
ti je i lig
ti je shpirtzi
i ziu ti i zi
pjellë bastardhe i pashpirt
ti je kasap
në kokë do plumbin
plumbin e ke hak
fatkeqësisht s’po ka kush ta jap
nëse ti je shqiptar
shqiptarët i bënë të ikin nga ti
të turpërohen nga veprimi yt barbar
gjakprishur faqezi
ti muhaxhir i Rusisë
hije të zezë i vure shqiptarisë
ti do litarin në fyt
ti ardhmërinë e njerëzisë mbyt
ti përbindësh i ndyrë
të vraftë dora e Zotit
të vraftë buka e motit
të vraftë kripa e lotit
të vraftë nderi i kombit
të vraftë loti i nënave
të vraftë buka e uji
t’u verbofshin sytë
ti kërmë e ndytë
ti vrave lojën e fëmijëve
vrave vallen e zanave
kalle zemrën e nënave
qofsh i mohuar për jetë
dheu nuk do të tretët
në shkretia mbetsh
rrënja t’u faroftë
kurrë rrënja mos t’u shtoftë
kurrë emri mos t’u kujtoftë
dheu brenda mos të pranoftë
gjiri i nënës haram të qoftë
të vraftë bukë e Zotit
të vraftë gryka e topit
nëse diku ka drejtësi
ty duhet varë në litar
një botë e tërë për të parë
një përbindësh me pamje njeriu
që pret e grin fëmijë
toka pse të mban
i ziu ti i zi
ti kufomë e gjallë
ti hije shpirtzi
ti nuk je shqiptar
ti nuk je njeri
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38 LEGJENDA
Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39 (Gorki dhe Kadarea)
Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...