Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZBULIME FOSHNJARAKE TË NEXHMEDIN SPAHIUT
Publikuar më 30 korrik, 2014 në orën 23:38 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
S`është për t`u befasuar me idetë dhe mesazhet e librit të z. N. Spahiu, as me filozofinë e tij, i cili s`e ka sefte me paraqitjet vërtetë foshnjore, për t`ua plotësuar dëshirën, kureshtjen dhe apetitet ndaj tokave shqiptare, fqinjëve sllavë, jo sall për Kosovën, shtet në pelena letre, që s`mbajnë dot urinën por as mbeturinat! Kosova është e përgjysmuar. Ajo s`është Kosova e dikurshme etnike. Ajo nuk ka komb as nuk mund të ketë pos kombit shqiptar pjesë e tërë shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik, në Evropë dhe gjithë shqiptarëve në botë. Pra kudo jetojnë atamanë një edhe i vetmi kombi cili ka një gjuhë një kulturë një histori dhe një autoktoni. S`ka veçse një dhe i vetmi komb shqiptarë kudo që jeton...

Në hapësirën kombëtare shqiptare u dogjën dy libra, kurse një tjetër u shkrua me një zbulim idesh dhe mesazhi, i cili i ofrohet opinionit artdashës mbase nuk do të duhej të digjet, por me fakte t`i kundërvihemi! Në Kosovën, dikur krahinë etnike e okupuar nga sllavet, po formohet dhe atë “me emër jo të “Allahut gj. hu”, një pjesë e kombit të ndarë nga etnia mëmë, por tashti komb i ri, i cili mund të quhet si të duash, konglomerat, aliene, kosovarë koçe-varë, dukagjinas, llapjan, drenicas, por komb i ri kur se si !

Z. N. Spahiu, tashmë një zbulues me disa shokë të cilët as vetë nuk e dinë se kush janë dhe nga vinë, kanë zbuluar një tjetër Amerikë. Një komb të rinj, të shpikur mu si fqinjët serbë Kosovë e Metohi, shifrari, albanci “tamo dole”, që s`janë të një kombi, por ata vetën e quajnë si të tillë. Zotëri, shpikës moderator, publicist dhe ligjërues dhe analist, ku e gjetet atë komb të rinj?! Ku ishte fshehur kombi “kosovar” brenda këtyre njëqind, pesëqind a pesëmijë vjet më parë në mesjetë, feudalizmin e hershëm, në histori dhe parahistori, përderisa e zbuluat ju.

Athua, kosovarët s`qenkan me origjinë dardane-pellazge-ilire, apo këtë pjesë të popullit shqiptar e gjetet diku në Çeçeni, Turkmenistan, Azerbejxhan, apo në Çerkezistan? Nga u morë Kosova etnike dardane-ilire, të zëmë para 100 e sa vjet! Kush e kishte pushtuar këtë tokë të ndarë nga principatat simotra në Mesjetë! A nuk shtriheshin tokat shqiptare deri në Mollëkuqe në veri dhe deri në Korint në jug. A s`ishin dardanët paraardhësit e shqiptarëve me qendër në Damast, Skup e Naisus.

Nga kush u morë Kosova gjatë Luftërave Ballkanike me 1912-13. A s`u okupua dhe u nda mes Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, kurse pjesa jugore nga Greqia e cila sa kishte fituar pavarësinë me ndihmën e shqiptarëve dhe Ali Pash Janinës. Por atyre emri as origjina s`iu ndërrua, diçka e tillë s`u pranuan kurrë, mbetën ashtu siç i njeh historia me emra dhe krahina: si Myzeqar, Kosovarë, Mirditas, Dibran, Preshevarë etj., etj.
Nëse shtetet janë krijuar edhe në mesjetë me mbështetje të bashkimit të krahinave, atëherë edhe kombet janë krijuar me bashkimin e provincave, qytete-katundeve, principata-krahina, siç ishte edhe Kosova, vilajeti i saj me qendër në Shkup, Manastir etj.

Tani si të shndërrohet kombi i ri hibrid kosovarë, nga dardanët-ilir, në arbër-shqiptar. Nga u gjet ky çelës i ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve të vërtetë në një komb të ri si alienë. Ngjashëm me kombe të vërteta në ish-BRSS, të cilat i ndoqën; Lenini, Stalini Hurshçovi, Brezhnievi, tani këtë taktikë e vazhdon V. Putini..!
Teori të tillë mbi krijimin e kombeve, apo komb i ri, sipas N. Spahiut, s`e pranon as një teori historike por as filozofike! Është sall një teori komuniste, shpikje e kombeve siç janë edhe krijuesit (themelues) të kombeve të reja, duke i marrë dhe ndarë nga kombi dhe territori i vërtetë, i shteti shqiptar në kosovarë, koçe-varë, kombe të shpikura “maqedonas, gorar, Ashkali, Egjiptas, Terbesh, Cigan, një ditë “Gej”, Malësor etj.
A mund të pranojnë gjeneratat, pasardhës të shqiptarëve autokton, në tokën më të lashtë të banuar me shqiptar, artificialisht dhe më qëllim përçarës një “komb të rinj kosovarë”?! A mendon një shkrues librash me dije prej një pseudo-krijuesi, se origjina denbabaden, gjenet, rrënja dhe lashtësia e popullit shqiptar, komb akoma i pabashkuar, se të paqenët dhe të quajtur “kosovarë” është falsifikim, devijim dhe puro mashtrim?! Emër ky sall i një krahine etnike, të ndarë nga kombi i pushtuar dhe i përçarë, akoma në nismën për t`u themeluar si komb i bashkuar dhe i pandarë! Atëherë sipas ju z. Spahiu, brenda shqiptarëve qenkan gjashtë a më shumë kombe mu si popujt arabë, ilirë etj., jo sall këtu në Ballkan!

Pikërisht këso ndarje, përçarje, pushtim-okupimesh-shfrytëzimesh-asimilimesh dhe ndjekjesh, me shekuj mundësuan armiqtë me kuislingët tanë, tamam siç janë kah veprojnë dhe me të madhe kah shkruajnë dhe punojnë në të katër anët e atdheut. Pra këtë e bëjnë pa vullnetin e sovranit, të lëvizja shumë të gjallë për vetëvendosje si dhe për krijimin e Shqipërisë Natyrale.

Gjithandej ku flitet shqip, ku ujit i thuhet ujë, bukës-bukë, atje ku gjithandej valon një flamur, ku gjakohet për liri, bashkim dhe luftë për demokraci, më një shtet të pashfrytëzuar, me territore të pa-kolonizuara, në jug, lindje, veri dhe në perëndim. A mund, z. Spahiu të ketë brenda një kombi, një tjetër komb të rinj të një gjuhe, një historie dhe të një hapësire gjeografike, një territori të quajtur vetëm shtet kombëtar shqiptar. Madje qoftë si të tilla dy apo tri shtete por më një gjuhe, shkrimi, steme, flamuri, madje të pranuara edhe në OKB, rasti me dy gjermani, dy Vietnama, dy Kore, shumë shtete të Botës myslimane arabe etj.

Si mund të harrohet një histori dhe gjeografi e një territori të përbashkët brenda një shekulli! Kur territori në fjalë u pushtua, me forcën e po kësaj Evrope, gjysma iu dha sllaveve dhe Grekut në jug. Kur, shqiptarët kurrë se harruan origjinën, gjenet dhe territorin, ku denbabaden linden dhe u rritën bashkë me perëndinë; Si ilirë të lirë, pellazgë, dardan-arbër dhe shqiptarë! Kush ua jep këtë të drejtë, zotëri të shkruani shkarravina për komb e kombësi, brenda kombit të vetëm shqiptar! Si pandehni të “krijoni komb të ri kosovar, koçe--varrë, myzeqarë, mirditas, çamë, lab” etj, etj.?! A mendoni historia si shkencë dhe mësuese e diturive, as shkencat e saj ndihmëse historike... Reagimet do të jenë të fuqishme të pandalshme dhe shumë kryeneçe, ndaj një “teorie” të tillë përçarëse, foshnjore, hoshafkë dhe hoshmar, deri në fund amatorizëm, krejtësisht shkencërisht të pa-përgjegjshme! Kush mund t`i besojë amplifikimi të tillë, pra deri në fund groteskë, të flashkët dhe të mjerë!

Shtrohet pyetja si do t`i quajmë vëllamët e gjakut dhe gjeneve nën Serbi, ata nën Maqedoni, çamët nën Greqi, po ata nën Malin e Zi, zotëri?! Mos edhe atje do të rinjohën kombe të reja, por jo me emrin shqiptar..?! Nuk kamë “guxim” të polemizoi me matematikanët, të cilët s`merren me zbulime në gjithësi, duke mos iu bashkangjitur Fizikës Astronomike! Në këtë pamundësi, zbresin në tokë, duke mos iu rrekur punëve të huaja, me apo pa dashje, punëve tejet amatore, zbulimit të kombeve të reja ndër shqiptari madje këtu në Kosovën e ndarë në Kosovë dhe Metohi! Pastaj në krahina dhe regjione si Drenicë, Llap, Dukagjin, Anamoravë...

Thuhet libër të keq nuk ka. Por libri i z. N. Spahiu, në opinion krijon dilema, paqartësi dhe huti, duke u përfshi më një tekst të diskutueshëm. Madje-madje, duke krijuar shumë huti! Një popull mund të ketë dy e më shumë shtete, por kombi shqiptar është ai, siç janë popujt arabë etj. Pra mund të ekzistojnë edhe shqiptarët kështu siç janë sot me çështje të pazgjedhur kombëtare, të pabashkuar, të pazhvilluar dhe të kolonizuar. Megjithatë, ata vazhdojnë të jenë dhe do të jenë sall një komb i pandarë dhe i pa ndryshuar, më asnjë emërtim tjetër të rinj, po si Kosova, por kur sesi si Metohi, dhe po si shqiptar gjithashtu kur se si, si kosovarë dhe si pjesë e Shqipërisë Veriore, një tërësi e Kosovës, Dardanisë Jugore...

Qerim Pllana-Toplica

Korrik 2014, Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 476 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi