KARRABISHTI I UJD-it (3) |
Publikuar më 30 korrik, 2014 në orën 23:41 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
KUÇEDRËN E BEOGRADIT E USHQEN UJD-i I VETONIT
Po, pse Vetoni i murrmë i sojit të Surrojve nuk flet e shkruan për erotikën (kurvërinë) serbçe të babait të tij me politikën “shqiptare” të Beogradit?
IX.
Që në kapitullin e parë, Historia est magistra vitae (Historia është mësuese e jetës), Vetoni i murrmë i races së Surrojve shkatërron historinë shqiptare, e fyen atë paturpësisht, duke u përpjekur të bëjë “histori” më vete, madje, duke u bazuar në shënimet e tij heretike e hermetike antishqiptare!... Pse Gjarpri në tërë shtrirjen antishqiptare të “historisë” së Vetonit të murrmë të racës së Surrojve? Gjarpri si simbol iliro-shqiptar i mbrojtjes së shtëpisë, si simbol besnik i saj dhe i njeriut, hapëron kohëve, për ta parë e kundruar “shqiptarësinë” e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve gjarpërisht të ftohtë, nga pozitat e tij krejt të ftohta, të akullta, “patriotike” e “kombëtare”!… Për Gjarprin që është shkruar shumë e gjatë, nëpër shekuj, për Gjarprin që është lënë një histori reale, pa dëshirën dhe vullnetin e Vetonit të murrmë të races së Surrojve, që mund të dojë gjithçka e gjithkë pos shqiptarëve dhe “fshatarërisë” shqiptare pa ndonjë shkollë fillore “fshati” që është anashkaluar me politikat antishqiptare të babait të tij, Rexhait dhe baxhanakut të tij, Fadil Hoxhës&Co!...
Por, është për të thënë këtu, se, mënyra sesi e shtron çështjen “analisti heretik” Veton Surroi, në shënimet e tij heretike (hermetike), nuk qëndron aspak, në gjithë pamfletin e tij politik, titulluar “Këmbët e Gjarprit”.
Mendësia vetonsurroiste dhe shqiptaro-titiste, shihet që në kapitullin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, ku, ai, shpërfaqë tërë mendësinë e tij reaksionare, heretike e hermetike, borgjeze dhe reaksionare, antishqiptare, të të gjithë reaksionit shqiptar, përmbledhtas në një herezi e hermetikë “patriotike” e “shqiptare”, siç di të bëjë vetëm Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co.
Për “historinë” që shkruhet e flitet (lexo: sajohet) në kapitullin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, është bjerrakohë e kotë për ta bindur lexuesin e paanshëm shqiptar për pretendimet “shqiptare” e “patriotike” që provon t’i lansojë Vetoni i murrmë i races së Surrojve, si autor i pamfletit antishqiptar dhe antiUÇK, “Këmbët e Gjarprit”.
Madje, “autori”, sepse, po të ishte autor i vërtetë nuk do e shante luftën e lavdishme të UÇK-së dhe popullin shqiptar, bijtë e bijat më të mira të tij, del edhe shumë banal, qesharak dhe tragjikomik, sepse, imponon tërthorazi pikëpamjet e tij, “patriotike” e “kombëtare”, heretike e hermetike, duke vendosur mbi bazën e kuislingitetit të tij të trinisë tradhtare: gjysh, baba, bir!..., tri pikave të cilave s’u shihet fundi i kuislingitetit të konjunkturave antishqiptare prej vetë “shqiptarëve” si Vetoni.
Që, në zbërthimin e parë të librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, libri, për nga mënyra e shtruarjes së çështjeve dhe problemeve, të bën të dyshosh se mos është shkruar në Beograd dhe është përkthyer në shqip e përvetësuar nga “autori” i njohur i konjunkturave të vjetra të përkatësive të reja shqiptaro-titiste, vetonsurroiste, antishqiptare.
Gabimi tjetër, kardinal, i autorit, Vetonit të murrmë të Surrojve, është se orvatet, me këmbë djalli në gjuhë e me hlem gjarpri në tru, të hapërojë horizonteve tona degëkuqe, duke i helmuar e helmatisur ato me fjalë shqipe e gjuhë serbe, duke e përdhosur katundin iliro-shqiptar (fshatin, siç e quan ai, vër. ime, T. D.), duke harruar sikurse të gjithë “qytetarët” gjakovarë si vetë, se, pikërisht, burim i kulturës, dokeve, zakoneve, gjuhës, është katundi iliro-shqiptar (si roje e vetme e iliro-shqiptarisë), që dha e po jep vazhdimisht shumë emra të njohur personalitetesh historike e kombëtare, siç është edhe katundi i kryeministrit aktual, që dha shumë personalitete si Mulla Ilaz B(u)roja, Rexhep Mitrovica, Nebil Duraku etj. dhe luftëtarë tjerë të penës e të pushkës për Shqipërinë – SHQIPËRI dhe lirinë – LIRI të popullit shqiptar në Shqipërinë e tij shqiptare. Por, ja që Vetoni i murrmë i racës së Surrojve&Co, Shqipërinë e do: Jugosllave e jugosllavçe!...
Nëse mund ta quajmë dhe ta marrim për gabim katastrofal qëndrimin e katër profesorëve të apostrofuar në pamfletin “Këmbët e Gjarprit”, vërtetë, është gabim i pafalshëm historik e kombëtar i Shtabit të UÇK-së, që pranuan të uleshin në tryezën e bisedimeve të Rambouillet, me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Veton Surroin, Blerim Shalën… dhe me petullat e tjera me ujë titist të “të burgosurve politikë shqiptarë”, ibrahimrugovistë, në kuadër të atij delegacioni, që, tash, po i njohim shumë më mirë dhe po ua dëgjojmë zërin.
Ajo që qet katërcipërisht qëndrimin antishqiptar të Vetonit të murrmë të Surrojve, janë pikat: E para, dhe, E dyta (Fq. 8), ku del qartë tradhtia e shqiptaro-titistëve, në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe në kurriz të betimit të UÇK-së për luftën për liri dhe bashkim kombëtar, se, “…Kosova do të çlirohej dhe do të pavarësohej edhe me kontributin e katër të diplomuarve vetëm në cilësinë e tyre prej mësimdhënësish.”(Fq. 8)
Me ç‘ironi akuzon autori i librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, Hashim Thaçin, i quajtur “Garpri”, që: “E përkthyer në dilemë personale kishte dy rrëfime.
Në njërin, një çun fshati, i një fshati që nuk ka as shkollë fillore, dërgohet për të mësuar, me kërcënimin e përhershëm: “O mëso e bëhu diçka, o do të mbetesh ne fshat, si çoban”.” (Fq. 11)
Po, pse Vetoni i murrmë i Surrojve nuk e elaboroi mendimin tjetër kombëtar, se kush dhe cilët ishin ata që e kanë lënë një fshat përparimtar shqiptar pa shkollë fillore. Përgjigjja e qartë dhe e plotë është se fshatin e kryeministrit aktual, pa shkollë fillore e kanë lënë titistët “shqiptarë” dhe kolaboracionistët e Serbisë e Jugosllavisë me babain e Vetonit të murrmë të Surrojve në krye, Rexhain e surmë të Murrojve dhe baxhanakun e tij! Dhe, kjo është mëse e mjaftueshme për ta thënë të vërtetën se kush e bëri Vetonin e murrmë të Surrojve që të jetë “dikushi”(Sic!)
Dhe, që ta ketë të qartë shqiptaro-titisti Veton Surroi, duhet ta dijë se “fshati që nuk ka shkollë fillore” dha personalitete e burra të përkushtuar të dijes e shkencës, dha burra e burrëresha që luftuan për lirinë e popullit shqiptar dhe për bashkimin e Shqipërisë, si Mulla Ilaz B(u)roja, Rexhep Mitrovica, shkrimtarin e shquar shqiptar, Nebil Durakun etj. Këtu, autori i librit pamflet “Këmbët e Gjarprit”, Vetoni i murrmë i Surrojve, qet në shesh dëshirën dhe dashurinë e tij të fortë serbojugosllave, antishqiptare, të cilën e ka amanet nga babai i tij, Rexhai i surmë i racës së Murrojve të “qytetëruar” (lexo: qyqeruar!).
Sa djallëzor tregohet Vetoni i murrmë i Surrojve, kur fsheh me finokëri antishqiptarinë e babait të tij serbosllav (jugosllav) dhe të shokëve të tij komunistë-jugosllavë të konjunkturave antishqiptare, kur thotë, citojmë: “Në këto protesta të parandaluara nga policia (lexo drejt: milicia, vër. ime, T. D.) serbe, del jashtë kontekstit studentor…”(Fq. 12), pa treguar se protestat shuheshin në gjak nga direktivat e babait të tij “shqiptar” dhe të policisë sekrete shqiptaro-titiste, që në “Kosovë e Metohi” mbante dhe ushqente Fadil Hoxha dhe babai i Vetonit, Rexhai, me bollëk.
Skandaloziteti tjetër i “autorit”, është fakti tjetër antiUÇK dhe antishqiptar, kur thotë, citojmë: “Në njërin prej dokumenteve thuhej se UÇK-ja, pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, nuk do të ekzistonte më. U përmend, gjatë bisedimeve, se njerëzit nga UÇK-ja, që kryenin kurse, do të mund të ishin në Trupat e emrërgjencës civile. Apo në polici.
Gjarpri më tha se nuk donte të ishte në polici e as në Trupat emergjente.” (Fq. 13) Kjo thënie e gjarprit me këmbë djalli e Vetonit të murrmë të Surrojve, qet në shesh dhe fakton dëshirat e tij të fshehta antishqiptare, për ta shuar UÇK-në, e, për t’i kthyer luftëtarët e UÇK-së në roje personale, me djallëzi shqiptaro-titiste, që ata të shërbejnë edhe si roje personale dhe si emergjencë personale e shqiptaro-titistëve antishqiptarë. Këto thënie të heretizmit e hermetizmit antishqiptar të Vetonit të murrmë të Surrojve, e qartësojnë edhe më qëndrimin “patriotik” e “shqiptar” të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve në bisedimet “kosovaro”-serbe në Kështjellën e Rambouillet, ku, absolutisht, nuk është dashur të ketë struktura heretike e hermetike vetonsurroiste, “patriotike” e “shqiptare”, si Dr. Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Blerim Shala e petullat të tjera “patriotike” e “shqiptare” me ujë titistë të Dr. Ibrahim Rugovës, qoftë edhe nga radhët e të “burgosurve politikë shqiptarë” në delegacionin e Rambouillet.
Mos paska kujtuar Vetoni i racës së murrme të Dinastisë së laraskave të Surrojve&Co, se kokën politike, ushtarake dhe luftëtarët veteranë do t’i kthente në roje të tij personale, në roje të autorëve dhe ndihmaçarëve shqiptaro-titistë të pigjakut tim?...
Po, a do t’i ndodhnin Kosovës së pushtuar shqiptare dhe popullit shqiptar në trojet e veta në Jugosllavinë artificiale, të gjitha të këqijat që Vetoni i murrmë i Surrojve ia përshkruan, sipas shënimeve të tij heretike e hermetike, “Qeverisë së Gjarprit”, kur shkakatarët kryesorë e kyçë të të gjitha të këqijave antishqiptare janë kuislingët dhe renegatët e Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë” me në krye Fadil Hoxhën dhe babain e Vetonit të murrmë të Surrojve&Co dhe Vetonin me shokë e shoqe “komuniste” antishqiptare, që ofrojnë për “zgjidhje”, sipas “politikave” të tyre të “mëdha” e “konstruktive”, vetëm copëtimin e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare!...
(Vijon)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 58 vizitorë |
Lexuar:
1,332 herë
|
|
|
|
|
|
|