Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kaçaniku në Karantinë mediale!
Publikuar më 01 gusht, 2014 në orën 00:57 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edukimi politik medial në Kosovë po e paguan haraçin e mitit, të atij miti që i ndihmoi të rritet e veçanërisht e ushqeu edhe pse nuk e lindi vet. Qytetarët e një qyteze të vogël sikurse Kaçaniku, lexojnë çdo ditë për: kalldërmat e Qarshisë, rakinë e qejfit, dasmat e ceremonitë mortore, respektin ndaj të moshuarve, sakrificën e Heronjëve atëdhetar, meselet e vjetëra por nuk është kjo që ata e njohin vetveten nëpër rrugën e historisë dhe raporteve shoqërore që kanë ndërtuar me njëri –tjetrin.

Është kjo “historia” e cila kohën e fundit përmes portaleve të shumta, e ka traumatizuar rininë dhe qytetarët e gjithë rrethit, pse?
– Ku është qëllimi i këtyre portaleve, ta shtojnë numrin e lexuesve apo edhe këto portale “paguhen” për t’i fryer zjarrit, që do të djegë vetëm injorancën e çdo kujt se mendon, se; njeriu është masa e gjithëqkaje aty e atje (në këtë kontekst nuk mendojmë). Jo, nuk është ashtu, sepse rrethin e Kaçanikut të tjerët e nxënë në gojë sikurse kur kalojnë transit nëpër magjistralen për Shkup. Kjo ngjanë për 1 minut, aq sa të premton koha të flasësh për gati 700 vjetë ekzistence, tradite atëdhetare e qytetare, pra një minut a mund ta përshkruaj me korrektësi e racionalitet gjithë atë Identitet dhe Etnitet, pa hyrë në historinë e vet që e ka.
Nuk dua të mendojë lexuesi se dua ta “amnistojë”, ndonjë duke aluduar me fjalë e përmbajtje për të cilën i gjithë populli shqiptar e ka dalluar me kohë të bardhën nga e zeza, por nganjëherë, sikur qëllimi i informimit po e humbë peshën dhe arsyen se pse duhet të ekzistojë në sistemin tonë demokratik.

Nuk mund të futet në Karantinë, një qytet për një Njeri, apo e kundërta mundet pa kundërshime !

- Shikuar për nga përbërja sociale, gjendja materiale, volumi i kontributit në të gjitha etapat e dekadave të fundit, këta qytetarë kanë qenë pjesë e lëvizjes së historisë kombëtare, pa u djersitur shumë me argumente. Familjet e medha me traditë atëdhedashurie, në rrethin e Qyetit dhe ato brenda saj me traditë qytetare e atedhetare, siç njihen janë shembull për brezat e ri. – Tregohet nga Axhib Tusha një plak në moshë të shyer afër të 70-ta, se kur krushqit e Anamoravës, bie fjala, kalonin nëpër Urën e Konakut ka ndodhur gjithnjë, ndaleshin tek kafetë e Agallarëve për një gotë rakie e mikëpritje, dhe Qytetarët e Kaçanikas i përcillnin me respekte njerëzore, ku edhe nji valle luhej midis të Qarshisë, edhe kjo duhet të potencohet sepse ka ndodhur para viteve të 60 –ta. Historinë e re të Kaçanikut dhe në zemrat e rinisë së saj e nxënë Sakrifica deri në palcë e heroit të Kombit Ismail Raka, të guximit dhe vetëmohimit të komandat Agim Bajramit, te trategut Komandant Qamil Ilazit- Bardhit, e Kryetarit Sali Bajra e shumë e shumë të tjerë, ku afërsisht me Komunën e Hanit të Elezit së bashku kanë 103 Dëshmorë e martirë, qka që nuk ia vlenë të komentohet më tepër. Malet e Sharret dhe dy Lumejtë, njeriut nuk mund t’i japin egërsinë por përkundrazi butësinë, që edhe ekziston. Ndërsa dikush duke i fryer zjarrit që veçse ashtu qenka, mundi i tij do ta dëshmon se zjarri nuk është krijuar vetëm që ta ngrohë por do ta rris edhe në tjera vende, apo sikurse ai që duke u munduar ta shtyej më tepër gotën edhe e thyen.
Kur një qytet ka Emër, si Kaçaniku, pra Kaçanik, nuk është e domosdoshme që t’i vihet edhe “mbiemri “, duke e cilësuar si diçka që nuk u fle shqiptarëve as në mendje e as në zemër, dhe të tjerët ta shikojnë sikurse Afganistani, Siria etj. etj. Edhe një here, një njeri mund ta fusim në Karantinë, por jo një qytet. Dihet botërisht fakti se sot, të informohesh keq, është padrejtësi ndaj vetë të drejtës si Natyrshmëri, ndërsa të mos jesh edhe më i Informuar nuk je duke jetuar në këtë shekull.
E potencova me qëllim portalet, sepse e kanë traumatizuar virtualitetin me gjithë ato fotografi e fjalë thuaja se, ne duhet patjetër të jemi të informuar me detaje të cilat ndërtojnë gjykime të cilat ndër shqiptarët komentohen mbi bazën e momentit, asaj krahinore, të sigurisë e deri tek ato partiake. Këto të fundit asnjë aktivizim politik në formën se si duhet të edukohet qytetari nuk e kanë luajtur gjer sa ekzistojnë, me perjashtim të Vetvendosjes, diku –diku ! Edhe pse disa fiura publike janë distancuar me kohë, por asgjë nuk ka përmbajtje morale nga ajo që kanë shprehur sepse nuk e dëshmon historia e tyre qëllimin dhe peshën që populli u ka besuar me votë, e kanë shfrytëzuar mundësinë publike sepse tashmë realiteti politik ka ndarë analistët nga “Liderët”, aty ku analisti nëse nuk i’a qellon e ndërron analiszën për temën ndërsa lideri nuk ka kohë ta ndërroj anaizën, sepe pasojat janë të pariparueshme.
Shteti ynë duhet ta dëshmojë veten se këtu flet Ligji e jo Maliqi. Se nuk bëhet temë ,problemi i cili aktualitetin e ngjyrosë me probleme fetare, ndërsa ne kemi probleme kombëtare, se problemi politik e pengon zhvillimin ekonomik, se kemi për tu pregaditur për fqinjët sllav, me vite për vetëm 5 minuta takime me ta, vetëm për të mos e marrë popullin në qafë…! – Në ditët e sotme të bëhesh temë e diskutimit është mania më e ledhatuar, për ikje nga realiteti apo Liria.
Gëzuar për çdo vjetor, me gëzimin në Shqipërine Etnike, qoftë ky urim edhe 100 vitet e ardhshme deri sa të bëhet!
Shqiperia e shqiptarëve!

Kastriot Bushi

31. 07. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 633 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi