Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ACTV me pronar të ri, Ndue Ftoni
Publikuar më 01 gusht, 2014 në orën 01:09 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një nder problemet kyçe të zhvillimit të mediave në komunitet, nuk qëndron në nevojën të ketë një, dy tre e më tepër qendra televizive, sa në gatishmërinë për të realizuar emisione tematike, zbavitëse, kulturore, sportive që përveq objektivitetit të krijojnë programe që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes, të kulturës emancipuese të mërgimtarëve, të integrimit brenda shoqërisë amerikane, por edhe të ruajtjes së kulturës dhe të vlerave trashëgimore të shqiptarëve në përgjithësi por edhe ato të komunitetit shqipataro-amerikan në veçanti.

Tash për tash dy studiot televizive ekzistuese, ajo e Gani Vilës dhe Armandos, tash e Ndue Ftonit, i ka përmbushur kërkesat e mërgimtarëve. Se a disponon komuniteti me resurse të mjaftushme për të rritur cilësinë programore varet prej vetëfinancimit, por edhe nga kërkesat e teleshiquesve, por si të realizohet sponzorimi dhe finansimi i mediave është çështje që do analizë më të thellë, nuk është se organizmi i mediave pamore por edhe pamjet që shpërndajnë ato të konsiston në zgjedhjen e lokacionit të përshtatshëm, pastaj në divergjencat e shprehura në mes të harxhimeve të "fuqisë punëtore" dhe produktit që prodhojnë dhe shesin ato, i cili matet përmes reklamave që grumbullohen dhe publikohen, gjë që ndërlidhet nga mundësitë dhe nevojat për pajime efikase të prodhimit të lajmit, që paraqet problem evident e që ngërthen në vete edhe tregun jo stabil, për shkak të renjes së fuqisë blerëse të komunitetit.

Hulumtimet që kanë zhvilluar disa nismëtarë deri me tash për zgjedhjen e lokacionit të përshtatshëm janë te lidhura kushtimisht me akset rrugore, për të lehtësuar punën e studios televizive... Pas një pune intensive hulumtuse kanë ardhur në përfundim se lokacioni shumë i përshtatshëm për të zhvilluar ketë degë "industriale", ky është "The Industrial House" për shumë arsye: ACTV të vendoset në lokalin e mirënjohur, i cili është ndërtuar si objekt shërbyes hotelier, sallat e të cilit përdoren për koncerte, për dasma, për promovime librash, për mbrëmje kulturo-artistike të festimit të festave etj., Në planet e më hershme zhvillimore të komunitetit ka qenë e paraparë të ndërtohet një qendër kulturore që do të përmbushte nevojat e komunitetit, por si do të funksionojë ajo, po t'mos ishte pronari i saj, Ndue Ftoni, përndryshe biznesmen i dalluar.

Meqë është një krizë permanente në tregun punës,është edhe rrezik biznesor të mendohet për ndonjë profit të madhë me ketë veprimtari, meqë qytetarët kanë qasje në gati të gjitha mediat pamore nga vendi i origjinës së tyre, duke u përfshirë në pako programore të ndryshme. Me gjithë problemet e cekura më lartë janë shumë indikatorë të pranushëm për reforma në këtë drejtim. Kjo arsyetohet me objektin që është i gatshëm, riaftësimin e resurseve njerëzore, apo përfshirjen e atyre të cilët kanë treguar ca rezultate konkrete në këtë lëmi, dmth infrastruktura ekzistuse është e përshtatshme. Pra gjatë kësaj është zgjidhuar çështja e lokalit. Çdo prodhim-emision kërkon furnizimin me lajmin e parë dhe distribuimin e tij final në ekran. Prandaj është primare që zgjedhja e lokacionit të studios televizive ACTV, ka zgjidhur në mënyrë të favorshme mbulimin e shpenzimeve, tash e tutje duhet te hulumtohet problematika e tërësishme e sistemit televiziv, pse mos të shfrytëzohet edhe radio-difuziv, ka aq shumë nevojë për këtë të dytën, sepse ka mungesë.

Pajimet ekzistuese të ACTV dhe investimet e mëvonëshme mund t'i përmbushin kërkesat, njëra mbulon tjetrën, radio dhe telvizion. Gjatë përzgjedhjes së pajisjeve teknike nuk do të matet latësia e shpenzimeve, sepse diçka ka edhewww.albdreams.net.

Darka promovuese, darkë e punës

Shumëçka u fol, u ekspozuan mendime të ndryshme, u shprehën dëshira, por të gjithë ishin të një mendimi se blerja e biznesit të Armandos nga Ndue Ftoni nuk do të shkakton ndonjë "tërmet" në komunitet, sepse ky televizion veçse ekziston dhe ka një përvojë 7 vjeçare, ai u ndërtua dhe funksionoi me ndihmën e Armanos si person teknik dhe i marketingut dhe vetëm me një gazetar, moderator, e kryeredaktor, z.Luigj Gjokës, i cili tërë veprimtarinë gazetareske që ia përkushtoi këtij televizioni e bëri falas, pra ishte një partner i shkëlqyeshëm i Armandos, qe i krijojë atij mundësinë të koekzistojë si studio televizive, së bashku me televizionin e Gani Vilës, i cili deri më tash është treguar më profesional, edhe falë punë së disa gazetarëve profesionist që ishin në marrëdhënie të përhehrshme pune, aq sa lejonte kapaciteti i këtij televizioni, dhe i plotësojë në mënyrë të kënaqshme pritjet e teleshiquesëve.

Pra mysafirët e darkës promovuese të televizionit në pronësi të re u deklaruan botërisht, se qëllim i tyre nuk ishte "luftimi" i studios tjetër televizive, por do të jetë garimi për programe sa më cilësore, a do të arrihen të gjitha ato parashikime mbetet të shihet, por nëse mendohet se me punë vullnetare do të arrihet cilësia ka skepticizëm se do të ketë ngecje, ngase volunterizmi humb cilësinë dhe seriozitetin në punë. Nëse do të planifikohet që ky preojekt në të ardhmen do të ketë zgjërim, atëherë është mirë që nga organizimi "inokos" me një pronar, të kaloj në shoqëri akcionare me disa akcionarë, ku 51% e akcioneve, do ta mbante z. Ndue Ftoni, ndërsa akcionarët tjerë mund të blejnë akcione, në bazë të kalkulimeve investive të pronarit të tashëm, por edhe të kapitalit investiv, duke përfshirë koston e qërasë, që tash ësht falas, por më vonë do të jetë edhe si pjesë integrale e zhvillimit biznesor të ACTV. Ndoshta të tëra këto janë parashikime të pabazuara, por realiteti afarist tregon se gjasat janë shumë reale. Edhepse nuk është biseduar për ndonjë ndarje konkrete të punëve me sa u kuptua nga bisedat kjo studio do të ketë një kryeredaktor-menagjer, z. Eduard Aliko dhe redaktorët Luigj Gjokaj, Rush Dragu, Ndue Gjokaj dhe shkrimtari Zef Përgega. Aq sa lë të kuptojë vizitori i asaj darke, autori, ky është projekt i treshes Ndue Ftoni, Dede Beleshi dhe Eduard Aliko, që në një mënyrë apo tjetrën do të nënkuptojë edhe bashkëpunimin me portalin www.albdreams, i cili do të jetë një ndihmesë e shkëlqyeshme në fazën fillestare

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 2,214 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi